LIVE UPDATES
Bota

Rusia kryen sërish sulme të reja në Bahkmut dhe Kharkiv

Një raketë goditi gjatë natës një fshat në rajonin e Harkivit, tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, më 27 maj, duke shtuar se ky sulm shkaktoi dëme materiale, por nuk raportoi për viktima. Luftimet më të ashpra po zhvillohen në vijën e frontit Liman-Bahmut-Avdijivka-Marjinka, në rajonin e Donjeckut, tha ushtria ukrainase, duke kundërshtuar edhe një herë pretendimin e Moskës se ka kapur Bahmutin.

27 Maj 2023, 13:50 Nga f.i
Rusia kryen sërish sulme të reja në Bahkmut dhe Kharkiv
foto ilustruese

UKRAINË- Luftimet kanë vazhdar në dhe përreth qytetit lindor ukrainas të Bahmutit, epiqendrën e luftës në Donjeck, përderisa Rusia po vazhdon të sulmojë këtë qytet dhe vendbanimet përreth me avionë, tha ushtria ukrainase më 27 maj. Një raketë goditi gjatë natës një fshat në rajonin e Harkivit, tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, më 27 maj, duke shtuar se ky sulm shkaktoi dëme materiale, por nuk raportoi për viktima.

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur 25 sulme ruse ndaj pozicioneve të tyre në lindje të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në informacionet e përditësuara për luftën të publikuara më 27 maj.

Luftimet më të ashpra po zhvillohen në vijën e frontit Liman-Bahmut-Avdijivka-Marjinka, në rajonin e Donjeckut, tha ushtria ukrainase, duke kundërshtuar edhe një herë pretendimin e Moskës se ka kapur Bahmutin. Ky qytet ka qenë epiqendër e një beteje disamujore për kontrollin e rajonit të Donbasit.

Luftime po zhvillohen edhe përreth Kupjanskut, në rajonin e Harkivit, ku forcat ruse po tentojnë të konsolidojnë pozicionin e tyre taktik, tha ushtria e Kievit. Trupat ruse po ashtu kanë kryer disa sulme ajrore në Avdijivka, Bilohorivka dhe Vuhedar. 

Luftimet e fundit vijnë pasi dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një serie sulmesh ruse me raketa dhe dronë në disa rajone ukrainase, përfshirë edhe në kryeqytet, Kiev, më 26 maj. Pasojat e bombardimeve të spitalit Dnipro, 26 maj 2023. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se dy fëmijë u vranë dhe 25 persona u plagosën, në një spital në Dnipro. Ai tha se ky sulm rus “është edhe një krim tjetër kundër njerëzimit”.

Kjo ishte hera e trembëdhjetë brenda këtij muaji që forcat ruse sulmuan me raketa dhe dronë kryeqytetin ukrainas, Kiev. Ndërkaq, guvernatori i rajonit rus të Belgorodit, që gjendet në kufi me Ukrainën, pretendoi se ushtria ukrainase qëndron prapa dhjetëra sulmeve me artileri dhe dronë përtej zonës kufitare. Megjithatë, autoritetet ruse nuk raportuan për viktima.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës