LIVE UPDATES
Bota

Seuli thërret ambasadorin rus mes rritjes së tensioneve me Phenianin

Ushtria e Seulit njoftoi se trupat e saj qëlluan në mënyrë paralajmëruese të enjten, për të zmbrapsur ushtarët e Koresë së Veriut, të cilët kishin kaluar kufirin, për të tretën herë me radhë gjatë këtij muaji.

21 Qershor 2024, 16:37 Nga E. D
Seuli thërret ambasadorin rus mes rritjes së tensioneve me Phenianin
Georgy Zinoviev

KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut thirri të premten ambasadorin rus në shenjë proteste ndaj marrëveshjes në fushën e mbrojtjes mes Moskës dhe Phenianit, ndërsa tensionet mes dy Koreve janë shtuar. Më herët, gjatë ditës, motra me ndikim e kreut të Koresë së Veriut Kim Jong Un lëshoi një kërcënim të paqartë se Pheniani do të kundërpërgjigjej, pasi aktivistë koreano-jugorë lëshuan përtej kufirit fletëpalosje me përmbajtje propagandistike kundër Koresë së Veriut. Ushtria e Seulit njoftoi se trupat e saj qëlluan në mënyrë paralajmëruese të enjten, për të zmbrapsur ushtarët e Koresë së Veriut, të cilët kishin kaluar kufirin, për të tretën herë me radhë gjatë këtij muaji.

Këto zhvillime shënohen dy ditë pasi Moska dhe Pheniani nënshkruan një marrëveshje që përfshin ndër të tjera zotimin e palëve për të ndihmuar njera tjetrën në rast të një sulmi dhe një ditë pasi Seuli reagoi duke paralajmëruar se po shqyrton mundësinë për të furnizuar me armë Ukrainë për t’u mbrojtur ndaj agresionit rus.

Zëvendës Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kim Hong Kyun thirri ambasadorin rus Georgy Zinoviev në shenjë proteste ndaj marrëveshjes mes presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe i kërkoi Moskës të ndërpresë menjëherë bashkëpunimin ushtarak me Phenianin. Diplomati i Seulit vuri në dukje se çdo formë bashkëpunimi që ndihmon në mënyrë të drejpërdrejtë apo indirekte Korenë e Veriut për të forcuar kapacitetet e saj ushtarake përbën shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, paraqet kërcënim për sigurinë e Koresë së Jugut dhe paralajmëroi për pasoja në marrëdhëniet mes Seulit dhe Moskës.

Sipas një njoftimi në rrjetin Twitter të ambasadës ruse në Seul, ambasadori rus Zinoviev u tha zyrtarëve të Koresë së Jugut se çdo përpjekje për të “kërcënuar apo frikësuar” Rusinë ishte e papranueshme dhe se marrëveshja mes vendit të tij dhe Koresë së Veriut nuk kishte si synim asnjë vend të tretë. Ministria e Koresë së Jugut tha se ambasadori rus u zotua se do t’ia përcillte Moskës shqetësimet e Seulit. Sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut, bazuar në marrëveshjen e firmosur mes zotit Putin dhe zotit Kim, dy vendet angazhohen të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për t’i ofruar njera tjetrës ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast lufte./VOA

georgy zinoviev

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje