Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministrat e Bujqësisë nga këto pesë shtete të BE-së po e shtyjnë Komisionin Evropian të zgjasë ndalimin pasi të skadojë afati i vendimit të tanishëm më 15 shtator. Këto vende kanë thënë se do të lejojnë dërgesat ukrainase të kalojnë nëpër vendet e tyre për në pjesë të tjera të botës.
UKRAINË- Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Bashkimi Evropian lejoi tregtinë e lirë të prodhimeve bujqësore të Ukrainës për të ndihmuar bujqësinë e vendit. Por teprica e prodhimit që u krijua i shtyu anëtarët e BE-së, Poloninë, Bullgarinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë të vendosin një ndalim të shitjes së drithit të Ukrainës dhe eksporteve të tjera bujqësore brenda kufijve të tyre.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, kjo ka krijuar pengesa që kanë kërcënuar gjithashtu rrjedhën e drithit në tregjet botërore.
Lukasz Pergol nga Dzialdowo të Polonisë ka filluar të korrë grurin dhe prodhime të tjera bujqësire nga njëqind hektarë tokë të fermës së tij. Ferma e tij po arrin të mbijetojë, veçanërisht pasi Bashkimi Evropian në prill lejoi Poloninë dhe katër fqinjët e saj të ndalonin shitjet e grurit, misrit dhe disa prodhimeve të tjera ukrainase në tregun e brendshëm, për të mbrojtur fermerët e tyre. Vendimi u mor pasi dërgesat e shumta ukrainase dëmtuan sipërmarrësit vendës.
Ministrat e Bujqësisë nga këto pesë shtete të BE-së po e shtyjnë Komisionin Evropian të zgjasë ndalimin pasi të skadojë afati i vendimit të tanishëm më 15 shtator. Këto vende kanë thënë se do të lejojnë dërgesat ukrainase të kalojnë nëpër vendet e tyre për në pjesë të tjera të botës.
Pergol thotë sa ndalimi është i arsyeshëm.
“Nëse drithi nga Ukraina vetëm do të kalonte tranzit tek ne, nuk do të ishte problem. Por shumë subjekte blerëse përfituan nga trazirat e luftës dhe pasiviteti i qeverisë polake duke e blerë këtë drith dhe duke e përdorur në fabrikat tona të ushqimit”, thotë fermeri polak, Lukasz Pergol.
Rritja e kostove të plehrave dhe karburantit ka ndikuar negativisht tek fermerët polakë, duke e bërë të vështirë për ta të konkurrojnë me Ukrainën e cila ka kapacitete të mëdha prodhuese.
Ndërkaq, bombardimet ruse të porteve të Ukrainës si dhe një bllokadë e mundshme në Detin të Zi po kufizojnë eksportet ukrainase, duke krijuar probleme për fermerët brenda dhe jashtë Ukrainës dhe duke kërcënuar zinxhirin global të furnizimit me ushqim.
Roman Slaston, drejtor i Klubit të Agrobiznesit në Kiev, thotë se gjetja e rrugëve alternative përmes Polonisë dhe vendeve të tjera është çelësi për nxjerrjen e grurit. Përpara ndalimit, Ukraina mund të dërgonte më shumë se një milion ton drithë çdo muaj. Por ndalimi në prill e ndryshoi këtë.
“Tranziti, pas ndalimit, nuk u rikthye në nivelin që e kishim deri në prill. Mallrat e tranzitit u pakësuan me dy deri në tre herë”, thotë Roman Slaston, nga Klubi i Agrobiznesit të Ukrainës.
Ai thotë se disa rrugë tranziti polake të përdorura përpara ndalimit tani janë të mbyllura për të korrat ukrainase dhe kapaciteti i porteve është i kufizuar. Marcin Nowacki, Nën-President i Sindikatës Polake të Sipërmarrësve dhe Punëdhënësve, thekson nevojën për procedura të reja, modele biznesi për tranzit dhe infrastrukturë të përmirësuar për të parandaluar që gruri ukrainas i paraparë të kalojë tranzit të përdoret në tregjet e brendshme.
“Ne kemi nevojë për ruajtjen e grurit diku afër portit të Gdanskut. Kjo është diçka e nevojshme tani. Nëse duam ta bëjmë më të lehtë, nëse duam të rrisim kapacitetin e tranzitit, nevojitet një objekt i veçantë për magazinimin e grurit”, thotë zoti Nowacki.
Zoti Slaston thotë se vitin e kaluar Ukraina eksportoi më shumë se 68 milionë tonë drithë, një sasi e mjaftueshme për të ushqyer 400 milionë njerëz në mbarë botën, çdo vit. Ai parashikon se eksportet këtë vit do të bien në 60 tonë.
“Nga 400 milionë njerëz që po ushqenim me drithërat tona, tani do të jemi në gjendje të sigurojmë ushqim vetëm për 200 milionë. Pyetja është, kush do të prodhojë për pjesën tjetër?”, thotë Slaston.
Prodhuesit ukrainas paralajmërojnë se nëse problemi i dërgimit të grurit ukrainas në botë nuk trajtohet së shpejti, siguria globale e ushqimit do të kërcënohet më tej.
Marrë nga VOA
foto ilustruese GJERMANI- Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të premten mbrëma kur një 64-vjeçar...
Mateusz Morawiecki. POLONI- Luftëtarët e grupit mercenar rus Wagner, që tani janë në Bjellorusi, mund të paraqiten si mi...
pamje nga vendngjarja SHBA- Pamjet e një ariu në Kaliforni, i cili futet në pishinën e një banese për tu freskuar po b&e...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara e kanë prezantuar pakon e ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë të 345 milio...
foto ilustruese UKRAINË- Rimarrja e gadishullit të Detit të Zi është pjesë e planit të Ukrainës për kund&...
foto ilustruese NIGERI- BE-ja ka pezulluar të gjithë bashkëpunimin e sigurisë me Nigerin pasi ushtria e vendit mori pushtetin me n...
KOSOVË- Ambasadori i Francës Oliver Guerot në një intervistë për Gazetën Express ka zbuar se takimi ndërmjet Krye...
foto ilustruese BJELLORUSI- Lituania dhe Polonia konsiderojnë mbylljen e kufirit të tyre me Bjellorusinë nëse ka incidente serioze...
Një gjyqtare ukrainase e mori nënshtetësinë ruse pas pushtimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, duke i kaluar më sh...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të shtunën se Shtetet e Bashkuara besojnë që ministri rus i Mb...