LIVE UPDATES
Bota

REL: Deklarata kundërshtuese, ka apo s’ka Serbia armë sonike?

Rrëfimi nëse policia ka përdorur ose jo top zanor ndaj qytetarëve serbë, fillon më 15 mars, në një protestë në Beograd, që mblodhi qindra mijëra njerëz. Rreth orës 19:10 atë ditë, derisa qindra mijëra qytetarë po nderonin në heshtje 15 viktimat e tragjedisë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, turma që ishte e mbledhur në rrugën Mbreti Millan në Beograd, u largua papritur nga rruga.

20 Mars 2025, 16:53 Nga E. D
REL: Deklarata kundërshtuese, ka apo s’ka Serbia armë sonike?
foto ilustruese

SERBI- Brenda pak ditësh, autoritetet në Serbi thanë se policia “nuk ka top zanor”, kërcënuan se do t’i ndjekin penalisht të gjithë ata që përhapin “mashtrime të tilla” dhe, në fund, pranuan se ka aparate zanore, por se “nuk janë përdorur kurrë”.

Rrëfimi nëse policia ka përdorur ose jo top zanor ndaj qytetarëve serbë, fillon më 15 mars, në një protestë në Beograd, që mblodhi qindra mijëra njerëz. Rreth orës 19:10 atë ditë, derisa qindra mijëra qytetarë po nderonin në heshtje 15 viktimat e tragjedisë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, turma që ishte e mbledhur në rrugën Mbreti Millan në Beograd, u largua papritur nga rruga.

Disa të pranishëm përshkruan disa tinguj dhe dridhje të forta e të pazakonta. Aktualisht, nuk ka asnjë informacion zyrtar se çfarë e shkaktoi një reagim të tillë. Pas protestës, dëshmitarët folën për një zhurmë të fuqishme, për dridhje në trup, e disa thanë se kishin edhe valë të njëpasnjëshme të nxehtësisë. Të shumta janë edhe dëshmitë për probleme shëndetësore në ditët pas protestës.

Topi zanor i përket një grupi armësh jovdekjeprurëse, që mund të përdoren për qëllime policore dhe ushtarake, si: kontrolli i trazirave, zmbrapsja e sulmeve ose komunikimi në distanca të gjata. Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për vitin 2020 thonë se, edhe pse llojet e tilla të armëve janë krijuar për të reduktuar rrezikun e vdekjes në krahasim me armët konvencionale të zjarrit, përdorimi i tyre mund të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje.

Studentët, që thirrën protestën e 15 marsit, i akuzuan autoritetet për përdorim të topit zanor. Atyre iu bashkuan edhe shumë prej politikanëve të opozitës. Materialet nga rrjetet sociale, si dhe dëshmitë e qytetarëve janë duke i grumbulluar gjashtë organizata të shoqërisë civile nga Beogradi, të cilat besojnë se “ka dyshime serioze se janë përdorur disa mjete për shpërndarjen e protestuesve”. Bashkimi Evropian kërkoi një hetim “të shpejtë, transparent dhe të besueshëm” të këtyre pretendimeve.

15 mars: “Akuza të turpshme”

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ishte e para që reagoi, duke i mohuar informacionet se policia kishte përdorur top zanor gjatë protestës. Sipas deklaratës, Ministria e Brendshme asnjëherë nuk i ka përdorur dhe nuk i përdor mjetet që nuk janë të parapara me ligj. Tri orë pas incidentit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu drejtua publikut, duke mohuar se në protestë është përdorur topi zanor.

“Dua jo vetëm ta mohoj, por të them se janë të turpshme akuzat se dikush ka përdorur top zanor”, tha ai.

Pastaj, pasuan edhe fyerje në drejtim të opozitës.

“Le të mbetet në nderin e atyre gënjeshtarëve në opozitë që i shpikën topat zanorë”, tha Vuçiç.

16 mars: “Gënjeshtra” dhe paralajmërime nga Prokuroria

Të nesërmen, ministri në largim i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, përsëriti garancitë nga dikasteri që drejton.

Në ortekun e lajmeve të rreme, dëshiroj t’i mohoj të gjitha pretendimet dashakeqe dhe të ritheksoj nën përgjegjësinë e plotë morale dhe penale se policia nuk ka përdorur asnjë mjet të paligjshëm gjatë tubimit të djeshëm”, tha Daçiç.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Serbisë lëshoi një deklaratë, duke thënë se, ashtu si Ushtria e Serbisë, nuk ka përdorur dhe nuk përdor top zanor apo mjete që nuk parashihen me ligj. Vuçiç i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë që të përcaktojnë të vërtetën për përdorimin e topit zanor dhe t’i ndjekin penalisht ata që dolën publikisht me mashtrime të tilla dhe i shqetësuan qytetarët.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd urdhëroi Prokurorinë e Parë Themelore Publike që të ngrejë një rast dhe t’i identifikojë personat që kanë përhapur informacione në opinion, se Qendra Emergjente ka trajtuar dhjetëra qytetarë me sëmundje që mund të jenë shkaktuar nga shpërthimi i topit zanor.

Në deklaratën e Prokurorisë së Lartë Publike thuhet se ky institucion ka reaguar, pasi Emergjenca e Qendrës Klinike Universitare të Serbisë i ka mohuar këto pretendime të bëra në rrjetet sociale. Prokuroria tha në njoftimin e saj se “personat që kanë shpërndarë këtë informacion, dyshohen për kryerjen e veprës penale: shkaktim i panikut dhe trazirave”, e cila dënohet me burgim deri në pesë vjet.

17 mars: Policia “nuk ka top zanor”

Dy ditë pas protestës, Prokuroria e Parë Themelore Publike në Beograd hapi një rast dhe urdhëroi Ministrinë e Punëve të Brendshme të përcaktojë se çfarë ka ndodhur saktësisht në protestën në Beograd.

“Pasi u dëgjua një tingull i fortë dhe i pazakontë në një protestë studentore të organizuar më 15 mars, gjatë një heshtjeje 15-minutëshe, që shkaktoi panik, vrapim, shtyrje dhe rënie të qytetarëve të mbledhur në rrugën Mbreti Millan, Prokuroria Publike hapi një rast dhe urdhëroi Ministrinë e Brendshme të Republikës së Serbisë të përcaktojë se çfarë ka ndodhur saktësisht”, tha Prokuroria.

Ajo, po ashtu, urdhëroi të konstatohet nëse ndonjë nga qytetarët e grumbulluar, ka pësuar lëndime. Në të njëjtën ditë, Daçiq mohoi se MPB-ja posedon top zanor apo Vortex Ring Gun, Vortex Cannon, LRAD 1000Xi të prodhimit amerikan “Genasys”, apo armë të ngjashme të prodhimit rus “Ruselectronic”.

Vuçiç tha se në rrugë nuk kishte top zanor, sepse, siç u shpreh, “nuk mund të mos e shihni dhe nuk mund të mos e dëgjoni”. Ai shtoi se ushtria serbe dhe detashmenti i policisë ushtarake “Kobra” nuk e kanë atë pajisje.

Po atë ditë, kryeministri në largim, Millosh Vuçeviç, iu bashkua këtyre pretendimeve, duke thënë se ky është një “rrëfim i sajuar”. Ai, po ashtu, tha se qeveria në largim është e gatshme të ftojë zyrtarisht Byronë Federale të Hetimit në SHBA (FBI) dhe Shërbimin Federal të Sigurisë ruse (FSB), për t’i hetuar pretendimet për përdorimin e topit zanor në protestë.

18 mars: Policia serbe ka LRAD 100X

Tri ditë pas protestës, Daçiq tha për Televizionin Prva të Serbisë se policia nuk ka top zanor.

“Sa i përket zërit, ne kemi vetëm pajisje për paralajmërime më të forta. Mund të jetë një megafon më i fortë që përdoret për mesazhe zanore. Por, atë ditë nuk është përdorur asgjë”, tha Daçiç.

Gjatë asaj dite u mbajt edhe një seancë e Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme e Kuvendit të Serbisë, në të cilën u diskutua për topin zanor.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të opozitës, Mirosllav Alleksiq, Daçiq tha për herë të parë se Ministria e Brendshme ka “LRAD 100X”. Ai tha se pajisja është blerë në vitin 2021, por se policia nuk e përdor.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratisllav Gashiq, tha me atë rast se ministria e tij ka marrë masa për t’i verifikuar të dhënat për atë që ka ndodhur gjatë protestave.

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) të Serbisë, Vlladimir Orlliq, tha se askush nuk e ka nxjerrë topin zanor në rrugët e Beogradit. Sipas tij, rrëmuja në protestën e 15 marsit ndodhi për shkak të reagimit në panik të njerëzve.

Në të njëjtën ditë, Prokuroria e Parë Themelore Publike në Beograd njoftoi se institucionet shtetërore nuk kanë përdorur top zanor. Sipas saj, ky konstatim u arrit në bazë të raportit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës.

Nga fundi i ditës mbërriti një deklaratë nga Ministria e Brendshme, ku thuhej se Daçiq ka kërkuar ndihmë nga FBI-ja për një analizë në fushën e përdorimit të pajisjeve që lëshojnë valë zanore. Në një paraqitje në Televizionin Pink atë mbrëmje, Vuçiç tha se nuk do të qëndronte në detyrën e tij, nëse do të konstatohej se në protestë është përdorur topi zanor.

19 mars: “Deklaratë e pamatur”

Daçiq konfirmoi edhe një herë për gazetën “Danas” se Ministria e Punëve të Brendshme posedon armë zanore, por tha, gjithashtu, se këto sisteme janë të ruajtura në kuti në magazina, se nuk janë vënë në përdorim dhe nuk janë montuar në ndonjë mjet apo sistem.

I pyetur më pas se përse Ministria e Brendshme deklaroi se nuk posedon top zanor, apo ndonjë armë tjetër të ngjashme zanore, Daçiç tha se ajo ishte një deklaratë e pamatur.

“Ajo që nënkuptohej me të, ishte se Ministria e Brendshme nuk e ka përfshirë këtë mjet në arsenalin e saj të mjeteve shtrënguese”, tha Daçiç për “Danas”-in. E, në pyetjen se përse shteti e ka “blerë” sistemin, kur nuk lejohet përdorimi i tij, Daçiq tha se ishte një investim i dështuar.

Gjatë ditës, deputetja e Partisë opozitare për Liri dhe Drejtësi, Marinka Tepiq, e akuzoi Ministrinë e Brendshme se ka blerë pajisje LRAD si “armë për torturë psikologjike dhe fizike të qytetarëve në rrugë”. Sipas saj, këto pajisje u paguan në vitin 2021 me 81 milionë dinarë, apo 690 mijë euro.

Tepiq tregoi një fotografi të një xhipi të Xhandarmërisë në afërsi të Kuvendit të Serbisë, më 15 mars, ku, sipas saj, dukej një pajisje që ngjante me një top zanor LRAD 450XL nga kompania “Genasys”.

Partia e saj ngriti padi penale kundër presidentit të Serbisë dhe individëve të tjerë përgjegjës për, siç u tha, “terror politik dhe shkelje brutale të të drejtave të njeriut”. Daçiç pranoi se Ministria e Brendshme posedon pajisje LRAD-450XL dhe LRAD-100X, por se ato përdoren vetëm për paralajmërim, apo për dërgimin e audio-mesazheve gjatë tubimeve të mëdha.

20 mars: Vuçeviç i shkruan zëvendëspresidentit amerikan

Kryeministri në largim i Serbisë, Vuçeviç, tha se i ka dërguar një letër zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, J. D. Vance, në të cilën ka kërkuar që SHBA-ja të përfshihet në hetimin e pretendimeve për përdorimin e topit zanor në protestat e 15 marsit në Beograd.

“Unë e kam mbështetur iniciativën e presidentit Aleksandar Vuçiq për t’i përfshirë autoritetet amerikane në hetimin e pretendimeve të rreme nga mediat opozitare për përdorimin e supozuar të topit zanor, ose të një pajisjeje tjetër të ngjashme, gjatë protestës më 15 mars”, shkroi Vuçeviç në një postim në Instagram.

Ai, po ashtu, tha se e ka falënderuar Vancen për “gjithçka që populli amerikan ka bërë për serbët në periudhat vendimtare historike, gjatë dy luftërave botërore, por edhe pas tyre”. Kompania “Genasys”, e cila prodhon pajisje LRAD, tha se dëshmitë e deritanishme nuk tregojnë se ato janë përdorur gjatë protestave në Beograd më 15 mars.

“Dëshmitë video dhe audio që kemi parë dhe dëgjuar deri më tani, nuk tregojnë për përdorimin e LRAD-it gjatë incidentit të 15 marsit në Beograd”, tha kompania.

Daçiq tha se kjo “është një provë e rëndësishme që i shkatërron të gjitha gënjeshtrat dhe manipulimet e bëra” dhe “konfirmon se i ashtuquajturi top zanor nuk është përdorur në mitingun në Beograd”./REL

serbi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale