LIVE UPDATES
Bota

Qeveria e re e RMV, vijon edhe sot seanca parlamentare

Paraprakisht, deputetët nga opozita maqedonase akuzuan kryeministrin se nuk kujdeset për diasporën maqedonase dhe kanë pyetur pse nuk propozon ministër të ri për diasporë në periudhë, siç thanë, “kur nga disa shtete na mohohet identiteti”.

23 Shkurt 2023, 12:32 Nga a.l
Qeveria e re e RMV, vijon edhe sot seanca parlamentare
Republika e Maqedonisë së Veriut

MAQEDONI E VERIUT-  Seanca e Kuvendit edhe në vazhdimin pas mesnatës kaloi me akuza të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës. Deputetët nga opozita me akuza për gjendjen e keqe ekonomike, mosfunksionimin e institucioneve, paaftësinë e pushtetit që të ballafaqohet me korrupsionin, mospërfundimin e projekteve kapitale, duke përsëritur qëndrimin se rikonstruimi i Qeverisë nuk është në interes të qytetarëve, por i pazarllëkut për funksione dhe i interesave personale.

Në një moment erdhi deri te zënka mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, i cili paraprakisht në fjalimin nga foltorja e përmendi djalin e Xhaferit. Pas debatit të shkurtër dhe intervenimit të koordinatorit të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, situata u qetësua dhe vazhdoi debati për shkarkimin e ministrit të obliguar për diasporë, Xhemail Çupi.

Paraprakisht, deputetët nga opozita maqedonase akuzuan kryeministrin se nuk kujdeset për diasporën maqedonase dhe kanë pyetur pse nuk propozon ministër të ri për diasporë në periudhë, siç thanë, “kur nga disa shtete na mohohet identiteti”.

Në këtë kryeministri replikoi se Qeveria, shteti, kujdeset për secilin pjesëtar të diasporës, pa dallim se ku jetojnë, duke shtuar se vetëm VMRO-DPMNE-ja është ajo që tenton t’i prish marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Lidhur me pyetjet për diasporë, dëshiroj këtu shumë qartë të them, maqedonas ka edhe në Amerikë, Kanada, Gjermani dhe Zvicër, Australi, Greqi, Bullgari, Serbi, Shqipëri dhe në Kosovë dhe gjithkund ata janë maqedonas që e flasin gjuhën maqedonase, për çka ne jemi tejet krenarë. Merrni vetëm para dy javëve xhirimet nga MPJ dhe e shihni se çfarë ndihme është dërguar në Shqipëri për maqedonasit që jetojnë aty”, tha Kovaçevski.

Ende nuk ka përfunduar debati për shkarkimin e ministrit pa resor për disporë, Xhemail Çupi nga Alternativa, ndërsa në seancat paraprake u rrumbullaksua debati për shkarkimin e bashkëpartiakëve të tij, ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, të cilët do të zëvendësoihen nga kuadro të partnerit të ri të koalicionit – Aleanca për Shqiptarët. Në rend të ditës së seancës së 104-të janë edhe emërimet e ministrave të rinj, Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër të Shoqërisë Informative, Krenar Logës për ministër të Drejtësisë dhe Kaja Shukova për ministre të Ambientit Jetësor.

Në kuadër të kësaj seance duhet të shkarkohen edhe zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshyqur Abedini dhe Lulzim Aliu. Seanca e 104-të filloi më 13 shkurt, ndërsa Kuvendi paraprakisht i ka konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu. Seanca do të vazhdojë sot, ndërsa krahas saj, u caktua edhe seanca për pyetje të deputetëve.

Klan Macedonia

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës