LIVE UPDATES
Bota

Rusia dërgon më shumë naftë në Kinë përmes Arktikut

Këtë vit janë shënuar mbi dhjetë dërgesa nafte me anije ruse drejt Kinës përmes Arktikut, rrugë e cila kalon nga Deti Barents për në ngushticën e Beringut.

4 Tetor 2023, 21:35 Nga I.A
Rusia dërgon më shumë naftë në Kinë përmes
Nafta

RUSI- Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë nga afër shtimin e kohëve të fundit të dërgesave të naftës së papërpunuar ruse në portet kineze përmes Rrugës së Detit të Veriut (NSR), një shenjë e rritjes së bashkëpunimit midis Pekinit dhe Moskës në rajonin e Arktikut, ndërsa Rusia përballet me sanksione të ashpra perëndimore lidhur me agresionin e saj në Ukrainë.

“Askush nuk po kërkon konflikt atje. Do ta ndjekim këtë zhvillim sa më shumë që të mundemi”, tha të martën John Kirby, koordinator i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë vit janë shënuar mbi dhjetë dërgesa nafte me anije ruse drejt Kinës përmes Arktikut, rrugë e cila kalon nga Deti Barents për në ngushticën e Beringut. Vitet e mëparshme nuk ka patur dërgesa nafte drejt Kinës përmes Arktikut, përveç një udhëtimi provë në fund të vitit 2022, sipas të dhënave nga Qendra për Logjistikën e Lartë të Veriut pranë e Universitetit Nord.

Ndërsa sanksionet ekonomike perëndimore kanë ulur kërkesën për naftë bruto ruse dhe Kina është e gatshme ta blejë atë, Moska po hap portën e saj të Arktikut për Pekinin, thotë Malte Humpert, themelues i Institutit Arktik.

“Burimet që më parë shkonin në Evropë tani janë devijuar për në Azi, veçanërisht në Kinë”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Është një zgjedhje pragmatike për Moskën. Transporti nëpërmjet Arktikut është 30% më i shpejtë se rruga tradicionale përmes Kanalit të Suezit dhe gjithnjë e më e lehtë për t'u përshkuar pasi ndryshimet klimatike nënkuptojnë më pak akull për anijet cisterna.

Rritja e trafikut mbart një rrezik më të lartë mjedisor, veçanërisht pasi Moska njoftoi se do të fillojë të përdorë anije cisternë që nuk janë të përforcuara për të përballuar trashësinë e akullit, për të transportuar naftë nëpër Arktik.

“Nëse do të ketë rrjedhje nafte në pjesën lindore të Arktikut, rrymat e ujit shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara”, i tha Zërit të Amerikës Rebecca Pincus, drejtore e Institutit Polar në Qendrën Wilson. “Nafta do të përhapet përtej kufijve ndërkombëtarë dhe kjo është një situatë shumë alarmante.”

Krahasuar me mesataret e vitit 2022, këtë vit Kina ka rritur importin e naftës ruse me rreth 23%, në 400,000 fuçi në ditë. Zoti Kirby i kërkoi Pekinit që të respektojë kufirin e çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse të vendosur nga aleatët perëndimorë pas agresionit rus në Ukranë.

Megjithatë, të dhënat tregtare nxjerrin në pah se nafta e papërpunuar ruse aktualisht po shitet me rreth 80 dollarë për fuçi, duke bërë që Sekretarja e Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Janet Yellen, ta pranojë javën e kaluar se efektiviteti i kufirit të çmimit mund të zbehet.

Marrëdhëniet Kinë-Rusi

Ndërsa kompanitë perëndimore të energjisë, përfshirë firmat Shell dhe British Petroleum, u tërhoqën nga Rusia për shkak të agresionit vitin e kaluar, Moska po varet gjithnjë e më shumë nga Pekini si një burim financimi për projektet energjetike, si “Terminali Yamal LNG” dhe plane të tjera infrastrukturore për zhvillimin e rajonit të Arktikut.

Për Kinën, e cila nuk ka vijë bregdetare në Arktik por në vitin 2018 e shpalli veten një fuqi “afër Arktikut”, investimi në projektet ruse mund t’i lehtësojë synimet e saj për të zgjeruar rolin në Arktik, për të rritur qasjen tek rrugët e transportit detar dhe burimet natyrore, si dhe për të forcuar pushtetin e saj gjeopolitik.

Deri më tani, ambiciet e Kinës janë penguar nga Moska, e cila ka rreth 53% të vijës bregdetare të Oqeanit Arktik, dhe mbron rolin e saj dominues në rajonin polar. Përballë izolimit ekonomik për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, rezistencës ruse mund t'i vijë fundi.

“Po ndjekim nga afër nëse Moska është aq e dëshpëruar saqë është e gatshme të përmbushë kërkesat dhe kushtet kineze”, i tha Zërit të Amerikës Rebecca Pincus, drejtore e Institutit Polar në Qendrën Wilson.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, i hodhi poshtë shqetësimet për një aleancë strategjike në rritje midis Moskës dhe Pekinit, duke thënë se bashkëpunimi i tyre në Arktik ka qenë kryesisht "ekonomik dhe shkencor".

Ai sugjeroi se administrata nuk po synon të frenojë fuqinë e Rusisë në territorin e saj. “Ne duam të shohim një rajon të lirë, të hapur dhe të begatë në Arktik, nga i cili mund të përfitojnë të gjitha vendet që kufizohen”.
Tetë vende kufizohen me Arktikun: SHBA, Rusia, Kanadaja, Danimarka (nëpërmjet Grenlandës), Islanda, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda. Shtetet janë anëtare të Këshillit Arktik, një forum bashkëpunimi për të trajtuar sfidat e përbashkëta si ndryshimi i klimës, rrugët e transportit detar dhe të drejtat e popullsive indigjene.

Këshilli i pezulloi aktivitetet me Moskën menjëherë pas pushtimit të Ukrainës. Morten Høglund, kryetar i Zyrtarëve të Lartë të Arktikut, i tha Zërit të Amerikës se në gusht grupi arriti konsensus për të rifilluar aktivitetin e grupeve të punës, hapi i parë në rifillimin e bashkëpunimit.

Marrë nga VOA

nsr john kirby

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet