LIVE UPDATES
Bota

Republikanët dhe Shtëpia e Bardhë shohin progres në negociatat për tavanin e borxhit

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se bisedimet vazhdojnë të jenë frutdhënëse.

25 Maj 2023, 07:51 Nga I.A
Republikanët dhe Shtëpia e Bardhë shohin progres në
Kevin McCarthy

SHBA– Negociatorët e Presidentit demokrat Joe Biden dhe drejtuesit republikan Kevin McCarthy mbajtën të mërkurën bisedime që të dyja palët i quajtën frutdhënëse, në përpjekje për të rritur tavanin e borxhit të Shteteve të Bashkuara, që është në nivelin 31.4 trilionë dollarë, dhe për të shmangur kështu një situatë me pasoja katastrofike që do të krijohej nga mospagimi.

Pas një takimi katër orësh në Shtëpinë e Bardhë, zoti McCarthy tha se negociatat janë përmirësuar dhe se do të vazhdonin edhe gjatë natës. Ai parashikoi se palët do të arrinin një marrëveshje, megjithëse mbeten ende disa çështje të pazgjidhura.

“Kemi bërë ca progres duke punuar. Kjo është shumë pozitive”, u tha zoti McCarthy gazetarëve. “Dua të sigurohem se do të kemi marrëveshjen e duhur. E shikoj që po punojmë për këtë”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se bisedimet vazhdojnë të jenë frutdhënëse.

“Nëse vazhdojnë me këtë mirëbesim, mund të arrijmë në një marrëveshje”, tha ajo gjatë një seance informimi ndërkohë që vazhdonin takimet.

Por, Shtëpia e Bardhë dhe ligjvënësit demokratë gjithashtu akuzuan republikanët se po mbanin peng ekonominë për të mbështetur një axhendë që nuk mund të kalohej ndryshe. Ata thanë se republikanët duhet të bëjnë lëshime të mëtejshme, pasi do t’iu duhen votat e demokratëve për të miratuar marrëveshjen që do të arrihet.

“Thjesht dëgjoni anëtarët e Grupit të Lirisë në Dhomën e Përfaqësuesve... që i referohen tashmë Shteteve të Bashkuara si një peng i vërtetë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jean-Pierre.

Koha po mbaron, pasi Departamenti i Thesarit ka paralajmëruar se qeveria federale mund të mos jetë në gjendje të paguajë shpenzimet e saj që nga data 1 qershor, pra vetëm pas tetë ditësh, ndërkohë që do të duhen disa ditë për të miratuar legjislacionin në Kongresin e ndarë për këtë çështje.

Drejtuesit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë thënë se do të bëjnë pushimin njëjavor të planifikuar për të filluar nga e enjtja, me rastin e Ditës së të Rënëve gjatë shërbimit ushtarak. Megjithatë, ata kanë thënë se mund t’i thërrasin sërish me urgjencë ligjvënësit në sesion, nëse do të duhet që të organizohet një proces votimi.

Marrë nga VOA

karine jean-pierre kevin mccarthy

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet