LIVE UPDATES
Bota

“Qyteti i ëndrrave”: Artistja me origjinë ruse tregon për jetën e saj nën sulme në Odesa

Belomlinskaya u befasua nga ajo që i thanë, veçanërisht në kohën kur Ukraina po përballet me pushtimin rus dhe vetë qyteti i Odesës kishte qenë cak i sulmeve ajrore të përditshme për gati një javë.

28 Korrik 2023, 08:00 Nga A.B

“Qyteti i ëndrrave”: Artistja me origjinë ruse tregon

Artistja me origjinë ruse, Yulia Belomlinskaya, dhe vajza e saj, Polina, po ecnin në rrugët e qytetit të Odesës kur atyre iu afruan nga dy gra ukrainase që i kishin dëgjuar të flisnin rusisht.

Sipas Belomlinskayas, njëra nga gratë iu tha: "Duam që ju të dini se ne ju duam. Mos mendoni se ne ju urrejmë".

Belomlinskaya u befasua nga ajo që i thanë, veçanërisht në kohën kur Ukraina po përballet me pushtimin rus dhe vetë qyteti i Odesës kishte qenë cak i sulmeve ajrore të përditshme për gati një javë.

Ajo i pyeti gratë se si mund të ndiheshin kështu, kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po e bombardonte qytetin e tyre.

Gruaja i ishte përgjigjur duke thënë se nuk po flet për Putinin, por për rusët në përgjithësi.

"Ne duam që gjërat të jenë mirë edhe për ju ", tha gruaja, sipas Belomlinskayas.

"Ajo frazë -- 'Ne duam që gjërat të jenë mirë edhe për ju' -- më tronditi plotësisht", tha Belomlinskaya për Radion Evropa e Lirë. "Këto plaka inteligjente donin sinqerisht që Rusia të ishte njësoj si Ukraina. Ato donin që ne të shëronim vendin tonë dhe të kishim presidentë të mirë dhe të këqij, por që ata të ndryshonin çdo pesë vjet".

Që nga pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022, Odesa ka qenë në shënjestër të herëpashershme nga forcat ruse.

Sidomos, duke filluar nga 18 korriku, qyteti është përballur me sulme gjatë natës me raketa dhe dronë, pasi Moska vuri në shënjestër kapacitetin e Ukrainës për të eksportuar grurë, pasi braktisi një marrëveshje që parashihte transportin e sigurt të grurit përmes Detit të Zi dhe në tregjet botërore.

Që nga 24 korriku, zyrtarët ukrainas raportuan se rreth 25 ndërtesa historike në qytet, përfshirë Katedralen Ortodokse, kishin pësuar dëmtime ose ishin shkatërruar plotësisht për shkak të sulmeve.

Belomlinskaya ka shkruar për sulmet dhe reagimet ndaj tyre në Facebook.

"Pas çdo shpërthimi, ndërtesa dridhet", tha ajo në një video të postuar në orët e para të 23 korrikut. "Dhe pastaj ka përsëri heshtje, por ju e dini se nuk do të zgjasë shumë. Ju mendoni, çfarë duhet të bëj tani para se të fillojnë të bien më shumë raketa?".

Në një qytet që dikur ishte ndër qytetet ukrainase më miqësore me Rusinë, gratë që i folën Belomlinskayas tani po bëhen të rralla, duke pasur parasysh pushtimin e fundit rus.

Odesa ka lidhje të forta historike dhe kulturore me Rusinë, duke përfshirë figura si Katerina e Madhe, Leo Tolstoi dhe Anna Akhmatova.

Belomlinskaya përmendi se kur u transferua në Odesa në vitin 2015, ajo kërkoi të ashtuquajturit "Banderitët" (nacionalistët ukrainas të ekstremit të djathtë) dhe "fashistët", siç portretizoheshin nga propagandistët rusë, por nuk gjeti asnjë.

Ajo u befasua kur pa se të gjitha tabelat në qytet ishin në rusisht dhe pyeti veten se ku ishte "ukrainizimi" për të cilin kishte dëgjuar.
Këtë ajo ua përcolli miqve të saj në Shën Petersburg.

Në një video të shpërndarë në Telegram më 23 korrik, kryebashkiaku i Odesës, Hennadiy Trukhanov, i cili dikur shihej si pro-rus, kritikoi ashpër sulmet e fundit dhe theksoi se si ato kishin ndryshuar opinionin publik në qytet.

Ai shprehu pakënaqësinë e thellë të Odesës ndaj veprimeve të forcave ruse, veçanërisht në shënjestrimin e fëmijëve dhe kishave ortodokse.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt publikut rus, ai theksoi se ata nuk e kanë kuptuar mirë Odesën dhe tha: “Nuk do të na thyeni, por vetëm do të na zemëroni më shumë”.

E lindur në Leningrad, tani Shën Petersburg, në vitin 1960, Belomlinskaya është poete, kostumografe, këngëtare dhe aktore, dhe i referohet vetes si një "personalitet i talentuar gjerësisht".

Edukimi i saj u ndikua nga prindërit e saj, pasi nënën e kishte shkrimtare dhe të atin artist.

Në vitin 1989, ajo u zhvendos me prindërit e saj në Shtetet e Bashkuara, por në vitin 2001 u kthye në Rusi. Që atëherë, ajo ka botuar disa libra dhe ka ndjekur një karrierë si këngëtare.

Rrënjët e saj familjare, megjithatë, arrijnë në Ukrainën jugore. Stërgjyshi i saj nga ana e nënës ishte një zdrukthëtar i talentuar, i cili nga Odesa ishte zhvendosur në kryeqytetin perandorak, Shën Petersburg.

“Për herë të parë vizitova Odesën në vitin 1982”, tha Belomlinskaya. "Odesa më magjepsi. Ky qytet nuk njeh asnjë autoritet dhe me të vërtetë e konsideron veten marina e botës", tha ajo.

“Odesa është e pakrahasueshme”, vazhdoi ajo. "Një qytet ëndrrash që ka gjithçka. Imagjinoni Shën Petersburgun në brigjet e Detit të Zi".

Në vitin 2015, ajo u transferua përgjithmonë në Odesa.

Kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, Belomlinskaya e gjeti veten në një realitet të ri të tmerrshëm. Teksa miqtë e saj rusë dërguan mesazhe si "Mos u shqetëso, ne po vijmë për ty", ajo u përgjigjej: "Unë do t'ju mirëpres me një koktej molotovi. Kjo është shtëpia ime dhe po bombardohet".

Para pushtimit, Belomlinskaya e perceptonte veten si një "shkrimtare nga veriu" në Odesa, e ngjashme me një shkrimtar emigrant si Tomas Mann. Megjithatë, në vazhdën e pushtimit, ndjenja e saj e identitetit u transformua dhe ajo filloi të ndjente një lidhje të fortë me qytetin, duke e konsideruar veten dhe të tjerët si qytetarë të vërtetë të Odesës.

Sa i përket gjuhës, tregoi se të gjithë vendasit e Odesës janë dygjuhësh.
Brezi i vjetër është i prirë të komunikojë kryesisht në rusisht, ndërsa të rinjtë kanë përqafuar gjuhën ukrainase si gjuhën e tyre të zgjedhur.

Belomlinskaya tha se përfshirja në biseda me rusët që mbështesin agresionin e Putinit është e kotë, duke e përshkruar atë si "vetëm dhimbje dhe çmenduri".

Sipas saj, vendi i saj aktualisht qeveriset nga "fëmijët e nomenklaturës sovjetike", të cilëve u mungon vizioni për një komb demokratik dhe federal.

“Ata kanë nevojë për një Car që ulet ne fron, i trashëguar nga djali i tij, që sundojnë përmes frikësimit”, tha ajo.

Belomlinskaya deklaroi me vendosmëri se si ukrainasit në përgjithësi, por banorët e Odesës në veçanti, nuk do t'i nënshtrohen kurrë një të ardhmeje të tillë.

"Dhe, Putini mendoj se e di këtë", tha ajo. "Kjo është arsyeja pse ata na bombardojnë çdo natë"../REL

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!