Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Paketa, e cila përmban ndihmë tejet të nevojshme për ushtrinë e Ukrainës, pritet të kalojë në Senat gjatë ditës së sotme dhe t’i dërgohet presidentit amerikan, Joe Biden, deri kah fundi i javës për t’u nënshkruar.
SHBA- Senati amerikan pritet ta hedhë në votim sot paketën e vonuar me ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila kap vlerën e rreth 60 miliardë dollarëve, pasi Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi atë tre ditë më parë pas shumë zvarritjeve.
Paketa, e cila përmban ndihmë tejet të nevojshme për ushtrinë e Ukrainës, pritet të kalojë në Senat gjatë ditës së sotme dhe t’i dërgohet presidentit amerikan, Joe Biden, deri kah fundi i javës për t’u nënshkruar. Biden i tha dje gjatë një bisede telefonike presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Shtetet e Bashkuara “shumë shpejt do të ofrojnë paketa të reja dhe të rëndësishme të ndihmës për t’i plotësuar nevojat urgjente të Ukrainës për t’u mbrojtur”, tha Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.
Ukraina është duke u përballur me trysni të madhe nga Rusia në muajt e fundit, për shkak se stoqet e saj me municione dhe kundërajrorë, janë duke u harxhuar dalëngadalë. Sulmet e pareshtura me dronë dhe raketa nga Rusia në qytetet ukrainase u kanë shkaktuar dëme të mëdha civilëve dhe rrjetit energjetik të vendit gjatë këtyre dy vjetëve luftë. Zelensky shkroi në rrjetin social X se Biden i kishte thënë se do ta nënshkruante paketën me ndiihmë për Ukrainën “menjëherë, sapo ta pranoj atë nga Senati”.
Senati mund ta kalojë paketën e madhe, 95 miliardë dollarë, e cila përmban ndihmë ushtarake edhe për Izraelin dhe Tajvanin gjithashtu, pasditen e 23 prillit, nëse arrihet pajtim shpejt për kohën e votimit. Nëse ka kundërshtime nga republikanët, atëherë ajo mund të hidhet në votim më 24 prill. Zelensky i tregoi Bidenit gjithashtu edhe për një sulm në një kullë televizive në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, i cili ndodhi pak para bisedës së tyre telefonike.
“E njoftova presidentin Biden gjithashtu për terrorin e ajror të Rusisë, e cila po i përdor mijëra raketa, dronë dhe bomba, përfshirë për një sulm në kullën televizive të Harkivit pak minuta para bisedës sonë”, tha Zelensky. Sulmi raketor e çau në dysh kullën televizive 240 metra të lartë.
Marrë nga REL
foto ilustruese BRITANI- Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ka miratuar në orët e para tëditës së sotme projektlig...
foto ilustruese SHBA- Azia ishte rajoni më i goditur nga fatkeqësitë në botë nga ngjarjet e lidhura me motin në vitin 2023, m...
Foto ilustruese GJERMANI- Në vend të parave në dorë azilkërkuesit tani i marrin ndihmat e parashikuara nga ligji në kartë...
Pamje nga vrasja BRAZIL- Autoritetet në Brazil kanë arrestuar një avokat 33-vjeçar për vrasjen e fqinjit t&e...
foto nga vendngjarja SHBA- Pesë persona, përfshirë dy fëmijë, janë gjetur të vdekur në një shtëpi në...
Steinmeier GJERMANI- Kjo është vizita e parë e presidentit Steinmeier në Turqi. Ajo ka të bëjë edhe me trajtimin e nj&eu...
Pamje nga vendi i ngjarjes TAJVAN- Qarku lindor i Tajvanit, Hualien u godit nga dhjetëra pasgoditje në orët e vona të së hën&...
foto ilustruese ITALI- Në Milano në Itali po propozohet një ligj të ri për të ndaluar akulloren pas mesnate në një ...
Foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evropian (BE) duhet të vendosë sanksione n...
foto ilustruese ODESSA- Rusia nisi sulme të njëanshme me dron që plagosën shtatë persona në Odessa, portin strategjik t&...