LIVE UPDATES
Bota

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

Strika thotë se pas vitesh përballjeje me kërcënime verbale, ai është sulmuar edhe fizikisht për herë të parë ndërsa raportonte.

3 Qershor 2025, 08:51 Nga N.F
Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
Foto

SERBI- Media e lirë dhe sundimi i ligjit, këto janë kërkesat që bashkojnë studentët dhe BE. Por si po vepron qeveria serbe? Për Zoran Strikën, gazetarnë portalin 021.rs në Novi Sad, ditët e punës janë bërë mezi të durueshme. Që nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar, prej së cilës u vranë 16 vetë, vala e protestave nuk është ndalur. Presioni në redaksinë e tij po rritet - sepse ka më shumë punë, më pak burime dhe më shumë kërcënime të hapura.

Strika thotë se pas vitesh përballjeje me kërcënime verbale, ai është sulmuar edhe fizikisht për herë të parë ndërsa raportonte. Ai po filmonte mbështetësit e SNS-së që po mblidheshin për një tubim në Beograd, kur u bë dëshmitar i një sulmi brutal ndaj një kalimtari që u përpoq të fotografonte tubimin.

"Tre burra e rrëzuan përtokë, filluan ta rrihnin, i morën telefonin dhe e hodhën në Danub", thotë Strika.

Shtimi i numrit të sulmeve

Në Serbi janë regjistruar që nga fillimi i vitit 128 raste sulmesh dhe presionesh ndaj gazetarëve, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar kishte 166 sulme, sipas të dhënave të Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë(NUNS).

"Sulmet fizike janë rritur dhe ajo që është shqetësuese është se sulmet fizike dhe ngacmimet e gazetarëve po ndodhin në prani të policisë. Gazetarët etiketohen si dikush që provokon sulme vetëm sepse po bën punën e tij dhe policia nuk reagon ndaj tyre", shpjegon për DW sekretarja e NUNS, Tamara Filipoviq Stevanoviq.

Problemi më i madh, shton ajo, është se askush nuk mbahet përgjegjës për sulmet, rastet nuk marrin një epilog ligjor, kështu që sulmet vazhdojnë.

Përveç kësaj, gazetarët shpesh janë nën vëzhgim. Amnesty International raportoi se autoritetet në Serbi kanë monitoruar në mënyrë të paligjshme telefonat e gazetarëve dhe aktivistëve. Njëri prej tyre është një gazetar nga Dimitrovgradi, Slavisha Milanov. Ai shpjegoi se policia instaloi softuer për spiunim tek ai, pa urdhër nga zyra e prokurorit.

"A jemi kriminelë që ky softuer po përdoret tek ne?" i tha ai N1. "Çfarëdo që të na ndodhë neve ose dikujt në mjedisin tim, unë do ta mbaj shtetin përgjegjës për këtë."

Milionat evropiane përshpejtojnë reformat

Siguria e gazetarëve është vetëm një nga pikat kritike që organizatat ndërkombëtare dhe lokale që monitorojnë gjendjen e lirisë së medias në Serbi kanë theksuar për vite me radhë. Kërkesat për media të lira kanë qenë pjesë e të gjitha protestave të mëdha civile në dhjetë vitet e fundit.

Bashkimi Evropian ka të njëjtat kërkesa në procesin e integrimit evropian. Agjenda e reformave, e cila përmban një plan konkret reformash që Serbia duhet të përmbushë deri në vitin 2027, rendit si një nga hapat e parë ndryshimin e ligjeve të medias dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Organit Rregullator për Median Elektronike. Meqenëse Serbia nuk arriti ta përmbushë këtë, BE shtyu pagesën e 111 milionë eurove ndihmë.

Më pas u nis një proces i ri për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit REM. Projektligjet për median iu dorëzuan grupeve të punës. Por akoma nuk ka ndonjë zjigdhje.

Hakmarrje ndaj medias së pavarur
NUNS kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të marrë pjesë në një dialog me shtetin. "Edhe nëse diçka ndryshon me ligj, nuk ka garanci se nuk do të abuzohet", thotë Filipoviq Stevanoviq. "Ajo që ndodhi këtë vit ishte një hakmarrje e shtetit ndaj medias që raportoi profesionalisht për gjithçka që ndodhi në Novi Sad dhe Serbi që nga 1 nëntori", thotë Zoran Strika. Ata kritikojnë edhe shpërndarjen e parave për mediat dhe besojnë se do të ketë manipulime edhe në të ardhmen.

"Reformat duhet të jenë të mirëfillta, jo vetëm të shënohen në letër", tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas gjatë një vizite të kohëve të fundit në Serbi./DW

qeveria serbe

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale