LIVE UPDATES
Bota

Radoiçiç endet i lirë/ BE dhe Qeveria e Kosovës me deklarata të ndryshme rreth raportit për Banjskën

Ndërkohë Qeveria e Kosovës deklaroi se raportin 48 faqësh për Banjskën e kanë dërguar vitin e kaluar. Milan Radoiciç, organizatori i sulmit terrorist endet i lirë nëpër Serbi.

26 Qershor 2024, 10:23 Nga E. D
Radoiçiç endet i lirë/ BE dhe Qeveria e Kosovës me
Milan Radoiciq

KOSOVË- Bashkimi Evropian dje tha se Kosova ende se ka ndarë me BE-në raportin përfundimtar për hetimet e Banjskës. Ndërkohë Qeveria e Kosovës deklaroi se raportin 48 faqësh për Banjskën e kanë dërguar vitin e kaluar. Milan Radoiciç, organizatori i sulmit terrorist endet i lirë nëpër Serbi.

Çfarë tha dje BE e çfarë deklaruan nga qeveria për këtë sulm dhe hetimet rreth tij?

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka ripërsëritur se Kosova është përgjegjëse për hetimet e sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë më 24.09.20223, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në një konferencë për media dje, ai tha se hetimet duhet të bëhen nga autoritetet e Kosovës pasi rasti ka ndodhur brenda territorit të saj, teksa shtoi se ende nuk është ndarë me BE-në raporti final i hetimeve të plota.

“Kur bëhet fjalë për hetimet, para së gjithash ato duhet të bëhen nga autoritetet e Kosovës, nëse i referoheni incidentit në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar. Pra kjo është një gjë që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës janë përgjegjëse për të hetuar, për të ofruar dhe për të ndarë raportin final të hetimeve të plota. Kjo ende nuk ka ndodhur dhe ne nuk mund të procedojmë pa i pasur rezultatet e këtyre hetimeve”- ka deklaruar Stano.

Ai theksoi se menjëherë pas sulmit e kanë bërë të qartë qëndrimin e BE-së se çka presin nda të dyja palët, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia.

“Menjëherë pas sulmit, pas disa ditëve, javëve dhe muajve, ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë se çfarë presim nga të dyja- Kosova dhe Serbia. Dhe, kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen dhe mbështetjen për këtë sulm të tmerrshëm nga ana e Serbisë, nuk po flas këtu për shtetin e Serbisë, por nga ana e Serbisë, sërish kjo është, ishte dhe duhet të jetë çështje e hetimeve dhe gjetjet shpresojmë që do të futen në raportin e hetimeve përfundimtare. Kjo nuk është bërë ende apo të paktën kjo nuk është ndarë me ne deri në këtë kohë” u shprehur Stano.

Ndërkohë reagimi i Qeverisë së Kosovës ishte i menjëhershëm. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i është përgjigjur zëdhënësit të Bashkimit Europian, Peter Stano, pasi ky i fundit deklaroi se Kosova ende nuk e ka ndarë me BE-në raportin përfundimtar për hetimet e sulmit terrorist në Banjskë.

Kryeziu tha se si qeveri, kanë përpiluar një raport 48 faqësh në lidhje me sulmin terrorist të cilin ia kanë dërguar BE-së dhe shteteve anëtare qysh vitin e kaluar. Ai theksoi se nëse Stano e ka fjalën për raportin që duhet të përgatitet nga prokuroria e vendit, sipas Kryeziut, duhet të kërkohet përgjigje nga vetë ai institucion i drejtësisë.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës, brenda kompetencave tona, kemi përpiluar një raport 48-faqësh në lidhje me sulmin terrorist dhe paramilitar, të cilin ia kemi dorëzuar Bashkimit Europian dhe secilit shtet anëtarë qysh vitin e kaluar. Këtë informacion besoj që zëdhënësi Stano duhet ta ketë. Nëse ai në deklaratat e tij të vazhdueshme e ka fjalën për raportin që duhet të përgatitet nga prokuroria e vendit, atëherë kjo është një çështje për të cilën duhet të kërkojmë përgjigje nga vetë ky institucion”- tha Kryeziu.

Kryeziu theksoi se është shqetësuese që nëntë muaj pas sulmit në Banjskë nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Kosovës por as masa nga unioni europian dhe bashkësia ndërkombëtare për Serbinë. Ai vlerëson se Radoiçiq mbetet i lirë dhe rrezik potencial i vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen në rajon.

“Për ne, mbetet tejet shqetësuese dhe e pakuptimtë që edhe pas 9 muajve, në njërën anë nuk ka aktakuzë nga prokuroria e vendit për Millan Radoiçiq dhe në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Europian, nuk ka ndërmarrë masa ndaj Serbisë, përkundër fakteve që dëshmojnë përfshirjen e saj në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023. Rikujtojmë që Radoiçiç vazhdon të mbetet i lirë dhe rrezik potencial i vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen në rajon”- nënvizoi ai. 

Çka ndodhi dhe si u pasua sulmi në Banjskë?

Në orët e para të ditës më 24.09.2023, një njësi policore e cila ishte në patrullim në fshatin Zveçan njoftoi se dy kamionë ishin vendosur në urën që të çon drejtë brendësisë së fshatit Banjskë në të cilin gjenden dhjetëra shtëpi. Rreshteri policor Afrim Bunjaku së bashku me dy kolegë të tij i ishin përgjigjur rastit, me ç’rast deri sa ishte afruar te kamionët e vendosur për të parë se çfarë po ndodhte një granatë kundër këmbësorisë me telekomandë kishte shpërthyer. Rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në sulm më 24.09.2023 ndërsa dy kolegët e tij, njëri ishte plagosur e tjetri ishte lënduar. 

Pas informatave për shpërthimin, e të shtënat me armë e me mjete tjera ndaj policëve, njësi të tjera reaguese ishin nisur drejtë Banjskës. Pamje të ndryshme të publikuara nga Policia e Kosovës, tregonin momente të kapura nga kamerat e vendosura në autoblindat e këtij institucioni deri sa grupi terrorist gjuante me armë të ndryshme drejt tyre. Pamjet e luftimeve mes grupit terrorist dhe policisë ishin publikuar më 01.10.2023 ndërsa ora tregonte 4 e tutje të mëngjesit. Përgjegjësinë për sulmin e po ashtu edhe logjistikën e kishte marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili është arrestuar më 03.10.2023 në Beograd dhe ishte ndaluar për 48 orë.

“Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as strukturat e pushtetit të Republikës së Serbisë, as në veri dhe nga ta nuk kam pasur asnjë ndihmë sepse deri në atë kohë kishim qëndrime të ndryshme të dallueshme sa i përket mbrojtjes nga terrori i Kurtit, pasi populli serb ka ofruar rezistencë ndaj terrorit të Kurtit shumë raste për zbutje dhe qetësim të situatës politike”- thuhet në letrën e Radoiçiq, që lexoi avokati i tij më 29.09.2024.

Ai nuk e bëri këtë në mënyrë publike dhe vet por me anë të një letre që e lexoi avokati i tij, Goran Petronijeviq. Madje në po të njëjtën letër ai tha se jep dorëheqje nga pozita e tij në Listën Serbe. Radoiçiq u intervistua nga Prokuroria në Serbi dhe është lënë i lirë që të hetohet në liri ndërsa vazhdon të jetojë atje. Më 06.12.2023, INTERPOOL kishte lëshuar fletarrestim për Millan Radoiçiq. Përveç, Millan Radoiçiç, lista e personave të cilët kanë një fletarrest nga INTERPOOL, përbëhet edhe nga 19 persona të tjerë të cilët dyshohen për sulmin terrorist në Banjskë./EXPRESS

milan radoiciq

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet