All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Qëndroi 17 vite pa folur, amerikani rrëfen historinë e tij dhe arsyen e këtij vendimi

Amerikani John Francis ka rrëfyer historinë e tij, ku ka ndaluar së foluri për 17 vite. Në moshën 27 vjeçare ai bëri një premtim që nuk do të fliste më. Por në ditën e Tokës ai vendosi që të fliste për mjedisin.

1 Shtator 2022, 08:24 Nga s.s
Qëndroi 17 vite pa folur, amerikani rrëfen historinë e tij dhe
John Francis
All - Paragraf - 1

SHBA- Amerikani John Francis ka rrëfyer historinë e tij i cili ka ndaluar së foluri për 17 vite. Ishte viti 1971, një kohë kur lëvizja hipi kishte pushuar së qeni masive si në vitet ’60, por mbeti ende në komunitete dhe njerëz të caktuar. Pikërisht, në këtë kontekst, një 27-vjeçar bëri një premtim që e mbajti për 17 vite: nuk do të fliste.

Gjithçka filloi me një aksident mes dy cisternave të naftës në vitin 1971, pranë Gjirit të San Franciskos, që u ndot me gati dy milionë litra naftë. John Francis shkoi në vendngjarje që të dëshmonte atë që ndodhi: “Pashë njerëz në plazh, në grupe të vogla duke pastruar. Ata hynë në ujë dhe dolën me pelikanë dhe pulëbardha të mbuluar me vaj”, tha ai për BBC. Tronditja që i shkaktoi kjo ngjarje, e bëri atë të parkonte makinën e tij përgjithmonë dhe vetëm të ecte.

Për një moment, mendoi se nuk do të ishte i vetmi që do ta merrte këtë vendim, por nuk ndodhi kështu: “Njerëzit debatonin me mua nëse një person mund të bënte i vetëm ndryshimin. Kritikohesha nga shoferët, pasi i bëja të ndiheshin keq”.

Ditën që mbushi 27 vjeç, ai vendosi t’i bënte një dhuratë botës dhe jo anasjellas: “Unë do të ndaloj së foluri”, tha ai. Fillimisht, betimi për heshtje do të zgjaste vetëm 24 orë, por ai kuptoi se në gjithë këto vite nuk kishte dëgjuar askënd dhe se tani ndoshta ishte momenti për të dëgjuar dhe mësuar diçka nga të tjerët.

“Mendova të mos flisja edhe një ditë tjetër, që u shndërrua në një tjetër dhe më pas në një javë", tha ai. Kështu, vazhdoi në heshtje për 17 vite. Gjatë asaj kohe, John Francis nuk qëndroi duarkryq. Ai filloi të udhëtonte në vendin e tij, me Kaliforninë si pikënisje, ai arriti në Oregon dhe eksploroi disa zona të egra.  Por, jo vetëm kaq. Ai u diplomua nga kolegji dhe më vonë aplikoi në programin Master të Studimeve Mjedisore në Universitetin e Montanës. Përfundoi edhe doktoraturën që u fokusua në botën e mjedisit. 

Për më tepër, Francis u kontaktua për të këshilluar qeverinë amerikane për derdhjet e naftës dhe nga OKB-ja i kërkuan të ishte ambasadori i tyre mjedisor. E gjithë kjo, nga heshtja. Koha kaloi dhe pas më shumë se 15 vitesh pa folur, tre diploma kolegji dhe shumë arritje, John Francis ndjeu se kishte diçka për të thënë. Dita e zgjedhur ishte 2 janari 1990, Dita e Tokës. Ai e zgjodhi atë “sepse doja të flisja për mjedisin, diçka që për mua kishte kaluar nga ajo që ne tradicionalisht mendojmë”.

Konferenca u zhvillua në një hotel në Uashington. Përveç familjes dhe miqve, në të morën pjesë edhe disa media, si National Geographic. Kështu vendosi të thyente heshtjen. Dhe, me kalimin e viteve, ai gjithashtu është rikthyer të udhëtojë me makinë, por me një makinë hibride.

john francis shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen