LIVE UPDATES
Bota

Putin: Jam i gatshëm për negociata, por ka kërkesa që janë hedhur poshtë nga Kievi dhe Perëndimi

Presidenti rus tha se një marrëveshje paraprake në Stamboll, disa muaj pas fillimit të luftës, mund të shërbejë si bazë për diskutimet e ardhshme.

19 Dhjetor 2024, 18:31 Nga M.B
Putin: Jam i gatshëm për negociata, por ka kërkesa që
Vladimir Putin

RUSIA- Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Rusia nuk ka parakushte për të filluar bisedimet me Kievin për një marrëveshje të mundshme paqeje, por përsëri iu referua kërkesave0 që ka përmendur më parë për fundin e luftës. Në konferencën e tij të fundit të vitit me gazetarët, që presidenti rus e përdor për të projektuar pushtetin e tij të gjithanshëm, ai tha se është i gatshëm për kompromis me Presidentin e zgjedhur Donald Trump lidhur me Ukrainën.

Presidenti rus tha se një marrëveshje paraprake në Stamboll, disa muaj pas fillimit të luftës, mund të shërbejë si bazë për diskutimet e ardhshme.

“Në fund të fundit, ne arritëm në thelb një marrëveshje në Stamboll në fund të vitit 2022. Dhe, po e përsëris për të 100 herë, se pala ukrainase vuri inicialet, që do të thotë se ata në përgjithësi ishin dakord me të, dhe më pas për disa arsye e refuzuan”, tha ai.

Duke iu përgjigjur këtij pretendimi, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, gjatë një konferencë shtypi në Bruksel mohoi të kishte pasur një marrëveshje në Stamboll mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Ukraina nuk ra dakord me ultimatumin e Federatës Ruse. Ukraina nuk nënshkroi asgjë, nuk pati asnjë marrëveshje. Kishte një përgjigje ndaj ultimatumit nga Federata Ruse", tha ai.

Presidenti Putin e përdori konferencën e shtypit të fundvitit, që si zakonisht ishte e orkestruar deri në detaje, për të përforcuar autoritetin e tij dhe për të demonstruar se ka kontroll për çdo gjë në vend.

Ai tha se është i gatshëm të bisedojë me Presidentin e ardhshëm amerikan Donald Trump për përfundimin e luftës.

"Dhe ne gjithmonë kemi thënë se jemi gati për negociata dhe kompromise. Është pikërisht pala kundërshtare ... që ka refuzuar të negociojë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për një gjë të tillë”, tha ai.

Por në të njëjtën kohë, ai shtoi se bisedimet duhet të bazohen tek "situata në terren" duke iu referuar disa kushteve që i ka parashtruar më parë. Putini ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga aspirata për t'u anëtarësuar në NATO dhe të pranojë arritjet e Rusisë në fushën e betejës. Kievi dhe Perëndimi i kanë hedhur poshtë këto kërkesa.

Zoti Trump i cili merr detyrën më 20 janar, është zotuar t'i japë fund konfliktit me shpejtësi, por nuk ka dhënë detaje se si do ta bëjë këtë. Ukrainasit druhen se ky premtim nënkupton që ata të bëjnë lëshime territoriale.

Presidenti rus nuk e pranoi se pozitat e Rusisë në luftë janë dobësuar, megjithëse përparimi i trupave ruse ka qenë i ngadaltë dhe Kremlini ka pësuar disa humbje të konsiderueshme.

“Unë kam një këndvështrim tjetër. Unë besoj se Rusia është bërë shumë më e fortë gjatë dy-tre viteve të fundit. Pse? Sepse ne po bëhemi një vend vërtet sovran. Ne nuk jemi më të varur nga askush”, tha ai.

Duke folur për doktrinën e rishikuar bërthamore të vendit, zoti Putin tha se ajo ka si synim reagimin e Moskës ndaj vendeve me aftësi bërthamore ose pa këto aftësi që mund të kryejnë agresion ndaj Rusisë, duke paralajmëruar kështu përsëri Perëndimin.

“Nëse vende të tilla dhe aleatët e tyre përbëjnë kërcënim për sovranitetin tonë, vetë ekzistencën e Rusisë, atëherë ne do ta konsiderojmë veten në të drejtën tonë për të përdorur armët bërthamore kundër tyre”, tha ai.

Presidenti Putin, i cili është në pushtet për gati një çerek shekulli dhe filloi një mandat tjetër gjashtëvjeçar në fillim të këtij viti, tha se forcat ruse po lëviznin drejt arritjes së qëllimeve të tyre kryesore në Ukrainë. Moska e filloi agresionin frontal kundër Ukrainës në shkurt 2022./ VOA




lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë