Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky vendim e mbështet propozimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili mori pjesë edhe në seancën e Qeverisë të premten. Vuçiç njoftoi më 14 shtator se kishte nënshkruar marrëveshjen për kryerjen e shërbimit të rregullt ushtarak për 75 ditë.
SERBE- Qeveria e Serbisë i ka nisur të premten procedurat për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vend, 13 vjet pasi ishte hequr. Në një njoftim për media, Qeveria serbe tha se e ka miratuar një konkluzion, sipas të cilit, do të formohet një grup punues për “shqyrtimin e aktiviteteve dhe masave” për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Ky vendim e mbështet propozimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili mori pjesë edhe në seancën e Qeverisë të premten. Vuçiç njoftoi më 14 shtator se kishte nënshkruar marrëveshjen për kryerjen e shërbimit të rregullt ushtarak për 75 ditë.
Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për burrat, ndërsa vullnetar për gratë, sipas Qeverisë. Para vendimit të Qeverisë të premten, lideri serb tha se ministrat e kanë përkrahur propozimin e tij për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
“Kam theksuar se kjo është një gjë e madhe për Serbinë, jo vetëm për mbrojtjen e vendit, por edhe sepse do të forcojë ndjesinë e përgjegjësisë dhe seriozitetit tek të rinjtë, e cila do t'u nevojitet atyre për gjithçka që do të hasin në jetën civile”, tha Vuçiq në Instagram.
Ai shtoi se “qytetet dhe bashkitë ku ndodhen kazermat do të përfitojnë edhe nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, sepse këto zona do të rriten ekonomikisht dhe do të përparojnë e zhvillohen edhe më shpejt”.
Gjatë një vizite te Forcat e Armatosura të Serbisë, Vuçiq tha gjithashtu se kryerja e shërbimit ushtarak do të zgjasë shumë më pak se në të kaluarën.
"[Kohëzgjatja e kryerjes së shërbimit] është pesëfish më e shkurtër se në kohën tonë, dhe nuk duhet të them se kryerja e tij do të jetë patjetër shumë më e lehtë sesa ishte në kohën tonë, por gjithashtu e gjithë disiplina është shumë më e vogël se më parë”, tha ai për gazetarë.
Ideja për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak është konkretizuar në janar të këtij viti. Atëkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë ka nisur një iniciativë dhe i ka propozuar presidentit të Serbisë rikthimin e shërbimit ushtarak.
Me Kushtetutën e Serbisë dhe Ligjin për ushtrinë, presidenti i Serbisë e komandon ushtrinë serbe në luftë dhe në paqe. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi ishte hequr më 1 janar të vitit 2011 Kroacia fqinje mori, gjithashtu, vendimin për ta rikthyer shërbimin ushtarak, duke filluar nga viti i ardhshëm./ REL
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka folur për gatishmërinë për të përdorur ar...
Foto ilustruese KOSOVË- Të mërkurën, më 25 shtator, në orën 9:30, do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur...
fotot ilustruese SPANJË- Anijet spanjolle të shpëtimit detar gjetën rreth 500 emigrantë nga Afrika pranë Ishujve Kanarie gjat...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel&rdqu...
paje nga zjarri PORTUGALI- Qeveria portugeze shpalli një ditë zie kombëtare të premten për shkak të zjarreve masive që v...
Brian Jeffrey Raymond SHBA- Një ish-oficer i CIA-s është dënuar me 30 vjet burg për drogimin dhe sulmin seksual të dhjetë...
ibrahim aqil IZRAEL- Sulmi ajror izraelit në Bejrut të premten pasdite duket se kishte nën shenjestrër Ibrahi...
Elon Musk SHBA- Shërbimi Sekret nuk po qesh me të ashtuquajturën “shaka” të Elon Muskut për një atentat ndaj ish-...
Foto ilustruese UKRAINË- NATO-ja i përfundoi stërvitjet e madhe kundër dronëve këtë javë, në të cilat mor...
pamje nga vendngjarja IZRAEL- Ushtarët izraelitë janë filmuar duke shtyrë tre trupa në dukje të pajetë, nga një &cc...