LIVE UPDATES
Bota

SHBA heziton të lëshojë fondet për Afganistanin, shkak shqetësimet lidhur me terrorizmin

Talebanët festuan të hënën një vjetorin e marrjes së pushtetit nga qeveria e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Kabul, duke thënë se ata dëshirojnë të kenë marrëdhënie të forta politike dhe ekonomike me të gjitha vendet e rajonit dhe botës.

17 Gusht 2022, 21:01 Nga e.k
SHBA heziton të lëshojë fondet për Afganistanin, shkak
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price

SHBA- Që nga evakuimi i dhjetëra mijëra aleatëve afganë pas tërheqjes së forcave amerikane nga ky vend një vit më parë, Departamentit i Shtetit është ngarkuar me detyrën e ofrimit të ndihmave humanitare për afganët që jetojnë nën regjimin taleban, të cilët tani po përballen me mungesa serioze ushqimore. Pavarësisht garancive të dhëna nga talebanët, Shtetet e Bashkuara ende nuk janë të gatshme, që në një të ardhme të afërt t'i lirojnë fondet e ngrira të bankës qendrore të Afganistanit.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe organizatat e ndihmave humanitare thonë se situata për afganët është shumë e rëndë dhe disa prej tyre janë detyruar të shesin organet e tyre, ose fëmijët e tyre për të mbijetuar. Një vit pas tërheqjes së trupave dhe diplomatëve amerikanë, Shtetet e Bashkuara janë ende donatori më i madh i ndihmave humanitare për Afganistanin. Fereshta Abbasi është eksperte për Afganistanin në organizatën Human Rights Watch.

“Sipas statistikave të fundit që ka publikuar Programi Botëror i Ushqimit, 90 për qind e afganëve po përballen me pasiguri ushqimore një vit pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Njerëzit po vdesin nga uria. Pra, ata nuk kanë asgjë për të ngrënë”, thotë ajo.

Talebanët festuan të hënën një vjetorin e marrjes së pushtetit nga qeveria e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Kabul, duke thënë se ata dëshirojnë të kenë marrëdhënie të forta politike dhe ekonomike me të gjitha vendet e rajonit dhe botës.

Por administrata e Presidentit Biden ka ngritur dyshime rreth garancive të ofruara nga talebanët, duke përmendur vrasjen muajin e kaluar të udhëheqësit të Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, në një sulm amerikan me dron në një shtëpi ku ai strehohej në zemër të Kabulit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se administrata e Presidentit Biden nuk është e gatshme që në një të ardhme të afërt t'i lirojë fondet e ngrira në Shtetet e Bashkuara të bankës qendrore të Afganistanit, por ajo ka negociuar me bankën për muaj të tërë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

“Tani ne po analizojmë mekanizmat që mund të vendosen për t’u siguruar që këto 3.5 miliardë dollarë të përdoren në mënyrë efektive për të ndihmuar popullin e Afganistanit dhe që ato të mos devijohen për përdorim nga grupet terroriste ose për arsye të tjera”, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Ekspertët i thanë Zërit të Amerikës se fakti që udhëheqësi i Al-Kaidës po jetonte në mes të Kabulit me familjen e tij i ka dhënë një goditje përpjekjeve për lirimin e fondeve të bllokuara.

“Duke marrë parasysh atë që ndodhi me al-Zawahrin, tani Shtetet e Bashkuara do të marrin një qëndrim edhe më të ashpër dhe nuk do të bien dakord për asnjë lloj marrëveshjeje për t'i kaluar ato fonde përsëri në kontrollin afgan, nëse nuk ekziston një mekanizëm i qartë, që do t’ia kufizonte mundësinë talebanëve për të kontrolluar mënyrën e përdorimit të tyre. Talebanët do të mbajnë një qëndrim të ashpër. Talebanët, për arsye politike, duhet të sigurojnë legjitimitetin e udhëheqësve të tyre”, thotë Michael Kugelman nga Qendra Wilson.

Ekspertët thonë se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duhet të rrisin ndihmën humanitare për civilët afganë. Por ata gjithashtu po u bëjnë thirrje talebanëve që të rishqyrtojnë përparësitë e tyre dhe të trajtojnë nevojat themelore të njerëzve në vend që të kufizojnë më tej të drejtat e grave në Afganistan./VOA

ned price

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale