LIVE UPDATES
Bota

Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit

Kështu, në ceremoninë mortore të liderit iranian, i cili u vra në ditën e parë të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, më 28 shkurt, Serbia kishte përfaqësuesin e saj përkrah Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Gjeorgjisë, Turqisë, Kinës, Pakistanit, Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera.

6 Korrik 2026, 22:55 Nga D.S
Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në
pamje nga ceremonia

IRAN- Ndërsa shumica e zyrtarëve evropianë munguan në ceremoninë mortore të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, Serbia dërgoi në Teheran ministrin Boris Bratina si të dërguar të Qeverisë.

Kështu, në ceremoninë mortore të liderit iranian, i cili u vra në ditën e parë të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, më 28 shkurt, Serbia kishte përfaqësuesin e saj përkrah Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Gjeorgjisë, Turqisë, Kinës, Pakistanit, Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera.

Në llogarinë zyrtare të ministrit Bratina në Instagram u njoftua se ai kishte shkuar në Teheran si i dërguar i Qeverisë së Serbisë.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit e prezantoi atë si të dërguarin special të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vetë ministri Bratina tha se e “kishte për detyrë të shkonte” dhe se në Iran nuk kishte qenë “as për ta lavdëruar, as për ta kritikuar” pushtetin iranian.

Ky veprim, për të cilin autoritetet serbe nuk kanë shpjeguar publikisht se kush e ka miratuar dhe pse është bërë, vjen në kohën kur Beogradi përpiqet t’i thellojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, por, në të njëjtën kohë, vazhdon të refuzojë harmonizimin e politikës së tij ndaj Iranit me atë të Bashkimit Evropian.

“Mesazhi është se ata [zyrtarët serbë] vazhdojnë të luajnë në të gjitha anët”, vlerëson Vlladimir Megjak, nënkryetar i organizatës joqeveritare Lëvizja Evropiane në Serbi.

Qeveria e Serbisë dhe Presidenca nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se mbi çfarë baze ishte marrë vendimi për të dërguar një përfaqësues në ceremoninë mortore të liderit iranian.

Përndryshe, Beogradi zyrtar ka mbajtur marrëdhënie miqësore me regjimin iranian gjatë viteve të fundit.

Kjo ka ndodhur pavarësisht se Irani ka qenë nën sanksione ndërkombëtare, për shkak të programit të tij bërthamor, shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe represionit ndaj protestuesve.

Uashingtoni, ndërkohë, i ka dhënë Teheranit “një javë kohë” për ceremoninë mortore, përpara rifillimit të bisedimeve indirekte për zbatimin e marrëveshjes kornizë të paqes.

Ministri serb i Informimit dhe Telekomunikacionit, Boris Bratina, tha për mediumin Insajder në Beograd se një ditë para udhëtimit nuk e dinte se do të shkonte në Teheran, por se më pas mori “njoftim, urdhër nga maja e pushtetit”.

Ai tha se pjesëmarrja e Serbisë në ceremoninë mortore nuk duhet parë si mbështetje për Iranin në konflikt, duke pasur parasysh marrëdhëniet e Serbisë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, dhe shtoi se Serbia është një shtet neutral.

“Do të shkonim në shumë vende të botës nëse do të vritej ose varrosej një lider. Kështu e shoh edhe këtë rast”, tha Bratina.

Sipas tij, Irani është një vend mik i Serbisë edhe për shkak se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të cilën Beogradi vazhdon ta kundërshtojë.

Në llogarinë zyrtare të Bratinës në Instagram u publikua se ai u nënshkrua në librin e zisë dhe, në emër të Qeverisë dhe popullit të Serbisë, shprehu ngushëllime për popullin iranian.

Gjatë qëndrimit në Iran, Bratina u takua me ministrin iranian të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Sejed Satar Hashemi, si dhe me ministrin e Jashtëm, Abbas Araghchi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Bratina deklaroi se Qeveria dhe populli i Serbisë ushqejnë “respektin më të thellë për udhëheqësin e ndjerë dhe popullin trim të Iranit”.

Serbia mban marrëdhënie miqësore me disa nga shtetet e përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Këtë e vëren edhe Vlladimir Megjak nga Lëvizja Evropiane në Serbi.

“E di që, në të njëjtën kohë, bashkëpunojmë shumë me Izraelin, e pastaj shkojmë në Iran. A është ky një shërbim për Moskën? A ka ardhur ndonjë kërkesë nga Moska që dikush duhej të shkonte atje, duke pasur parasysh se Irani është aleat i Rusisë?”, pyet Megjak.

Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Ballkani Perëndimor që nuk është harmonizuar me sanksionet evropiane ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Disa ditë pasi u bë publike se një ministër i Qeverisë së Serbisë kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të Ajatollahut në Teheran, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Më 6 korrik, Vuçiq njoftoi se ata diskutuan për zhvillimet në Lindjen e Mesme, sfidat rajonale dhe globale të sigurisë, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Izraelit.

Deri në publikimin e këtij artikulli, Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me pjesëmarrjen e ministrit serb në ceremoninë mortore në Teheran.

Sipas Megjakut, është e mundur që ky veprim të mos pritet pozitivisht në Uashington.

“Në dritën e njoftimeve se Serbia dëshiron të nisë një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe të afrohet me administratën amerikane, besoj se ky nuk është një veprim i mençur”, thotë Megjak.

Ai vlerëson se Bratina nuk bën pjesë në rrethin e parë të ministrave të Qeverisë së Serbisë, të cilët zakonisht dërgohen në Bruksel, “kur duhet të shfaqet fytyra proevropiane e Serbisë”.

“Nëse vërtet dëshiron dialog strategjik me SHBA-në dhe afrim me administratën amerikane - gjë që duket se Vuçiq e dëshiron - dërgimi i një ministri në Iran nuk është një lëvizje e mirë. Mendoj se edhe ai e di këtë, prandaj dërgoi ministrin Bratina, i cili i përket rrethit të dytë të ministrave”, thotë Megjak.

Bratina është i njohur për retorikën e tij antievropiane dhe për mbështetjen e ndalimit të Paradës së Krenarisë.

Në një tubim të organizuar me rastin e 10-vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, ai dogji flamurin e Bashkimit Evropian në Beograd.

Ai ka qenë gjithashtu anëtar i organizatave ultranacionaliste, përfshirë “Lëvizjen Kombëtare Serbe 1389”, ndalimin e së cilës e ka kërkuar prokuroria, duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes kombëtare, fetare dhe ndaj personave LGBTQ+.

Në fund të vitit 2025, Bratina deklaroi se Radio Evropa e Lirë është “e rrezikshme për shkak të programit të saj antiserb”./REL

ceremonia mortore e khamenit ali khamenei

Sondazh

Poll

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg