17 Mars 2024, 20:42
Nga E. D
lan Alborov
RUSI- Osetia Jugore, një rajon i cili u shkëput nga Gjeorgjia dhe e quan veten shtet të pavarur, ka biseduar me zyrtarët rusë për mundësinë për t’u bërë pjesë e Rusisë, raportoi të dielën agjencia ruse e lajmeve, RIA.
Rusia e njohu Osetinë Jugore dhe një rajon tjetër të shkëputur, Abkazia, si shtete të pavarura më 2008, pasi trupat ruse nuk e lejuan Gjeorgjinë ta rimarrë kontrollin në këto dy rajone në një luftë pesëditore atë vit.
Por, Perëndimi e akuzoi Rusinë se i aneksoi Osetinë Jugore dhe Abkazian dhe Tbilisi vazhdon të kërkojë që këto dy rajone t’i kthehen.
“Ne po i diskutojmë të gjitha këto çështje në bashkërendim të ngushtë me Rusinë, duke i marrë parasysh marrëdhëniet tona dypalëshe dhe traktatet “, tha Alan Alborov, kryetari i Parlamentit të Osetisë Jugore, duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka mundësi që të mbahet referendum për t’u bërë pjesë e Rusisë, sipas RIA-s.
Lideri i Osetisë Jugore, i mbështetur nga Rusia, Alan Gagloev, tha vitin e kaluar se shpreson se ky rajon mund të bëhet pjesë e Rusisë edhe zyrtarisht, tha RIA.
Osetia Jugore u shkëput nga Gjeorgjia pas një lufte më 1991-92, në të cilën vdiqën disa mijëra njerëz. Ajo mban lidhje të ngushta me rajonin fqinj rus, Osetian Veriore.
Gati shumica e popullsisë së Osetisë Jugore e kanë pranuar pasaportën ruse. Ata e përdorin edhe rublën ruse si valutë të veten dhe ekonomia e tyre varet nga Rusia./REL
lan alborov
Bota
17 Mars 2024, 20:27
E. D
Joe Biden
WASHINGTON- Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë shaka për gjendjen mendore të ish-presidentit Donald Trump gjat...
Bota
17 Mars 2024, 20:13
E. D
fotot ilustruese
UASHINGTON- Si pas policisë një i dyshuar për të shtënat që lanë dy persona të vdekur dh...
Bota
17 Mars 2024, 19:35
E. D
HAIT- Ndërsa pasagjerët nga Port-au-Prince zbarkojnë në terminalin e autobusëve në Cap-Haitien, udhëtimi pikëllues &eu...
Bota
17 Mars 2024, 19:22
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Një veturë e tipit “Volkswagen Polo”, pronë e një qytetari serb është djegur në...
Bota
17 Mars 2024, 19:11
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Philip Hughes, përfaqësuesi i këtij g...
Bota
17 Mars 2024, 18:53
h.k
Foto ilustruese
HAMAS-Grupi militant i Hamasit ka marrë një goditje të rëndë nga ushtria izraelite. Zëvendëskomandanti ...
Bota
17 Mars 2024, 18:33
E. D
foto ilustruese
IRLAND- Policia irlandeze liroi qindra emigrantë nga një kampim i improvizuar në qendër të Dublinit t&eu...
Bota
17 Mars 2024, 18:49
h.k
Foto ilustruese
RUSI-Në 20 vjetët e fundit, zyra e kryetarit të qytetit siberian, Krasnojarsk, ka udhëhequr një program vullnetar...
Bota
17 Mars 2024, 18:28
h.k
Foto ilustruese
ISLANDË-Autoritetet në Islandën e Jugut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi një vullkan në Ga...
Bota
17 Mars 2024, 18:17
E. D
Ursula von der Leyen
GAZA- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Gaza po përballet me zinë e bukës dhe se duhet t&e...