LIVE UPDATES
Bota

Samiti BE-Ballkani Perëndimor! Udhëheqësit europian nënshkruajnë DEKLARATËN, "mesazh" nga Brukseli edhe për Shqipërinë: Reformat, çelësi për anëtarësim

Në përfundim të samitit, udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të shteteve anëtare, në konsultim me partnerët e Ballkanit Perëndimor, miratuan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës rikonfirmuan angazhimin e plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

17 Dhjetor 2025, 21:15 Nga M.L
Samiti BE-Ballkani Perëndimor! Udhëheqësit europian
Foto ilustruese

BRUKSEL-Në Bruksel u mbajt sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor, një takim i nivelit të lartë që synoi forcimin e partneritetit strategjik mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit, në një moment të ndjeshëm gjeopolitik për Evropën dhe më gjerë. Në përfundim të samitit, udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të shteteve anëtare, në konsultim me partnerët e Ballkanit Perëndimor, miratuan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës rikonfirmuan angazhimin e plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Në Deklaratën e Brukselit, të datrës 17 dhjetor 2025, theksohet se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së dhe se zgjerimi përbën një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet. Udhëheqësit evropianë nënvizuan se agresioni rus ndaj Ukrainës dhe sfidat e shtuara gjeopolitike e bëjnë edhe më të domosdoshëm afrimin mes BE-së dhe rajonit.

BE-ja vlerëson progresin e arritur mga vendet e Ballkanit Perëndimor që nga samiti i fundit dhe bën thirrje për përshpejtimin e reformave, duke theksuar se procesi i anëtarësimit do të mbetet i bazuar në merita, kushte të drejta dhe kritere rigoroze. Njëkohësisht, Bashkimi Evropian angazhohet të intensifikojë reformat e brendshme dhe punën në terren për të mbështetur zgjerimin.

Në deklaratë vihet theksi te shteti i së drejtës, demokracia, liria e shprehjes, media e pavarur, barazia gjinore dhe roli i shoqërisë civile, si elementë thelbësorë për funksionimin demokratik të vendeve aspirante. BE-ja kërkon gjithashtu garantimin e të drejtave të pakicave dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.

Një kapitull i rëndësishëm i deklaratës i kushtohet bashkëpunimit rajonal, pajtimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të cilat konsiderohen vendimtare për stabilitetin e qëndrueshëm në rajon. Udhëheqësit evropianë nënvizojnë nevojën për zgjidhje përfundimtare dhe detyruese për mosmarrëveshjet dypalëshe, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, përfshirë dialogun Beograd–Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Samiti riafirmoi gjithashtu mbështetjen e palëkundur të BE-së për Ukrainën, duke dënuar agresionin rus dhe duke theksuar rëndësinë e harmonizimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm evropian, përmes iniciativave konkrete si zgjerimi i korsive të gjelbra, aderimi në SEPA, ulja e kostove të roaming-ut, bashkëpunimi digjital dhe modernizimi i infrastrukturës kufitare.

Në deklaratë theksohet roli kyç i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon deri në 6 miliardë euro për reforma dhe investime, me synimin për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike të rajonit me BE-në. Këto fonde i shtohen mbështetjes ekzistuese prej 29 miliardë eurosh në kuadër të Planit Ekonomik dhe të Investimeve.

Liderët evropianë dhe ata të rajonit u ndalën edhe te sfidat e emigracionit, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafikimit të drogës, terrorizmit dhe kërcënimeve hibride, duke nënvizuar nevojën për bashkëpunim më të ngushtë dhe rezultate konkrete.

Në përfundim, BE-ja rithekson se mbetet partneri kryesor politik, ekonomik dhe financiar i Ballkanit Perëndimor dhe u bën thirrje vendeve të rajonit të komunikojnë qartë përfitimet e integrimit evropian te qytetarët e tyre.

Samiti i ardhshëm BE–Ballkani Perëndimor pritet të mbahet në Mal të Zi, në qershor 2026.

Deklarata e PLOTË e Brukselit, 17 dhjetor 2025:

Ne, udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe të shteteve anëtare të tij, në konsultim me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, arritëm sot në konkluzionin e mëposhtëm:

Samiti i sotëm shërben si dëshmi e themeleve të forta të marrëdhënies sonë dhe përfitimeve që ajo sjell për qytetarët tanë. Agresioni rus kundër Ukrainës dhe sfidat gjeopolitike në intensifikim nxjerrin në pah nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Samiti është rasti më i rëndësishëm gjatë vitit për të rikonfirmuar partneritetin strategjik midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin tonë. Zgjerimi është një mundësi realiste, të cilën duhet ta shfrytëzojmë.

Mirëpresim energjitë e reja dhe progresin e bërë që prej samitit të fundit. Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit, bazuar në reformat e besueshme të partnerëve, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritave të veta, është në interesin tonë të përbashkët. Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet, siç thuhet në Deklaratën e Granadës.

Urgjencat e kohës sonë kërkojnë një vrull të qëndrueshëm. Anëtarët aspirantë duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për reforma. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian duhet të intensifikojë punën në terren dhe reformat e tij të brendshme.

BE-ja mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në mbështetjen e vlerave dhe parimeve evropiane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe duke u dhënë prioritet parimeve të demokracisë, të drejtave dhe vlerave themelore dhe shtetit të së drejtës, si dhe pret që ata ta demonstrojnë këtë si me fjalë ashtu edhe me veprime duke marrë përsipër dhe duke zbatuar reformat e nevojshme, veçanërisht në fushat kryesore.

Liria e shprehjes, media e pavarur dhe pluraliste, barazia gjinore dhe roli i fuqishëm i shoqërisë civile janë vendimtarë për të garantuar funksionimin e demokracisë. BE-ja u bën gjithashtu thirrje partnerëve të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave.

Bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbeten çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët dhe për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë e Bashkëpunimin me Bullgarinë.

Nevojiten ende përpjekje të mëtejshme dhe vendimtare për të nxitur pajtimin dhe stabilitetin në rajon, si dhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dhe problematikat rajonale dhe dypalëshe të partnerëve të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura, ku përfshihen Marrëveshja për Çështjet e Trashëgimisë, rastet e mbetura të personave të zhdukur dhe çështjet e krimeve të luftës.

Ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë të palëkundur dhe solidaritetin me Ukrainën, pasi ajo mbron sovranitetin dhe integritetin e saj territorial kundër luftës së paprovokuar dhe të paligjshme të agresionit të Rusisë.

Ne përsërisim mbështetjen tonë për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, bazuar në Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Ne do të vazhdojmë të investojmë në qasjen shumëpalëshe dhe të bashkëpunojë me partnerët për të respektuar të drejtën ndërkombëtare.
Harmonizimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të BE-së, duke përfshirë futjen në fuqi dhe zbatimin e masave kufizuese të BE-së dhe parandalimin e anashkalimit të tyre, mbetet një shprehje e fortë e zgjedhjes strategjike të një partneri.

Ne përgëzojmë ata partnerë të Ballkanit Perëndimor që kanë arritur tashmë harmonizimin e plotë dhe u bëjmë thirrje atyre që nuk e kanë bërë ende këtë që të ecin në të njëjtat hapa.

BE-ja mirëpret kontributet e partnerëve në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së. BE-ja vazhdon të mbështesë Ballkanin Perëndimor në trajtimin e kërcënimeve kibernetike dhe kërcënimeve të tjera hibride, manipulimit dhe ndërhyrjeve të huaja në informacion, si dhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për të zhvilluar qëndrueshmëri, duke përfshirë Qendrën e Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor dhe Mburojën Evropiane të Demokracisë.

Ne mirëpresim partneritetet e para të sigurisë dhe mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor dhe nisjen e dialogëve të sigurisë dhe mbrojtjes. Ne mbetemi të përkushtuar për mbështetje të vazhdueshme në kuadër të Instrumentit Evropian të Paqes.
BE-ja vazhdon të jetë e përkushtuar në afrimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor me BEnë që në fazën e procesit të zgjerimit. Integrimi gradual, i realizuar në mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në merita, është në proces e sipër në disa fusha të politikave, duke sjellë përfitime paraprake konkrete për qytetarët dhe duke përgatitur terrenin për anëtarësim.

Duhet të merren parasysh propozime të mëtejshme për integrimin gradual, në përputhje me harmonizimin përkatëse me legjislacionin (acquis) e BE-së. Përparimet në drejtim të integrimit ekonomik duhet të ruajnë plotësisht integritetin e tregut të vetëm të BE-së dhe kushtet e barabarta.

Ne mirëpresim progresin në integrimin gradual të partnerëve të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm të BE-së, duke përfshirë në:

– vënien në zbatim të nismave të Rrugës së Shpejtë të Tregut të Vetëm, zgjerimin e korsive të gjelbra midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe financimin e modernizimit dhe harmonizimit të kalimeve kufitare;

– aderimin e suksesshëm të disa partnerëve në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) me të tjerë në rrugën e duhur për t’u bashkuar, duke ulur ndjeshëm kostot e transaksioneve bankare;

– bashkimin në nismat dixhitale ose kopjimin e tyre, të tilla si Qendrat e Inovacionit Dixhital, ËiFi4ËB dhe Portofoli i Identitetit Dixhital të BE-së;

-reduktimin e kostove të roaming-ut për internetin midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023, duke konfirmuar angazhimin dhe procesin e shtrirjes së zonës së BE-së “Roam like at Home” në Ballkanin Perëndimor, duke u lejuar qytetarëve të telefonojnë, dërgojnë mesazhe dhe përdorin internetin celular kudo në BE dhe rajon pa kosto shtesë.

Plani i Rritjes do të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, me kusht që partnerët të zbatojnë reformat e lidhura me BEnë. Plani i Rritjes ka potencialin të përshpejtojë rritjen ekonomike në rajon gjatë dekadës së ardhshme duke siguruar deri në 6 miliardë euro për reforma dhe investime.

Kjo vlerë i shtohet 29 miliardë eurove që po shpërndahen përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve. BE-ja bën thirrje që të shfrytëzohen maksimalisht mundësitë e jashtëzakonshme që ofron Plani i Rritjes përmes zbatimit në kohë të reformave.
BE-ja thekson se Tregu i Përbashkët Rajonal shërben si një katalizator për integrim më të thellë dhe një hap drejt Tregut të Vetëm të BE-së. BE-ja u bën thirrje partnerëve të Ballkanit Perëndimor që të angazhohen plotësisht në bashkëpunimin konstruktiv për ta bërë atë realitet dhe për të zbatuar marrëveshjet e lidhura.

BE-ja mirëpret dhe do të vazhdojë të mbështesë forcimin e lidhjeve, duke përfshirë në fushën e energjisë, transportit dhe atë dixhitale, brenda rajonit dhe me BE-në. BE-ja vazhdon të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme për të diversifikuar burimet dhe rrugët e furnizimit me energji. Kjo do të rrisë sigurinë tonë energjetike dhe do të reduktojë varësitë.

BE-ja do të vazhdojë të kontribuojë në tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor.
Menaxhimi i emigracionit mbetet një sfidë dhe përgjegjësi e përbashkët kryesore.

Ndërsa është bërë përparim, nevojitet veprim i mëtejshëm nga partnerët e Ballkanit Perëndimor për të përafruar plotësisht politikën e tyre të vizave me BE-në, për të luftuar kontrabandimin e emigrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe për të forcuar më tej sistemet e menaxhimit të kufijve, azilit dhe pritjes dhe kthimet në vendet e origjinës.

Përpjekjet e përbashkëta duhet të vazhdojnë gjithashtu në luftën kundër korrupsionit, trafikimit të drogës dhe të gjitha formave të krimit të rëndë dhe të organizuar, si dhe në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në përputhje me Planin e ri të Përbashkët të Veprimit të nënshkruar së fundi, dhe në kuadër të lançimit të Koalicionit Evropian kundër Drogës (ECAD) për të trajtuar sfidat e lidhura me drogën. Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t’i pengojë të dy partnerët në rrugën e tyre drejt Evropës.

Të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të vihen në zbatim, në veçanti Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Shtojca e saj. Mbështetja në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor kushtëzohet nga angazhimi konstruktiv i partnerëve me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Theksojmë rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërsjella në komunikimin strategjik, duke përfshirë përfitimet nga zgjerimi dhe integrimi gradual, si dhe nevojën për ndërtimin e besimit, mirëkuptimit dhe konsensusit ndërshoqëror.

Ne presim që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të informojnë publikun e tyre se BE-ja mbetet partneri më i afërt i rajonit, si dhe donatori, investitori dhe partneri tregtar kryesor, si dhe të demonstrojnë angazhimin e tyre ndaj vlerave të BE-së dhe reformave përmes fjalëve dhe veprimeve.

Mbetemi në pritje të samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi në qershor 2026.
Përshëndesim pajtimin e partnerëve1 të Ballkanit Perëndimor me këtë deklaratë./ Dosja.al

samiti be–ballkani perëndimor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet