LIVE UPDATES
Bota

Sezoni turistik në Mal të Zi nis me çmime të larta, rradhë trafiku dhe vonesa

Për shkak të vonesave në tenderët e ndërmarrjes shtetërore Morsko dobro, shumë qiramarrës plazhesh ende nuk kanë nisur punën për shkak të procedurave administrative.

11 Qershor 2025, 15:30 Nga N.F
Sezoni turistik në Mal të Zi nis me çmime të larta,
Plazh

MAL I ZI- Edhe pse sezoni kryesor turistik është në prag, në Mal të Zi ende nuk janë hapur të gjitha plazhet, aeroportet po funksionojnë me kapacitete të kufizuara, ndërsa kolonat në trafik maten me kilometra.

Pavarësisht premtimeve të qeverisë, as këtë sezon nuk është përmirësuar ndjeshëm qasja ajrore në Mal të Zi, e as qarkullimi nëpër kufi. Mungon edhe zbatimi i paralajmëruar i taksës së tranzitit, që supozohej të lehtësonte ngarkesën në magjistrale nga turistët që vetëm kalojnë përmes Malit të Zi.

Për shkak të vonesave në tenderët e ndërmarrjes shtetërore Morsko dobro, shumë qiramarrës plazhesh ende nuk kanë nisur punën për shkak të procedurave administrative. Kanë kërcyer edhe çmimet – ato të akomodimit, të çadrave e shtretërve të plazhit, dhe të ofertës jashtë paketës së zakonshme turistike.

Shërbimi do të ndikohet edhe nga mungesa kronike e fuqisë punëtore, pasi ende nuk është miratuar ligji për punëtorët e përhershëm sezonalë.

E gjithë kjo po ndodh në një vit kur gjatë tre muajve të parë është regjistruar një rënie prej 10 për qind të netëve të qëndrimeve, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa të ardhurat nga turizmi kanë rënë për 6.4 për qind.

Kjo përbën vazhdimin e një prirjeje negative nga viti i kaluar, kur për herë të parë në dy dekadat e fundit nga turizmi u fituan gati 1.5 miliard euro më pak sesa një vit më parë.

TVSH-ja dyfish më e lartë rriti çmimet e akomodimit

Shoqata Turistike e Malit të Zi (CTU) thotë se rritja më shumë se dyfish e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për akomodim ka ndikuar ndjeshëm në çmimet e hoteleve.

“Për ta kompensuar këtë ngarkesë fiskale, do të duhej të rritnim çmimet për 17.5 për qind në vit, që është e paqëndrueshme. Duke qenë se e dimë që kjo do të shkatërronte biznesin, jemi të detyruar ta përballojmë pjesërisht vetë. Megjithatë, çmimet janë rritur”, thotë kryetari i shoqatës, Zharko Radulloviq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Qeveria e kryeministrit Millojko Spajiq këtë vit e ka rritur TVSH-në për akomodimin në hotele nga 7 në 15 për qind.

Radulloviq shpjegon se kjo nuk është vetëm një rritje prej 8 për qind, sepse rreth 80 për qind e të ardhurave në sektorin e hotelerisë vijnë nga akomodimi:

“Kjo do të thotë se nëse për të njëjtin numër krevatesh dhe netësh vjet kemi paguar 1 milion euro taksa, këtë vit paguajmë 2.1 milionë. Pra, barrën më të madhe të taksave po e mban pikërisht ajo që e mban të qëndrueshëm hotelerinë”.

Për ta ilustruar më mirë, ai bëri krahasime me Shqipërinë, ku TVSH-ja për akomodim është më pak se gjysma - vetëm 6 për qind.

Çfarë çmimesh i presin turistët?

Sipas të dhënave nga Organizata Turistike e Budvës, çmimet për një natë me mëngjes për dy persona në hotele me 3 dhe 4 yje variojnë nga 70 deri në 86 euro.

Në hotelet me 4 dhe 5 yje, çmimet shkojnë nga 86 deri në mbi 230 euro për natë. Ata që zgjedhin akomodim privat, paguajnë nga 16 deri në 25 euro në ditë për person.

Edhe çmimet në restorantet dhe kafenetë e Budvës janë të ndryshme. Në një zonë të njohur afër qytetit të vjetër mund të hahet mëngjes për 4.5 euro, ndërsa kafeja kushton 1.20 euro.

Pica dhe pasta kushtojnë 10 euro, kallamarët dhe rizotoja 13 euro, ndërsa peshku fillon nga 15 euro e më shumë. Duke analizuar menytë, del se në vijën e parë të detit një drekë ose darkë kushton rreth 25 euro për person, ndërsa një ëmbëlsirë 6.5 euro.

Shtrenjtohen edhe çadrat dhe shtretërit në plazhe

Çmimet e çadrave dhe shtretërve në plazhe janë rritur ndjeshëm, pasi ndërmarrja shtetërore Morsko dobro ka trefishuar qiranë për shfrytëzimin e plazheve.

Xhavit Hoxhiq nga Ulqini thotë për REL-in se vitin e kaluar paguante 42 mijë euro për qiranë e plazhit, ndërsa këtë vit rreth 114 mijë euro – pothuajse trefish më shumë.

Përveç qirasë, ai thotë se vetëm për ta pajisur plazhin rreth 200 metra të gjatë, duhet të investojë të paktën edhe 50 mijë euro.

“Do të na duhet të rrisim çmimet e shtretërve, pijeve dhe ushqimit – përndryshe nuk ka gjasa që ta përballojmë këtë qira”, thotë Hoxhiq.

Sipas Shoqatës së Qiramarrësve të Plazhit të Madh, çmimi mesatar i dy shtretërve të plazhit në rivierën e Ulqinit këtë sezon do të jetë nga 17 deri në 20 euro, krahasuar me 15–17 euro vitin e kaluar.

“Tani mbetet të shihet sa konkurrues do të jemi me këto çmime, por kjo ishte strategjia – të merret sa më shumë nga qiratë”, thotë ai.

Ministri i Urbanizmit, Sllaven Radunoviq, deklaroi në televizionin publik malazias se këtë vit shteti ka arkëtuar shtatë herë më shumë nga qiratë e plazheve krahasuar me vitin 2021 – plot 35 milionë euro.

Megjithatë, një muaj e gjysmë pas nisjes zyrtare të sezonit, shumë plazhe ende nuk janë hapur për shkak të tenderëve të vonuar. Edhe pse deri në fund të majit 90 për qind e qiramarrësve kishin nënshkruar kontratat, shumë prej tyre ende nuk kanë leje për të punuar.

Hoxhiq thotë se për të hapur plazhin, barin veror dhe kampin, i duhet një “mal” dokumentesh, projekte urbanistike e të tjera.

“Ka aq shumë letra, sa që do të na duhej deri në fund të dhjetorit për t’i kompletuar të gjitha”.

Për këtë arsye, autoritetet në Ulqin kanë propozuar që ndërmarrja Morsko dobro të japë leje të përkohshme për qiramarrësit, deri në përmbushjen e dokumentacionit të nevojshëm. REL-i i ka pyetur autoritetet për këtë, por nuk ka marrë përgjigje.

Çfarë thonë turistët për çmimet?

Danilo dhe Ana nga Podgorica, me foshnjën e tyre, po pushojnë në një hotel të kategorisë mesatare, dhe janë të kënaqur që në plazhin afër nuk ka ende shtretër – kështu do të shpenzojnë më pak se kishin planifikuar. Por, janë të habitur nga çmimet në markete:

“Bleva një shishe ujë, patatina dhe ‘smoki’ – gjithsej 7 euro. Ndërkaq, në një piceri afër, çmimet ishin gati dyfish më të larta se në Podgoricë”, thotë Ana për REL-in.

Jovani, nga Serbia, mendon se çmimet janë të arsyeshme për cilësinë që ofrohet, dhe thotë se janë më të ulëta se në Beograd, ku ai jeton:

“Për mua nuk është shtrenjtë, çmimet janë në përputhje me ofertën”.

Zahra, nga Azerbajxhani, ndodhet për herë të dytë në Mal të Zi, dhe po qëndron në akomodim privat:

“Disa restorante janë të shtrenjta, por ka zgjedhje, dhe mund të gjesh edhe më të lira. Përshtypjet e mia janë pozitive, prandaj kam ardhur sërish”.

Transporti tokësor dhe ajror

Udhëtimi drejt Malit të Zi është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore dhe kolonave kilometrike.

Disa turistë thonë se nga Dubrovniku deri në Budva, ku shkojnë shpesh, në kushte normale u duhen dy orë, por gjatë verës gjashtë deri në shtatë orë. Shkak janë pritjet në kufi, dhe punimet në Rrugën e Adriatikut, mes Tivatit dhe Budvës.

Veturat përshkojnë këtë distancë prej vetëm 24 kilometrash për rreth një orë e gjysmë në verë. Punimet në këtë segment prej 16 kilometrash nisën në janarin e 2024-tës, dhe parashikohet të zgjasin dy vjet. Kjo rrugë është arteria kryesore e turizmit malazias, pasi lidh aeroportet e Tivatit dhe Dubrovnikut.

Ndërkohë, transporti ajror është gjithashtu problematik. Prej vitesh paralajmërohet se aeroportet në Tivat dhe Podgoricë janë shumë të vogla për të përballuar fluksin sezonal. Në përgjigje për REL-in, kompania shtetërore Aeroportet e Malit të Zi thotë se janë “midis dy zjarreve”.

“Publiku kërkon më shumë linja dhe udhëtarë, ndërsa ne punojmë në terminale që janë të njëjtë si në vitin 2006”.

Në atë kohë, shtojnë ata, kanë pritur rreth 850 mijë pasagjerë, ndërsa këtë vit në të njëjtin hapësirë presin mbi 3 milionë. Ata presin ende vendimin për dhënien me koncesion të aeroporteve, dhe për këtë arsye bëjnë vetëm investime të vogla:

“Nuk është racionale të investosh miliona, nëse ekziston mundësia që këto para të përfundojnë te dikush tjetër”.

Këtë verë, Aeroporti i Podgoricës ka mbi 45 linja aktive, ndërsa ai i Tivatit mbi 50.

Qeveria kishte premtuar më herët hapjen e një linje ajrore “me interes publik”, por nuk është dhënë asnjë informacion për realizimin e këtij premtimi. As Ministria e Turizmit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e REL-it për veprimet konkrete për përmirësimin e kushteve të turizmit këtë sezon.

Fakti që turizmi përbën 25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por që Mali i Zi nuk ka një strategji të zhvillimit të turizmit, një plan të marketingut strategjik apo strategji për zhvillimin e burimeve njerëzore në këtë sektor – flet shumë për qasjen institucionale ndaj kësaj fushe të rëndësishme./REL

mal i zi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!