Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). •Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwartz dhe Ivica Daçiç. •Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, bëri thirrje që marrëveshjet e nënshkruara më parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohen. •Ai tha se nëse Republika e Kosovës nuk do të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe atëherë marrëveshja e Ohrit nuk do të zbatohet. •Daçiç deklaroi se Serbia s’do të votojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, duke shkelur hapur Marrëveshjen e Ohrit. •Ndërsa shtoi se Serbia asnjëherë s’do ta njohë pavarësinë e Kosovës. •Sa i takon zgjedhjeve në veri të Kosovës, ai u shpreh se janë joligjore dhe jodemokratike. •Nga ana tjetër, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz në fillim të fjalimit të saj u ankua se shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç u lejua që të flasë në gjuhën e popullit të tij në seancë, ndërsa asaj si përfaqësuese e Republikës së Kosovës nuk iu pranua kërkesa që të flasë në gjuhën shqipe. Megjithatë Gërvalla ka thënë se fjalimin e saj do ta vazhdojë në gjuhën angleze. •Ajo tha se Daçiç është kriminel lufte dhe se për këtë duhet të dalë para drejtësisë. •Shefja e diplomacisë së Kosovës, gjithashtu theksoi se populli i Kosovës që ka qenë viktimë e gjenocidit dhe brutalitetit është për ndërtim të paqes, jo vetëm për vete por edhe për rajonin. • Ajo tha se populli i Kosovës e di që ka edhe një Serbi më të mirë, një Serbi që është e dobët por evropiane.
19 artikuj për këtë temë.
SHBA- Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka folur për trupat e grupit “Wagner” në Kosovë. Ajo tha se presidenti rus, Vladimir Putin, si në vitin 1999 që ka çuar trupa në Prishtinë, këtë po e vazhdon edhe sot, teksa shtoi se pa prezencën e NATO-së në Kosovë do të kishte luftë.
“Në vend të sanksioneve ndaj agresorit, Rusisë, Serbia në mënyrë aktive e vë veten në dispozicion si inkubator për bizneset ruse. Prandaj, Serbia mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ajo para OKB-së s’ka vlerë sepse i ka ndihmuar Rusisë që në mënyrë barbare ta shkatërrojë Ukrainën”, tha Gërvalla.
Ajo gjithashtu tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, kanë qenë mbështetës entuziastë të një lufte të tmerrshme të Rusisë në Ukrainë.
SERBI- Opozita serbe ka përhapur në rrjetet sociale lajmin se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç nuk është mirë, e se është shtruar në spital me urgjencë. Duke shpresuar që Vuçiç të mos mbijetojë, opozitarët filluan të uronin për vdekjen e tij, raportojnë mediat serbe.
Dragan Vidakoviç, presidenti i lëvizjes opozitare, ka shkruar në Twitter se ka dëgjuar se Vuçiç është në spital dhe se shpreson se “Zoti do të na shikojë”.

'Sapo mora një telefonatë nga VMA, presidentin e sollën me urgjencë. Hera e dytë në 20 ditët e fundit. Këtu e lus Zotin të na shikojë – shkruan Vidakoviç.
Në orët e fundit, disa komentues kanë shkruar të njëjtat gjëra për këtë çështje./Dosja.al
SHBA- Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, dhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë që po akuzohen për krime të pretenduara të luftës, janë të pafajshëm dhe argumentet janë në anën e tyre. Për këtë ajo ka folur teksa i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në seancën e Këshilli të Sigurimit të OKB-së.
“Është e vërtetë që zotëri Thaçi është për momentin në Hagë, por unë besoj fuqimisht se ai do të dëshmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ai vet, dhe të tjerët që janë të akuzuar, kanë çdo argument në anën e tyre, se janë të pafajshëm nga ato akuza, dhe nuk ja vlen asnjë koment më shumë lidhur me atë që thatë për mua, qoftë si dëshmitar, apo si diçka, pra ndërlidhjen time me çfarëdo dëshmie në Hagë, kjo është e pavërtetë”, ka thënë Gërvalla.
Ajo ka theksuar se populli i Kosovës ka mbrojtur shtëpitë e tyre, por terroriste ishin forcat serbe të sponsorizuara nga shteti i tyre. Ministrja e Jashtme i ka thënë politikanit serb se ai dhe udhëheqësit në Serbi e kanë të vështirë të shpjegojnë për qytetarët se kanë humbur Kosovën në vitin 1999.
KOSOVË- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme e Këshillit të Sigurimit në OKB për Kosovën. Kryediplomatja, Donika Gërvalla është përplasur sërish me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç teksa në një moment ajo i thotë 'Sllobodan i vogël'. Gërvalla iu drejtua Daçiçit me keqardhje, pasi tha se për të është e vështirë ta pranojë se e kanë humbur Kosovën në 99-ën, ndaj edhe përdorë një retorikë nënçmuese ndaj Kosovës.
“Sapo treguat sot pse njerëzit në Serbi, në vitet e 90-ta ju kanë quajtur “Slloba i Vogël”. Pra, një Slobodan i vogël, një Millosheviç i vogël, shkaku i ‘bossit’ tuaj. E kuptoj se jeni i zemëruar, dhe e njoh këtë gjuhë që moti, sepse nuk jam në politikën evropiane qe dy a tre vite. Por, ju e keni të vështirë t’ua shpjegoni qytetarëve tuaj se e keni humbur Kosovën në 99-ën, ndaj mbani retorikë të tillë. Unë mendoj që populli i Serbisë nuk meriton diçka të tillë. E vërteta dhemb, e dimë. Më vjen keq për ju sepse ju jeni fqinji jonë dhe ne duhet të përballemi me ju”, tha Gërvalla.
Ajo foli edhe për babanë e saj të ndjerë, gazetar e aktivist me zë në vitet e 90-ta, që u vra nga forcat Jugosllave e të cilin e përmendi edhe vetë MPJ i Serbisë, në këtë mbledhje të OKB-së.
“Një Kosovë e pavarur për ju është kaq e vështirë për t’u pranuar saqë më përpara do të pranoni një atentat ndaj një gazetari që kërkon të vërtetën në mënyrë paqësore me tekstet, me shkrimet e tij. Kjo tregon se ju jeni Serbia e vjetër, Serbia e Millosheviqit, dhe jo ajo Serbia që i duhet regjionit dhe Evropës. Me ju, Serbia e di se nuk ka rrugë drejt BE-së, dhe një të ardhmeje më të mirë për qytetarët tuaj”, tha ajo.
KOSOVË- Përfaqësuesi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ka thënë se sipas Nenit 4 të marrëveshjes së Ohrit thuhet që Serbia s’do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Hoxha ka thënë se është befasuar teksa ka dëgjuar diplomatin serb, Ivica Daçiç duke i bërë thirrje Kosovës që të respektojë marrëveshjen, ndërkohë që ai bën të kundërtën.
“Sipas Nenit 4 të marrëveshjes së Ohrit thuhet se Serbia s’do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organiztat ndërkombëtare. Isha shumë i befasuar ta dëgjoj ministrin Dacic të thotë të kundërtën këtu edhe pse ai i bënte thirrje Kosovës që t’i përmbahet marrëveshjeve. Ne përshëndesim përfaqësuesin e BE-së, Borell, Lajcak, dhe Escobar për angazhimin e tyre. Marrëveshjet vlejnë nëse zbatohen”, ka thënë ai.
Sa i përket zgjedhjeve lokale, Hoxha ka thënë se Kosova i ka organizuar në mënyrë të shkëlqyer dhe se i vjen keq që serbët nuk kanë marrë pjesë.
SHBA- Vijon seanca dëgjimore në Këshillin e Sigurisë në OKB për Kosovës. përfaqësuesi i Federatës Ruse, që mban Presidencën ka reaguar lidhur me fjalimin e kryediplomates Donika Gërvalla e cila tha se nuk i është pranuar kërkesa që të flasë në gjuhën shqipe, ndërsa Daçiç-it i është lejuar të flasë në gjuhën serbe.
Përfaqësuesi i Federatës Ruse ka hedhur poshtë pretendimet e Gërvallës.
“Dua t’i hedh pretendimet e saj që Presidenca s’e ka lejuar atë që të flasë në shqip. Ne si Presidencë jemi informuar se që ju keni preferuar të flisni anglisht siç keni bërë edhe herë të tjera”, tha ai.
Për këtë reagoi ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili tentoi të merrte fjalën, por është ndërprerë nga përfaqësuesi i Federatës Ruse i cili e pyeti se për çfarë arsyeje e kërkonte fjalën.
“Është për t’u përgjigjur për atë që e thatë sepse s’është e saktë”, tha Hoxha, por shtoi se këtë do ta thotë gjatë fjalës së tij.
Hoxha përmendi shumë raste kur dy përfaqësuese kanë folur në të njëtën gjuhë dhe tha se kjo është në frymën e shumëgjuhësisë së Këshillit të Sigurimit.
SHBA- Koordinatori kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara, Fergus Eckersley, ka thënë se është koha që Kosova të angazhohet në dialog dhe të shmangin retorikën e ashpër. Ai ka thënë se të dy palët janë zotuar për themelimin e Asociacionit dhe ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen që ky proces të zbatohet sa më shpejt.
“Mirëpresim progresin e bërë në dialogun e Brukselit. Është koha që dy palët të angazhohen në dialog dhe të shmangin retorikën. Kosova dhe Serbia e kanë zotuar për themelimin e Asociacionit dhe të dy palët duhet të angazhohen në mënyrë sa më shpejtë që ky Asociacion të themelohet sa më shpejt”, ka thënë ai.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwartz dhe Ivica Daçiç. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, bëri thirrje që marrëveshjet e nënshkruara më parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohen.
SHBA- Zëvendës Përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit, Nathalie Broadhurst ka thënë se çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është e rëndësishme. Ajo ka thënë e për statutin e Asociacionit do të flasin edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç në takimin e 2 majit në Bruksel.
“Realizimi i asociacionit të komunave është kritik. Takimi Kurti-Vucic do të përfshijë biseda për statutin e Asociacionit. Sa i përket zbatimit të marrëveshjeve, Franca mbetet e përkushtuar në pritjet e saja për përkushtim nga dy palët, sa i përket perspektivës evropiane. Duhet të shmangen konfliktet për të mos u shkatërruar arritjet. Palët të përmbahen nga gjuha e ashpër”, ka thënë diplomatja franceze, raporton Express.
Ajo ka përshëndetur faktin që në organizimin e zgjedhjeve lokale s’ka pasur tensione, megjithatë ka thënë se ato nuk afrojnë zgjidhje afatgjate. Sipas diplomates franceze, prioritete duhet të jenë Asociacioni dhe kthimi i serbëve në institucione. Në fund ka thënë se presidenti Macron mbetet i përkushtuar në ofrimin e mbështetjes për arritjen e paqes dhe stabilitetit.
SHBA- Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po mbahet seanca për Kosovën, shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi të arritur gjatë këtij viti. Ziadeh tha se marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel dhe pajtueshmëria për aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër duhet të reflektohet në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Pa një mekanizëm për bisedime të vazhdueshme situata mund të rëndohet akoma më shumë në Kosovë me pasoja edhe për stabilitetin në rajon. Prandaj një vëmendje dhe fokus i vazhdueshëm tek parimet e pohuar në mënyrë të përbashkët më 27 shkurt në Bruksel dhe të cilat janë shtjelluar më tutje më 18 mars në Ohër duhet të përputhen me veprime të guximshme lidershipi. Zotimet specifike janë bërë nga dy palët lidhur me rrugëtimin për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet të ndërmerren hapa të menjëhershme për krijimin e vullnetit të mirë në teren, kjo është e rëndësishme që të shtohet besimi sa i përket normalizimit dhe përmirësimit të gjendjes në teren”, tha ajo.
Duke raportuar në Këshillin e Sigurisë, ajo përmendi edhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, ndërsa tha se pret që në takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut më 2 maj në Bruksel të nënshkruhet deklarata për të pagjeturit dhe të fillohet diskutimi për formimin e Asociacionit.
SHBA- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas Greenfield, në takime të ndara me krerët e diplomacisë së Kosovës dhe Serbisë, u ka bërë thirrje të dyja vendeve që ta zbatojnë menjëherë marrëveshjen e arritur për normalizim të raporteve.
Në Nju Jork, më 26 prill, një ditë para seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Greenfield ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.
Paraprakisht, më 25 prill, ajo ishte takuar me zëvendëskryeministren e Kosovës dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, shkruan REL.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë aktive për mbështetjen e Kosovës dhe Serbisë në përmbushjen e obligimeve të tyre në arritjen e marrëdhënieve të parashikueshme dhe paqësore, i tha Thomas-Greenfield ministrit serb.
Ajo theksoi “sa e rëndësishme është që të dyja palët të zbatojnë urgjentisht angazhimet e dala nga marrëveshja historike, ligjërisht e detyrueshme për normalizimin” që arritën, sipas deklaratës nga zëdhënësi i misionit amerikan në OKB, Nate Evans. Gjithashtu shtohet se ambasadori amerikan dhe shefi i diplomacisë serbe kanë biseduar edhe për rëndësinë e partneritetit afatgjatë mes SHBA-së dhe Serbisë.
SHBA- Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla Shwarz në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit ka thënë se populli i Kosovës që ka qenë viktimë e gjenocidit dhe brutalitetit është për ndërtim të paqes, jo vetëm për vete por edhe për rajonin. Ajo ka thënë se populli i Kosovës e di që ka edhe një Serbi më të mirë, një Serbi që është e dobët por evropiane.
“Ne viktimat e gjenocidit dhe brutalitetit duam të krijojmë paqe, jo vetëm për ne por edhe për rajonin. Ne jemi populli i Kosovës dhe ne e dimë që ka edhe një Serbi më të mirë, një Serbi që ende është e dobët por evropiane. Një Serbi që dëshiron të ndalet së qeni kërcënim për fqinjët e saj. Ne po presim për atë serbi dhe shpresojmë që do të vijë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Gërvalla.
Ky fjalim i ministres kosovare ka shtangur dhe ka nxitur edhe reagimin e dy përfaqësuesve të Serbisë, Ivica Daçiç dhe Marko Gjuriç.
“Qytetarët serbë mund ta marrin në dorë fatin e tyre dhe të shtrijnë dorën e pajtimit fqinjëve të tyre. Kjo është e mundur. Një vend mund të marrë vendime të reja. Kosova dhe të tjerët kanë treguar se kjo mund të arrihet. Ne mbesim të hapur për pajtim”, ka shtuar ajo.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwartz dhe Ivica Daçiç. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, bëri thirrje që marrëveshjet e nënshkruara më parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohen.
SHBA- Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, aktualisht është duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po merr pjesë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiç. Ajo tha se Daçiç është kriminel lufte dhe se për këtë duhet të dalë para drejtësisë. Që Daçiç është kriminel, Gërvalla tha se do ta thotë në tri gjuhë: shqipe, angleze e serbe.
“Ivica Daçiç është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive e përdhunime. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte”, tha Gërvalla.
Ajo përmendi edhe postet që Daçiç e Vuçiç kishin si bashkëpunëtorë të “Kasapi i Ballkanit” që është përgjegjës për luftërat serbe. Ndërsa shtoi se ata i kanë duart me gjak.
“Vuçiç e Daçiç që duan një rend që dirigjohet nga Moska, por kjo s’mund të ekzistojë. BE, NATO dhe Kombet e Bashkuara s’e lejojnë një vend ku pushtimi e invazioni janë mënyra të udhëheqjes”, tha ajo.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schëartz dhe Ivica Daçiç. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, bëri thirrje që marrëveshjet e nënshkruara më parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohen.
SHBA- Shefi i diplomacisë serbe në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit ka komentuar edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës – Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan, për të cilat është shprehur se janë joligjore dhe jodemokratike. Ai tha se procesi i zgjedhjeve është mbajtur nën presion të madh në kontejnerë të siguruar nga policia.
“Këto janë zgjedhje joligjore sepse është një përpjekje e qartë për t’ua marrë të drejtat komunitetit serb. Këto paraqesin një humbje të demokracisë në Kosovë. Zgjedhjet janë mbajtur nën presion të madh në kontejnerë të siguruar nga policia”, tha Daçiç.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schëartz dhe Ivica Daçiç. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, bëri thirrje që marrëveshjet e nënshkruara më parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohen.
SHBA- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit ka thënë se nëse Republika e Kosovës nuk do të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe atëherë marrëveshja e Ohrit nuk do të zbatohet.
“Kemi bërë përpjekje për normalizim të raporteve. Është e domosdoshme që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sa më shpejt që të jetë e mundur. Në këto dhjetë vjet s’ka ndodhur asgjë. Jemi të vetëdijshëm që i kanë shmangur me qëllim këto obligime. Duhet të dimë nëse obligimi i marrë para 10 vitesh për formimin e Asociacionit është diçka që duhet të ndodhë menjëherë, përndryshe s’do të ketë kurrfarë marrëveshje”, ka thënë Daçiç.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schëartz dhe Ivica Daçiç. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, bëri thirrje që marrëveshjet e nënshkruara më parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohen.
SHBA- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka marrë fjalën në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit në Neë York që po zhvillohet sot. Ai deklaroi se Serbia s’do të votojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, duke shkelur hapur Marrëveshjen e Ohrit. Ai gjithashtu tha se Serbia asnjëherë s’do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Kosova për ne është sui generis sa është Jerusalemi për izralitët dhe Meka për myslimanët dhe Vatikani për katolikët. Dua të theksoj se Serbia kurr nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të një anshme. Dhe nuk do të votojmë që ajo të bëhet anëtare e OKB-së. S’ka mundësi që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, s’ka shumicë”, ka thënë Daçiq.
Daçiç gjithashtu ka falendëruar shtetet anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Falendëroj shtetet anëtare që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiç.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schëartz dhe Ivica Daçiç. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, bëri thirrje që marrëveshjet e nënshkruara më parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohen.
KOSOVË- Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz në fillim të fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç u lejua që të flasë në gjuhën e popullit të tij në seancë, ndërsa asaj si përfaqësuese e Republikës së Kosovës nuk iu pranua kërkesa që të flasë në gjuhën shqipe. Megjithatë Gërvalla ka thënë se fjalimin e saj do ta vazhdojë në gjuhën angleze.
“Edhe unë bëra kërkesë që të flasë në gjuhën shqipe, por diçka e tillë nuk mu aprovua. Megjithatë do të vazhdojë të flasë në gjuhën angaleze”, ka thënë Gërvalla.
Në këtë seancë do të raportojë Përfaqësuesja Special e Sekretarit Gjeneral, Caroline Ziadeh. Lajmin për pjesëmarrjen e kryediplomates në seancën dëgjimore e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e cila përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se Gërvalla Schëarz do të marrë pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit, pavarësisht përpjekjeve nga Rusia që të parandalojë përfaqësuesin e Kosovës të jetë prezent.
Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka nisur seanca për Kosovën. Në sallë e pranishme është edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla Schwarz bashkë me një prej këshilltarëve të saj dhe përfaqësuesin e Kosovës në Neë York, Blerim Reka.
Në këtë seancë do të raportojë Përfaqësuesja Special e Sekretarit Gjeneral, Caroline Ziadeh. Lajmin për pjesëmarrjen e kryediplomates në seancën dëgjimore e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e cila përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se Gërvalla Schwarz do të marrë pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit, pavarësisht përpjekjeve nga Rusia që të parandalojë përfaqësuesin e Kosovës të jetë prezent.
KOSOVË- Ish-ministrja e Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç,është përgjegjës i mafisë në veri të Mitrovicës. Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj, ka kërkuar mbrojtje për Rada Trajkoviç, pas kërcënimeve publike.
Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e Parlamentit të Serbisë, Danijela Vujiçiç, e cila i ka komentuar Haradinajt në postimin e saj, si kundërpërgjigje për Vuçiç. Por siç duket Haradinaj nuk e ka kuptuar anglishten e deputetes serbe, duke kërkuar kështu të përkthehet nga dikush në Twitter. Dhe si kundërpërgjigje, deputetja serbe ia kthen reagimin Haradinajt me ironi në gjuhën shqipe.
“Mos u mërzit për gjuhën angleze, se di të flas më mirë se ti shqip”, shkroi Vujiçiç.
Pas kësaj, Haradinaj e ka përgëzuar deputeten serbe për përgjigjen në shqip, duke shtuar se gjuja jonë është më e bukura në botë.
“Bravo Danijela, shqipja – gjuha më e bukur në botë”, ka shkruar Haradinaj.
SERBI- Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka thënë se politika e jashtme e Serbisë me siguri do të ketë korrigjime kur bëhet fjalë për disa vende, bazuar në votën e tyre të fundit në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës (KE) për kërkesën e Kosovës për pranim në KE.
“A duhet të vazhdojmë të mendojmë se aleatët tanë të mëdhenj janë, për shembull, Mali i Zi, i cili as nuk abstenoi, por votoi për, apo Sllovakia dhe Greqia që nuk e njohin Kosovën, por abstenuan. Do të ishte mirë sikur të na shpjegojnë nëse diçka ka ndryshuar në politikën e tyre”, tha Daçiç.
Sipas fjalëve të tij, askush nuk mund të votojë kundër Serbisë dhe më pas të thotë se është miku i tyre.
“Dhe integriteti territorial i askujt nuk mund të jetë më i rëndësishëm se i yni, ka thënë Daçiq duke aluduar në abstenimin e Ukrainës me rastin e votimit për pranimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në KE. Kushdo që dëshiron Serbinë si mike dhe aleate do të duhet ta dëshmojë këtë”, tha Daçiç.