Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në fillim të kësaj jave, delegacionet nga Kievi dhe Uashingtoni u pajtuan për një armëpushim 30-ditor, i propozuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një takimi në Arabinë Saudite.
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se Rusia pajtohet me propozimin e Shteteve të Bashkuara për armëpushim në Ukrainë, por shtoi se hollësitë duhet të zgjidhen dhe se çfarëdo marrëveshje që bëhet duhet të çojë drejt një paqeje afatgjate.
Në fillim të kësaj jave, delegacionet nga Kievi dhe Uashingtoni u pajtuan për një armëpushim 30-ditor, i propozuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një takimi në Arabinë Saudite.
Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të enjten me Kryeministrin irlandez, Micheal Martin, Trump shprehu besim për arritjen e një armëpushimi për Ukrainën, dhe i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, mbërriti në Moskë të enjten për të biseduar me Kremlinin për këtë çështje.
“Ne pajtohemi me propozimin për t’i ndalur luftimet. Por, ne nisemi nga fakti se kjo duhet të çojë drejt një paqeje afatgjate dhe duhet t’i zhdukë shkaqet rrënjësore të kësaj krize”, tha Putin të enjten.
“Ne jemi për [armëpushim], por ka nuanca”, tha Putin duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi mënyrën se si e vlerësonte propozimin e SHBA-së për një armëpushim gjatë një konference për shtyp në Moskë me liderin bjellorus, Aleksandr Lukashenko.
Trump e ka bërë përfundimin e pushtimit mbi trevjeçar të Ukrainës nga Rusia prioritet kryesor që kur mori detyrën në janar, duke dërguar me shpejtësi zyrtarë të lartë në Moskë dhe në Kiev për ta shtruar rrugën për bisedime. Putin tha se propozimi përmban pyetje të pa përgjigje, si për shembull, çfarë do të bëhet me inkursionin e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut.
“Nëse kemi një armëpushim, a do të thotë kjo se të gjithë atje do të largohen?” tha Putin.
“A duhet t’i lirojmë ata [trupat ukrainase] pasi kanë kryer krime kundër popullsisë? Apo do të dorëzohen?” pyeti ai.
Ukraina kreu një inkursion befasues në Kursk në gusht të vitit të kaluar, duke marrë një pjesë të territorit rus me shpresën për ta shkëmbyer me tokën e saj sapo të fillojnë bisedimet për paqe. Por, kjo strategji mund të dështojë tani, pasi forcat ruse po i zmbrapsin ukrainasit ngadalë jashtë Kurskut, duke e rimarrë më shumë se gjysmën e territorit të kapur fillimisht nga Ukraina.
Gjatë fjalës së tij Putini theksoi se ne duhet të negociojmë me kolegët dhe partnerët tanë amerikanë dhe ndoshta të zhvillojmë një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump. Presidenti rus e përfundoi fjalimin duke thënë se “ne mbështesim idenë e përfundimit të këtij konflikti, por me mjete paqësore”.
Foto ilustruese GJERMANIA- Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Gjermanisë besonte se kishte një shans 80-90% që ...
Foto ilustruese KANADA - Ministrat e Jashtëm të demokracive kryesore perëndimore u përpoqën të shfaqnin një front të...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin dhe Alexander Lukashenko kanë dalë së bashku në një deklaratë, ku t&...
Friedrich Merz, CDU, dhe Lars Klingbeil, SPD GJERMANI - Kancelari i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, paraqiti të ...
Vladimir Putin dhe Donald Trump SHBA- Në negociatat e deritanishme, ekipi i Donald Trump ka marrë atë që mund të quhet me dashamir...
Dr. David Weldon SHBA- Shtëpia e Bardhë tërhoqi emërimin e Dr. David Weldonit, ish ligjvënës nga Florida, për t&eum...
pamje nga vendngjarja INDONEZI- Më shumë se 50 të burgosur në një burg indonezian organizuan një arratisje ndërsa oficer...
foto ilustruese SHBA- Një problem në platformën e lëshimit bëri që anija e hapësirës SpaceX të shtynte një...
foto ilustruese BRUKSEL- Policia belge që nga mëngjesi po kryen bastisje në disa vendodhje në Bruksel dhe pjesë të tjera t&eu...
Foto ilustruese RUSIA- Rusia tha të enjten se trupat e saj kanë dëbuar ushtrinë ukrainase nga qyteti më i madh i Kurskut, rajon i ...