LIVE UPDATES
Bota

Seuli kritikon Moskën për ratifikimin e traktatit të mbrojtjes me Phenianin

Të enjten, ligjvënësit rusë votuan në mënyrë unanime për ratifikimin e traktatit të mbrojtjes me Korenë e Veriut që ofron “ndihmë të ndërsjellë” nëse ndonjëra palë përballet me agresion. Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mijëra trupa të Koresë së Veriut po trajnohen në Rusi, ndërkaq Ukraina tha gjatë kësaj jave se ushtarët kanë arritur “në zonën e luftës” në rajonin kufitar rus të Kurskut.

25 Tetor 2024, 09:49 Nga N.F
Seuli kritikon Moskën për ratifikimin e traktatit të mbrojtjes me
Putin dhe Kim Jong Un

KORE- Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka shprehur “shqetësim të thellë” më 25 tetor, pasi Rusia ratifikoi traktatin e saj të mbrojtjes me Korenë e Veriut, duke i bërë thirrje sërish Moskës që të ndalë “bashkëpunimin e paligjshëm” me Phenianin.

Të enjten, ligjvënësit rusë votuan në mënyrë unanime për ratifikimin e traktatit të mbrojtjes me Korenë e Veriut që ofron “ndihmë të ndërsjellë” nëse ndonjëra palë përballet me agresion. Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mijëra trupa të Koresë së Veriut po trajnohen në Rusi, ndërkaq Ukraina tha gjatë kësaj jave se ushtarët kanë arritur “në zonën e luftës” në rajonin kufitar rus të Kurskut.

Koreja e Veriut dhe Rusia paraprakisht kanë mohuar dislokimin e trupave koreanoveriore. Seuli “shpreh shqetësim të thellë për ratifikimin nga Rusia të traktatit të mbrojtjes me Korenë e Veriut në mes të dislokimit të vazhdueshëm të trupave të Koresë së Veriut në Rusi”, tha Ministria e Jashtme përmes një njoftimi. Në njoftim u tha se Qeveria koreanojugore “bën thirrje që trupat e Koresë së Veriut të tërhiqen menjëherë dhe të ndalet bashkëpunimi i paligjshëm”.

“Qeveria do të punojë së bashku me komunitetin ndërkombëtar për një përgjigje të fuqishme ndaj bashkëpunimit ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme, teksa ky bashkëpunim ushtarak vazhdon”, u tha në njoftim.

Më 24 tetor, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, e quajti dislokimin “provokim që kërcënon sigurinë globale përtej Gadishullit Korean dhe Evropës”. Këto deklarata ai i bëri pasi u takua me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

Yoon tha po ashtu se Koreja e Jugut do të “rishikojë” qëndrimin e saj, sa i përket ofrimit të armëve Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë. Seuli për një kohë të gjatë ka rezistuar ndaj ndryshimit të politikës, që do t'i lejonte shtetit t'i dërgonte armë Kievit.

Ndërkaq, Koreja e Veriut ka miratuar një himn të ri kombëtar, raportoi media shtetërore të premten, një tjetër lëvizje që ekspertët dyshojnë se do të shtyjë përpara përpjekjet e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për ta përcaktuar shtetin e tij si krejtësisht të ndarë dhe në konflikt me Jugun. Koreja e Veriut ka ndryshuar Kushtetutën për të përcaktuar Jugun si shtet “armiqësor” dhe javën e kaluar ka hedhur në errë disa rrugë dhe hekurudha që dikur lidhnin të dyja shtetet./REL

seul kore e veriut phenian moska

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës