LIVE UPDATES
Bota

Putin: Të rifillojë prodhimi i raketave bërthamore me rreze të mesme

Sipas ish-Traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), të nënshkruar nga Mihail Gorbaçovi dhe Ronald Regani në vitin 1987, dy superfuqitë ranë dakort për të hequr dorë nga raketat balistike dhe me vetëdrejtim, bërthamore dhe konvencionale, me rreze nga 500 deri në 5500 kilometra.

29 Qershor 2024, 07:23 Nga E. D

Putin: Të rifillojë prodhimi i raketave bërthamore me rreze

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për rifillimin e prodhimit të raketave bërthamore me rreze të mesme dhe të shkurtër, që ishte ndaluar nëpërmjet një traktati me Shtetet e Bashkuara, tashmë të shfuqizuar.

Sipas ish-Traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), të nënshkruar nga Mihail Gorbaçovi dhe Ronald Regani në vitin 1987, dy superfuqitë ranë dakort për të hequr dorë nga raketat balistike dhe me vetëdrejtim, bërthamore dhe konvencionale, me rreze nga 500 deri në 5500 kilometra.

Marrëveshja e nënshkruar eliminoi një kategori të tërë armësh bërthamore dhe filloi një sistem inspektimesh dhe verifikimesh në terren, thuhet në materialet e Shoqatës së Kontrollit të Armëve.

Sipas kushteve të traktatit, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia shkatërruan 2692 raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme brenda afatit për zbatimin e traktatit, më 1 qershor 1991, sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve.

Duke filluar nga viti 2014, Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë për moszbatim dhe dy vendet shkëmbyen akuza dhe mohime për moszbatimin për disa vite. Administrata e ish-presidentit Trump u tërhoq nga traktati në vitin 2019 pasi përmendi dyshimet për moszbatimin nga Rusia dhe shqetësimet për rezervat e raketave të Kinës.

Rikthimi i prodhimit të raketave është tani i nevojshëm, tha zoti Putin të premten gjatë një sesioni të transmetuar në televizion të Këshillit të Sigurisë të Rusisë, sepse Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar prodhimin dhe vendosjen e raketave në Danimarkë dhe në Filipine.

"Sot dihet se Shtetet e Bashkuara jo vetëm që prodhojnë nga këto sisteme raketash, por i kanë sjellë tashmë në Evropë për stërvitje, në Danimarkë. Kohët e fundit u njoftua se ato ndodhen në Filipine", tha udhëheqësi rus.

Ushtria amerikane njoftoi në prill se kishte vendosur me sukses një sistem raketash me rreze të mesme në Luzonin Verior, në Filipine, në kuadrin e një stërvitjeje ushtarake. Ushtria amerikane tha se "dislokimi i rëndësishëm shënon një moment historik për këtë aftësi të re, ndërsa rrit ndërveprueshmërinë, gatishmërinë dhe aftësitë e mbrojtjes, në koordinim me Forcat e Armatosura të Filipineve".

"Duhet të fillojmë prodhimin e këtyre sistemeve goditëse dhe më pas, bazuar në situatën aktuale, të marrim vendime se ku, nëse është e nevojshme për të garantuar sigurinë tonë, t'i vendosim ato", i tha zoti Putin këshillit.

Lajmet për mundësinë e rifillimit të prodhimit të raketave bërthamore vijnë ndërsa vazhdon lufta e Rusisë në Ukrainë. Zoti Putin kërcënoi kohët e fundit se do të vendoste armë konvencionale në distancë goditëse ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre evropianë, nëse armët e tyre me rreze të gjatë të dhuruara Ukrainës do t'i lejonin Ukrainës të godiste më thellë brenda territorit të Rusisë./VOA

vladimir putin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës