LIVE UPDATES
Bota

Rezultatet e zgjedhjeve në BE dhe ndryshimet e pritshme

Partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, fitoi më shumë se 28% të votave kombëtare për organin legjislativ të BE-së, gjë që e bën atë një lojtare kyç në formimin e aleancave të ardhshme.

10 Qershor 2024, 18:12 Nga E. D
Rezultatet e zgjedhjeve në BE dhe ndryshimet e pritshme
foto ilustruese

BRUKSEL- Zgjedhjet katërditore për Parlamentin Evropian kanë tronditur themelet e këtij parlamenti. Partitë e djathta të vijës së ashpër u dhanë goditje partive në pushtet në Francë dhe Gjermani, forcat kryesore të BE-së. Franca reagoi ndaj rezultatit duke shpallur zgjedhje të parakohëshme kombëtare pas tre javësh. Partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, fitoi më shumë se 28% të votave kombëtare për organin legjislativ të BE-së, gjë që e bën atë një lojtare kyç në formimin e aleancave të ardhshme. Megjithëse partitë pro-evropiane do të vazhdojnë të kenë shumicën në Parlamentin Evropian, forcimi i partive të së djathtës së skajshme do ta bëjë më të vështirë miratimin e ligjeve. Të Gjelbrit dhe grupet liberale pro-biznesit pësuan disfata të rënda.

Padyshim në Francë, ylli i një nate zgjedhore që forcoi pozitat e së të djathtës së skajshme, ishte partia e zonjës Marine Le Pen në Francë.

Partia kundër emigracionit dhe zgjerimit të BE-së e zonjës Le Pen "Tubimi Kombëtar" ka marrë mbi 31% të votave, më shumë se dyfishi i partisë së "Rilindjes" së Presidentit Emmanuel Macron.

"Unë po shpërndaj sot Kuvendin tonë Kombëtar”, njoftoi të dielën në mbrëmje Presidenti francez duke shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të reja në fund të këtij muaji.

"Ne e kemi parë që partitë e së djathtës së skajshme në Francë do t'ia dalin shumë mirë. Por ajo që ishte e befasishme, ishte reagimi i Macronit për të shpallur zgjedhje të parakohshme", thotë Sophie Russack, analiste në Qendren për Studime të Politikave Evropiane, me seli në Bruksel.

Vendimi i presidentit francez vlerësohet si një bast i madh politik pasi partia e tij mund të pësojë më shumë humbje, duke vështirësuar pjesën tjetër të mandatit të tij presidencial, që përfundon në vitin 2027.

"Unë nuk e kuptoj këtë lëvizje politike. Franca ka institucione të forta, ai duhet t'u kishte besuar atyre. Nga fillimi deri në fund, mandatet e tij pesëvjeçare janë shqetësuese për shoqërinë franceze", thotë Cyril Jeancler, banor i Parisit.

"Ka shumë kriza, sociale, mjedisore dhe këto vota reflektojnë njëfarë trazire sociale. Megjithatë mendoj se zgjedhjet e parakohëshme do të shënojnë një fillim të ri dhe besoj që francezët do të gjejnë një zgjidhje për vitet në vijim", thotë banori tjetër i Parisit, Nicolas Desurmont.

Partitë e të djathtës së skajshme siguruan rritje të mëdha në Parlamentin Evropian. Megjithatë, "Partia Popullore e Evropës", e qendrës së djathtë, sërish u konfirmua si grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, me 181 vende. Menjëherë më pas në vendin e dytë është grupi i partive social-demokrate 'S dhe D'.

"Qendra mbeti e para. Por është gjithashtu e vërtetë se ekstremet në të majtë dhe në të djathtë kanë fituar mbështetje, dhe kjo është arsyeja pse rezultati vjen me përgjegjësi të madhe për partitë në qendër", tha pas rezultateve Ursula von der Leyen, kandidatja kryesore e qendres për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian.

"Grupet e të djathtës së skajshme kanë fituar shumë. Megjithatë në Parlament u duhen 50% për të marrë vendime. Pra ata nuk do të vendosin, por ajo që ata mund të bëjnë është të ndryshojnë diskutimet dhe ngadalë të normalizojnë mendimet dhe qëndrimet e tyre të ekstremit të djathtë", thotë analistja Sophie Russack, e Qendrës për Studime të Politikave Evropiane me seli në Bruksel.

Një nga mënyrat e ndikimit mund të shfaqet qysh në fillim kur qendra të bëjë përpjekje të zgjedhë udhëheqësit kryesor të BE-së. Atyre mund t'u duhen votat e partive më në të djathtë si ajo e Kryeministres italiane Giorgia Meloni. Në Itali, partia 'Vëllezërit e Italisë' të Kryeministres Meloni doli e para me 28 % të votave.

Matteo Villa, analist në Institutin Ndërkombëtar të Politikës (ISPI), thotë se rezultatet e Italisë kanë dy kuptime: e para ato janë një "shfaqje mbështetjeje dhe fuqie" për qeverinë aktuale. Kuptimi i dytë, sipas analistit Villa, është:

"Konfirmimi i rolit të Kryeministres Meloni si një urë lidhëse e mundshme midis qendrës së djathtë dhe të djathtës së skajshme”.

Në Gjermani, vendi me numrin më të madh të popullsisë në BE, rezultatet sqarohen më së miri me titujt e gazetave gjermane: “Një shuplakë për kancelarin”. Të tri partitë e qeverisë së Kancelarit Olaf Scholz humbën duke dalë pas Unionit Kristian Demokrat të opozitës dhe AfD-së të së djathtës së skajshme.

"Prirja në Gjermani momentalisht është kundër qeverisë. Pra, me të vërtetë nuk ishte befasuese. Por niveli në të cilin ata kanë rënë është mjaft tronditës për një koalicion qeverisës”, thotë Andresa Römmele, profesore në Universitetin gjerman në Berlin, 'Shkolla Hertie'.

Një situatë më ndryshe u shfaq në Evropën Qendrore dhe Lindore. Partitë pro-evropiane të qendres dolin në përgjithësi më mirë gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të dielën.

Në Hungari, partia e Kryeministrit Victor Orban e të djathtës së skajshme fitoi, por një parti e re, Magyar's Tisza siguroi 31% të votave.

Kjo parti hyri në politikën hungareze në fillim të këtij viti, duke premtuar se do të çrrënjoste korrupsionin dhe do të rigjallëronte kontrollet dhe balancat demokratike të cilat kritikët thonë se janë shkatërruar nën zotin Orban.

Opozita sllovake 'Sllovakia Progresive' një parti liberale, pro-perëndimore, mundi 'SMER-SD' në pushtet, partinë nacionaliste dhe pro-ruse të Kryeministrit Robert Fico, duke treguar se përpjekja për vrasje e muajit të kaluar kundër tij nuk çoi në rritje te partisë ne pushtet./VOA

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës