LIVE UPDATES
Bota

Scholz vlerëson unitetin e BE-së për politikën ndaj Ukrainës

Në fillim të takimit të samitit në Bruksel, Olaf Scholz ishte jashtëzakonisht i hapur për të folur dhe optimist.

31 Maj 2022, 09:50 Nga DOSJA
Scholz vlerëson unitetin e BE-së për politikën ndaj
Olaf Scholz

GJERMANI-Kancelari gjerman, Olaf Scholz vlerëson unitetin e BE-së për politikën ndaj Ukrainës, ndërkohë që sulmohet ndërkombëtarisht për hezitim për dërgesat e armëve në Ukrainë.

Në fillim të takimit të samitit në Bruksel, Olaf Scholz ishte jashtëzakonisht i hapur për të folur dhe optimist. Evropa tashmë ka treguar se mund t'i kundërvihet bashkarisht agresionit rus në Ukrainë dhe ai ka besim se kështu do të vazhdojë, deklaroi kancelari. Kështu ai kundërshton ata që duan të shohin çarje të thelluara në unitetin evropian. Scholz madje ishte optimist për arritjen e një kompromisi për embargon e naftës.

Po një vështrim në shtypin ndërkombëtar duhet ta ketë habitur Olaf Scholz-in. Gazeta britanike "The Times” shkruan në kryeartikullin e së hënës se Gjermania duket se është humbësja e qartë në arenën diplomatike. Ngurrimi i Gjermanisë për t'i ofruar armë dhe ndihmë Kiev-itdhe paqartësia e saj në lidhje me kushtet e një armëpushimi dhe përfundimin e luftës janë bërë burim zhgënjimi për aleatët dhe shumë gjermanë. Po sipas "The Times” mungesa e një udhëheqjeje të vendosur në Berlin e trimëron Putinin dhe mesazhet kontradiktore për Ukrainën e kanë përkeqësuar situatën e sigurisë.

Komente kritike dhe tone të mprehta

Komente të ngjashme kritike mund të lexosh edhe në media të tjera me ndikim ose të dëgjosh në thinktank-et ndërkombëtare. "Në fillim të kësaj krize, strategjia e Olaf Scholz-it dukej se ishte të bënte sa më pak që të ishte e mundur dhe sa më vonë që të ishte e mundur për të mos përfunduar në anën e gabuar të historisë”, kritikon Jessica Berlin nga Fondi Gjerman Marshall. Presidenti polak Andrzej Duda, nga ana tjetër, pyeti publikisht pse nuk funksionon shkëmbimi i unazave të tankeve që Varshava i kishte dorëzuar Ukrainës, kur Gjermania kishte premtuar në Poloni se do të dërgonte pjesë këmbimi.

Tone të mprehta kundër kancelarit vijnë edhe nga Parlamenti Evropian: "Unë pres një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga një Gjermani demokratike. Pas tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, është përgjegjësia e saj të marrë drejtimin për të ndihmuar Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht", shkroi në Twitter deputeti liberal dhe ish-kryeministri belg, Guy Verhofstadt.

Klimë e vështirë diskutimesh

Në këtë klimë Olaf Scholz do ta ketë të vështirë të ndjekë qëllimet e tij në diskutimet e samitit mbi politikën e përbashkët të Ukrainës apo edhe të luajë rolin e ndërmjetësit midis kampeve të mëdha në BE.

Takimi i posaçëm i kësaj jave synon të përgatisë terrenin për samitin e rregullt në fund të qershorit, në të cilin më pas do të merren vendimet themelore. Kjo përfshin çështjen e anëtarësimit të Ukrainës. A duhet që Ukrainës t'i jepet të paktën statusi i kandidatit apo jo? Franca dhe Holanda, për shembull, janë kundër kësaj, kurse shumë europiano-lindorë e mbështesin kërkesën e Kievit. "Statusi i kandidatit është një vendim politik”, thotë letonezi Karins. Ai nuk të detyron të pranohesh dhe është një sinjal. BE-ja duhet të jetë e hapur për anëtarët e rinj. Por duke qenë se këtu ka edhe unanimitet, aktualisht nuk duket si një vendim pozitiv.

Kryeministri letonez kujtoi se thelbi i problemeve është se "ne ngecim në detaje dhe harrojmë pamjen e madhe: Ukraina po lufton për vlerat tona (...) dhe ne duhet t'i mbështesim ato." Por kjo përfshin pyetjen e hapur se si duhet të duket fundi i lojës. Tri vendet e mëdha Franca, Gjermania dhe Italia duan një zgjidhje paqeje së shpejti, edhe nëse Ukraina duhet të heqë dorë nga disa territore të saj. Kurse Polonia dhe vendet baltike janë kritikët më të mëdhenj të propozimeve për të pranuar humbje territoriale për hir të një marrëveshjeje dhe një armëpushimi me Presidentin Putin. Evropiano-lindorët dhe SHBA-të duan të vazhdojnë luftën derisa Rusia të dobësohet në mënyrë vendimtare. Kjo kontradiktë themelore ka të ngjarë të vërë unitetin e BE-së në një provë të rëndë muajt e ardhshëm.

Marrë nga DW.

Sondazh

Poll
Bota 31 Maj 2022, 09:35

Gazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

Foto ilustruese Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me g...

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para