LIVE UPDATES
Bota

REL: Sulmi i pashembull i Iranit ndaj Izraelit shpërfaq kufijtë e Teheranit

Përgjigja e Teheranit besohet se ka pasur synim edhe prezantimin e forcës. Mirëpo, vëzhguesit kanë thënë se incidenti ka nxjerr në pah kufizimet e Iranit. Irani e ka konsideruar përgjigjen si detyrim, kanë thënë ekspertët, mirëpo ka qenë i kujdesshëm që me veprimet e veta të mos nxisë një luftë të plotë me Izraelin, skenar që do të mund t’i përfshinte Shtetet e Bashkuara dhe do ta rrezikonte mbijetesën e regjimit të klerikëve iranianë.

14 Prill 2024, 15:30 Nga N.F
REL: Sulmi i pashembull i Iranit ndaj Izraelit shpërfaq kufijtë e
Foto ilustruese

IRAN- Irani ka lëshuar më shumë se 300 raketa dhe dronë drejt Izraelit, duke shënuar herën e parë që Teherani ka nisur sulm prej territorit të vet kundër armikut të tij të përbetuar. Mirëpo, sulmet e pashembullta të orëve të vona të 13 prillit kanë shkaktuar dëme të kufizuara. Sulmi ka qenë hakmarrje për sulmet e supozuara izraelite në konsullatën iraniane në Damask të Sirisë, më 1 prill, që kanë lënë të vdekur shtatë komandantë iranianë, përfshirë dy gjeneralë.

Përgjigja e Teheranit besohet se ka pasur synim edhe prezantimin e forcës. Mirëpo, vëzhguesit kanë thënë se incidenti ka nxjerr në pah kufizimet e Iranit. Irani e ka konsideruar përgjigjen si detyrim, kanë thënë ekspertët, mirëpo ka qenë i kujdesshëm që me veprimet e veta të mos nxisë një luftë të plotë me Izraelin, skenar që do të mund t’i përfshinte Shtetet e Bashkuara dhe do ta rrezikonte mbijetesën e regjimit të klerikëve iranianë.

“Republika Islamike ndoshta beson se e ka përshkallëzuar situatën – duke shënjestruar direkt territorin e kundërshtuarit – për të arritur te shtensionimi”, ka thënë Farzan Sabet, hulumtues i lartë në Institutin e Gjenevës.

Në të kaluarën, Irani e ka marrë përgjegjësinë vetëm pas kryerjes së sulmeve. Megjithatë, këtë herë e ka bërë të ditur nisjen e operacionit “Premtimi i Sinqertë” – vetëm pak pas nisjes së dronëve dhe pak orë para se ata të arrinin në Izrael.

“Çështja mund të konsiderohet e mbyllur”, ka thënë misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara, përmes një postimi në X, të njohur më parë si Twitter, edhe para se vala e parë e dronëve të arrinte në Izrael. Prapëseprapë, sulmi është konsideruar më i madh sesa që e kanë pritur shumë vëzhgues.

“Nuk ka qenë sulm simbolik dhe mendoj se në fund të ditës ka shërbyer për qëllimin që ka pasur: masë parandalimi ndaj Izraelit”, ka thënë Raz Zimmt, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, me seli në Izrael.

Irani ka dashur të minimizojë dëmet dhe të zvogëlojë mundësitë për hakmarrje izraelite, kanë thënë ekspertët. Mirëpo, Teherani mund t’i ketë bërë keq kalkulimet, ka thënë Zimmt, sipas të cilit, Izraeli do ta ketë ndjesinë e njëjtë për t’u përgjigjur.

“Pyetja është se çfarë saktësisht mund të bëjë Izraeli për t’u përgjigjur, pa rrezikuar një përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë ai. Më shumë se çdo gjë, shkalla e sulmit ka qenë për audiencën e brendshme të Iranit.

Televizioni shtetëror iranian IRINN ka transmetuar pamje të njerëzve të mbledhur nëpër shumë qytete duke festuar. Ky kanal ka transmetuar edhe pamje të paverifikuara në rrjete sociale që kinse tregonin rezultatet e sulmeve iraniane në Izrael. Të paktën njëra prej videove ka qenë me pamje të vjetra të zjarreve pyjore në Amerikën e Jugut.

Marrë nga REL

lufta ne lindjen e mesme iran teheran

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale