LIVE UPDATES
Bota

Putin: Një "luftë e vërtetë" është nisur kundër Rusisë

Në një fjalim 10 minutësh në Sheshin e Kuq, presidenti Putin përsëriti mesazhet e njohura që ai ka dhënë shumë herë në gati 15 muajt e luftës së Rusisë në Ukrainë.

9 Maj 2023, 14:06 Nga I.A
Putin: Një "luftë e vërtetë" është nisur
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti Vladimir Putin u tha rusëve të martën se bota është në një udhëkryq thelbësor dhe se rusët janë të angazhuar në një luftë patriotike për të ardhmen e vendit të tyre, ndërsa Rusia shënon përvjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

"Sot, qytetërimi është përsëri në një udhëkryq vendimtar. Një luftë e vërtetë është nisur kundër atdheut tonë. Ne kemi zmbrapsur terrorizmin ndërkombëtar, ne do të mbrojmë banorët e Donbasit, ne do të vendosim sigurinë tonë", tha presidenti Putin në një manifestim në Moskë.

Në një fjalim 10 minutësh në Sheshin e Kuq, presidenti Putin përsëriti mesazhet e njohura që ai ka dhënë shumë herë në gati 15 muajt e luftës së Rusisë në Ukrainë. Ai tha se "elitat globaliste perëndimore" po mbjellin rusofobinë dhe nacionalizmin agresiv, ndërsa populli ukrainas është bërë "peng i një grushti të shtetit " dhe ambicieve të Perëndimit.

Ai nuk foli për sfidat me të cilat përballet Rusia ndërsa forcat e saj përgatiten për një kundërofensivë të madhe të pritshme nga Ukraina dhe as nuk përshkroi ndonjë rrugë drejt fitores. Fjalimi, i pasuar nga një parakalim i madh ushtarak nëpër Sheshin e Kuq, u mbajt pas një vale sulmesh brenda Rusisë këtë muaj, përfshirë një sulm të pretenduar me dron në vetë kështjellën e Kremlinit më pak se një javë më parë.

Rrëfimi zyrtar i Kremlinit për luftën paraqet një pamje të një konflikti ekzistencial me Perëndimin, i cili sipas pikëpamjes së Moskës thjesht po përdor Ukrainën si një mjet për të shkatërruar Rusinë, për të rishkruar historinë e saj dhe për të shtypur vlerat e saj tradicionale. Ky version i zhvillimeve ka dominuar mbulimin e luftës në mediat shtetërore ruse.

Në fjalimin e tij, Putin këmbënguli se “ambiciet e pazbutura, arroganca dhe mosndëshkimi” i Perëndimit janë fajtorë për konfliktin. Rusia lëshoi një breshëri raketash mbi Ukrainën gjatë natës, disa orë para fillimit të parakalimit në Moskë i cili këtë vit po zhvillohet mes masave të rrepta të sigurisë.

Zyrtarët ukrainas thanë se forcat e Kremlinit lëshuan 25 raketa gjatë natës në një valë sulmesh gjithandej Ukrainës, duke shtuar se mbrojtja ajrore shkatërroi me sukses 23 prej tyre. Të paktën 21 qytete ruse anuluan parakalimet ushtarake të 9 majit. Manifestimit në Moskë iu bashkuan udhëheqës të vendeve ish sovjetike, Bjellorusisë, Kirgizisë, Armenisë, Kazakistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri