LIVE UPDATES
Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë, DW: Fronti i majtë pak shanse për postin e kryeministrit

“Fronti i Ri Popullor” mund të fitojë shumë mandate në raundin e balotazhit në Francë. Por kryeministri nuk do të jetë nga radhët e tij. Presidenti Macron i do të majtët shumë më pak se të djathtët.

7 Korrik 2024, 09:33 Nga r.ll

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë, DW: Fronti i majtë pak

FRANCË- I qartë dhe e drejtpërdrejtë: "Asnjë votë për Rassemblement National, asnjë deputet i Rassemblement National” - ky është mesazhi i thjeshtë i së majtës në Francë me të cilën ajo synon të pengojë fitoren nacionalistëve të djathtë.

Udhëheqësi i partisë ekstremiste të majtë "Franca rebele", Jean-Luc Melenchon, e përsëriti vazhdimisht këtë emërues më të vogël të përbashkët të "Fronti i Ri Popullor" ("Nouveau Front populaire") gjatë fushatës së shkurtër përpara raundit të dytë. të zgjedhjeve parlamentare. Ekstremistët e majtë, socialistët, socialdemokratët dhe të Gjelbrit bashkuan shpejt forcat duke formuar një aleancë zgjedhore pas shpërbërjes së habitshme të Asamblesë Kombëtare katër javë më parë. Ata ranë dakord të dalin vetëm me një kandidat për zonë zgjedhore dhe në këtë mënyrë arritën të fitonin 28 për qind të votave - duke u renditur të dytët, pas nacionalistëve të djathtë të Marine Le Pen-it që fituan 29.3 për qind.

Sipas të gjitha sondazheve pritet që edhe në raundin e dytë Rassemblement National të dalë nga zgjedhjet më e fortë se kurrë dhe  do të jetë ndoshta grupi më i madh në parlamentin francez. Fronti i Ri Popullor do të përbëjë grupin e dytë më të madh të parlamentit, kurse partia liberal-centriste "Ensemble" e Presidentit Macron do të ketë shumë pak deputetë

Rivalitet në kampin e majtë

71-vjeçari Jean-Luc Melenchon, i cili shpesh provokon me teza anti-izraelite dhe teori konspirative, dëshiron të bëhet kryeministër i ri. Por ai nuk gëzon simpati në kampin e Frontit të Ri Popullor për shkak të retorikës së tij radikale dhe shpesh agresive.

Gjatë fushatës zgjedhore evropiane, Melenchon debatonte shpesh me eurodeputetin socialist Raphael Glucksmann (44) duke e ofenduar si "bashkëpunëtor” të shtetit të Izraelit. Glucksmanni e akuzon Melenchon për "brutalizimin" e politikës. Raphael Glucksmann dhe partia e tij "Sheshi Publik" i përkasin gjithashtu frontit popullor të formuar me nxitim kundër nacionalistëve të djathtë. Glucksmann tha se nuk ishte më fjala për parlamentin, por për një referendum mbi çështjen nëse Franca do të qeveriset për herë të parë në historinë e saj nga nacionalistët e djathtë.

Melenchon nuk ka shanse për kryeministër

Teorikisht është e mundur që përmes një koalicioni të të majtëve të Frontit të Ri Popullor dhe të centristëve liberalë të Presidentit Macron të parandalohet një qeveri e e nacionalistëve të djathtë të Rassemblement National. Por në praktikë kjo do të jetë e vështirë, sepse presidenti Emmanuel Macron e konsideron të majtën "katër herë më të keqe" se të djathtën.

"Ata nuk e duan laicizmin. Ata refuzojnë ligjet e imigracionit që na lejojnë ta menaxhojmë më mirë atë. Dhe duan gjëra groteske si ndryshimi i gjinisë të bëhen me dokumente vetëm duke shkuar në bashki," tha Macron në një intervistë për gazetën Le Parisien. Pas një takimi të kabinetit ditën e mërkurë (03.07.) Macroni përsëriti edhe një herë se e përjashton një aleancë mes partisë së tij dhe Frontit të Ri Popullor.

"Parlamenti në Francë fiton peshë”

Zgjedhjet mund të riformësojnë edhe ekuilibrat politikë të Fracës, thotë profesori i sociologjisë Eric Fassin nga Universiteti i Parisit. Deri tani, presidenti, si njeriu i fortë në krye të republikës së pestë, ka qenë relativisht i fuqishëm në raport me parlamentin. "Me bastin e tij politik, Macron ka krijuar një situatë që e minon pozicionin e tij. Kjo do të rezultojë në një post presidenti që nuk do të jetë më aq i rëndësishëm." Sipas Eric Fassin-it nëse përmes formimit të qeverisë parlamenti do të bëhet më i rëndësishëm, nuk do të ketë më nevojë për një njeri të fortë./DW

zgjedhjet ne france fronti i majte

Sondazh

Poll
Bota 7 Korrik 2024, 07:57 r.ll

Pushime të shtrenjta në Europë

foto ilustruese TIRANË- Temperaturat po rriten. Çmimet e hoteleve kanë kapur majat. Dhe turistët, si zakonisht, kanë filluar sje...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet