LIVE UPDATES
Bota

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, Sarrazin për DW: Premtimi për zgjerimin e BE-së është i vlefshëm

Në intervistë për DW, i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, paralajmëron për rreziqet që vijnë nëse nuk ka progres në çështjen e zgjerimit.

21 Qershor 2022, 18:41 Nga d.a.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor, Sarrazin për DW: Premtimi për
Manuel Sarrazin

Në intervistë për DW, i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, paralajmëron për rreziqet që vijnë nëse nuk ka progres në çështjen e zgjerimit.

Deutsche Welle: Z. Sarrazin, Komisioni i BE-së vendosi në një kohë rekord për statusin kandidat për Ukrainën dhe Republikën e Moldavisë. Si e komentoni këtë rekomandim në lidhje me Ballkanin Perëndimor?

Manuel Sarrazin: Nga këndvështrimi im, nëse komisioni i BE-së dhe i Këshilli i Bashkimit Evropian i bën të besueshme politikat e zgjerimit, kjo është e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse flet për rëndësinë gjeostrategjike e zgjerimit të BE-së  dhe se procesi i zgjerimit vijon.

Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova mbeten jashtë. Çfarë duhet t'u ofrohet këtyre dy shteteve?

Premtimi për zgjerim i bërë në Samitin e Selanikut të vitit 2003 vlen ende. Për Bosnjë-Hercegovinën mbeten të plotësohen 14 prioritetet thelbësore dhe të zbatohen reformat, në mënyrë që t'i jepet statusi i kandidatit. Në Kosovë qeveria është duke bërë reforma dhe ne duam t'i shpërblejmë. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një nga ato hapa të domosdoshëm që duhet vijojë. Por edhe dialogu i normalizimit me Serbinë duhet të rifillojë dhe të dyja palët duhet të jenë të gatshme për progres.

Serbia vazhdon të importojë gaz dhe drithë nga Rusia dhe ta dërgojë atë në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu në vendet e BE-së. A mos duhet më shumë kondicionim në drejtim të Serbisë?

Ne importojmë vetë gaz. Kështu që duhet pasur kujdes, që t'ia bëjmë të qartë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se presim që ai të mbështesë sanksionet e BE-së kundër Rusisë, por gjithashtu të mos i japim mundësinë të thotë se po i shuajmë dritat në vendin e tij, sepse edhe ne kujdesemi që vendimet që marrim të jenë ekonomikisht të arsyeshme.

Serbia është në qendër të dezinformatave ruse dhe luftës hibride që po përhapet në të gjithë rajonin. Çfarë sugjeroni si masa për të frenuar këtë ndikim?

Masa më e rëndësishme kundër kësaj është besueshmëria e premtimit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Prandaj është kaq e rëndësishme që më në fund t'i korrigjojmë këto gabime që kemi bërë me politikat e zgjerimit, liberalizimin e vizave dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të tregojmë se kur bën progres, Evropa i mban premtimet. 

Duket se nuk do të ketë progres as me çeljen e negociatave  me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.  A nuk duhet të ndahen dy kandidatët dhe të fillojnë negociatat me Shqipërinë?

Ju sapo folët për dezinformimin rus. Maqedonia e Veriut do të jetë një objektiv kyç i dezinformatave ruse, por jo vetëm, gjë që për ne mund të jetë krah strategjikisht i hapur ndaj ndikimeve. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për momentin që më në fund të çelen negociatat me të dyja vendet.

Duke qenë se procesi i zgjerimit po ecën me shumë ngadalë, po zhvendoset gjithnjë e më në plan të parë ideja e bashkëpunimit rajonal të quajtur Ballkani i Hapur. Çfarë mendoni për këtë koncept?

Në thelb, unë jam shumë skeptik për Ballkanin e Hapur. Duhet të jetë e qartë se iniciativat në rajon së pari duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të ofrojnë mundësi reale për t'u përfshirë në to. Dhe nga ana tjetër, është e rëndësishme që të mos hapen struktura paralele. Përveç kësaj, duhet të jetë gjithmonë e qartë se në asnjë mënyrë ato nuk e zëvendësojnë anëtarësimin në BE. 

Një tjetër format është Procesi i Berlinit, i cili nuk ka pasur asnjë sukses të madh vitet e fundit. Çfarë ofroni konkretisht që ai të bëhet një format tërheqës për vendet e Ballkanit Perëndimor?

Procesi i Berlinit ka qenë gjithmonë një format tërheqës. Ne kemi arritur shumë, për shembull me zyrën e të rinjve RYCO. Ne kemi katër marrëveshje në tryezë që do të bënin një hap të madh drejt zhvillimit të një tregu të përbashkët rajonal. Ne ofrojmë rifillimin e punës për të arritur këto synime të vlefshme për të gjithë, me fuqi të reja dhe me tema të reja. Qeveria e re federale është e vendosur të përkujdeset në mënyrë intensive për rajonin gjatë gjithë mandatit të saj. Do të kemi një angazhim afatgjatë dhe strategjik.

Gjermania synon të marrë pjesë sërish në misionin EUFOR Althea në Bosnje dhe Hercegovinë pas një pauze dhjetëvjeçare. Çfarë sinjali lidhni me këtë?

Ishte shumë e rëndësishme për ne si qeveri federale që ia propozuam Bundestagut për ta bërë të qartë se Gjermania është e gatshme të angazhohet në politikat e sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë. E dyta është se është e rëndësishme për ne që zgjedhjet në tetor 2022 të zhvillohen në një mjedis të sigurt dhe të besueshëm.

Katër muaj më parë ju morët detyrën e Të Ngarkuarit të Qeverisë Federale për Ballkanin Perëndimor. A i shihni sot gjërat pak më ndryshe nga koha kur keni filluar mandatin?

Do të kisha dashur që përvoja e tmerrshme e luftës ruse të kishte ndikuar që më shumë aktorë kyçë në rajon t'i ndryshonin, dhe e jo t'i përforconin sjelljet e mëparshme. Duhet të dimë se "miqtë” tanë në Kremlin e dinë mirë se në rajon mund të nxiten shumë gjëra negative. Prandaj do t'u kërkoja të gjithëve që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi sa më shumë bashkëpunim dhe deklarata pozitive, përpara se Kremlini të përpiqet të përfitojë nga grindjet tona, nga mungesa e unitetit mes nesh dhe brenda rajonit.

Manuel Sarrazin, 40 vjeç, ka qenë deputet i Bundestagut për Bündnis 90/Die Grünen nga viti 2008 deri në vitin 2021 dhe është President i Shoqërisë së Evropës Juglindore, institucioni më i rëndësishëm i konsultimit akademik dhe politik për çështjet e Ballkanit në Gjermani. Që nga 1 marsi 2022, ai është përfaqësuesi special i Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor.

Marrë nga DW

manuel sarrazin ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet