LIVE UPDATES
Bota

"Pushteti i Gjermanisë përfundon në kufi", DW: Olaf Scholz, njeri i qetë, ja pse doli nga vetja gjatë prezantimit në Bundestag

Qeveria e Gjermanisë ndodhet nën presion lidhur me çështjen e migracionit. Kancelari Olaf Scholz reagon ashpër dhe sulmon direkt verbalisht në debat kryetarin e partisë kristiandemokrate në opozitë, Friedrich Merz.

12 Shtator 2024, 15:40 Nga M.B
"Pushteti i Gjermanisë përfundon në kufi", DW: Olaf
Olaf Scholz

GJERMANIA- Olaf Scholz është një njeri i qetë, të cilin është e vështirë ta nevrikosësh. A mundet ai të dalë jashtë kontrollit, të ngrejë zërin apo të jetë emocional? Ndodh shumë rrallë, që kancelari socialdemokrat të devijojë nga linja e tij e qetë, profesionale dhe e arsyeshme.

Krejt ndryshe ishte prezantimi i tij në Bundestag (11.09.2024) gjatë të ashtuquaturit debati i përgjithshëm. Ky debat zhvillohet gjithmonë javën e diskutimit të buxhetit, kur parlamenti mblidhet të konsultohet për buxhetin e vitit pasues. Qeveria dhe opozita e shfrytëzojnë këtë seancë për debate të përgjithshme edhe lidhur me punën e qeverisë.

Sulme të ashpra verbale

Bilanci nga këndvështrimi i opozitës, sikurse edhe pritej, ishte mizerabël. "Eshtë Gjermania sot më e sigurtë se më 2021? Jo. Eshtë Gjermania sot më e aftë për konkurrencën se më 2021? Jo. Eshtë Gjermania sot politikishht më e qëndrueshme se më 2021? Jo". Kështu e hapi debatin Alexander Dobrindt, kryetari i grupit parlamentar të konservatorëve bavarezë të partisë kristiansociale (CSU). "Koalicioni nuk është koalicion i përparimit, por i rrënimit të këtij vendi."

Tema qendrore e debatit ishte politika përazilin dhe refugjatët. Pas dështimit të bisedimeve për migracionin ndërmjet qeverisë dhe kristiandemokratëve/kristiansocialëve (CDU dhe CSU) në opozitë, kancelari dhe kryetari i CDU-së, Friedrich Merz, shkëmbyen replika të forta duke sulmuar ashpër verbalisht njeri-tjetrin. Ata i ngarkojnë reciprokisht njeri-tjetrit përgjegjësinë për dështimin e përpjekjeve për gjetjen bashkarisht të një zgjidhjeje ndaj problemit të migracionit të parregullt.

Planet për politikën e azilit janë të pamjaftueshme sipas CDU-së

Pas atentatit me thikë në Solingen në mes të gushtit, qeveria paraqiti propozimet për ashpërsimin e ligjeve të migracionit dhe të sigurisë. Në thelb synohet, që qysh në kufi të kryhen procese të përshpejtuara për aplikimet për azil. Refugjatët, të cilëve u refuzohet kërkesa duhet të mbahen në afërsi të kufirit derisa të shqyrtohet aplikimi i tyre për azil.

Këto plane janë "tepër larg asaj që është e domosdoshme" kritikoi Merz në Bundestag. CDU/CSU do që të kthehen qysh në kufi refugjatët, sepse Gjermania ndërkohë është e mbingarkuar me pranimin dhe integrimin e tyre. Njerëzit duhet të paraqesin kërkesën për azil, sipas rregullores së Dublinit, në vendin ku kanë shkelur për herë të parë kufirin e BE-së.

Pushteti i Gjermanisë përfundon në kufirin e Gjermanisë

Merz përsëriti në Bundestag qartazi: "Sipas bindjes sonë janë dhe mbeten ligjërisht të lejueshme kthimet e refugjatëve në kufijtë shtetëror të Gjermanisë, në sfondin e gjendjes aktuale, kjo është praktikisht e mundshme dhe madje politikisht domoshmëri."

Por qeveria duke iu referuar ligjeve europiane e hedh poshtë këtë. "Disa prej jush janë tani krejt të habitur, që vendet fqinjë janë ende aty ku janë, e na thonë, se ne nuk e pranojmë këtë", tha kancelari i indinjuar duke iu adresuar grupit parlamentar të konservatorëve. "Meqënëse ka kaq shumë gra e burra me një hubris të madh, po jua them shprehimisht: Pushteti i Republikës Federale të Gjermanisë mbaron në kufijtë e Republikës Federale të Gjermanisë."

E ka pasur me seriozitet opozita bashkëpunimin?

Scholz e vuri në dyshim, që unioni konsrvator vërtetë e ka pasur seriozisht bashkëpunimin. Ai e quajti këtë si një "shfaqje teatrale" dhe mungesë vullneti për ta zgjidhur vërtetë problemin e migracionit. Unioni konservator qysh në fillim nuk ka synuar arritjen e marrëvshejs dhe më pas "u zhduk".

Duke iu drejtuar Merz-it, Scholz thirri: "Ju jeni tipi i politikanit, që beson, në një intervistë me gazetën 'Bild am Sonntag' se e ka zgjidhur çështjen e migracionit. Por pa dalë mirë nga redaksia, harron se çfarë ka propozuar, sepse asnjëherë nuk e ke pasur në plan të kujdesesh për këtë."

CDU/CSU nuk është ksenofobe

Ishin sulme personale të pazakonta, toni i fjalimeve ishte pjesërisht i acaruar. Merz u indinjua më shumë nga akuza, se unioni ka synuar qysh në fillim dështimin e bisedimeve për migracionin. Ky hamendësim, se bisedimet "ishin një inskenim", është "infam", tha shefi i CDU-së.

Ai hodhi poshtë gjithashtu akuzën, se unioni është ksenofob. "Gjermania duhet të jetë dhe të mbetet një vend i hapur dhe dashamirës ndaj të huajve." Unioni është "tërësisht dhe pamëdyshje kundër çdo forme të urrejtjes ndaj të huajve dhe ksenofobisë".

AfD kryeson edhe në Brandenburg

Gjatë fjalimit të tij Merz më tej kritikoi politikën e qeverisë. Një "shumicë dërmuese e qytetarëve të federatës" nuk u beson më SPD, Të Gjelbërve dhe FDP-së, "se po e sjellin vendin në kursin e duhur", e shprehu përmbledhtas frymën në vend kreu i CDU-së. Sipas sondazheve aktuale tre të katërtat e gjermanëve janë të pakënaqur me punën e qeverisë.

Zgjedhjet në Saksoni dhe Tyringji ishin një katastrofë për partitë e koalicionit qeverisë. Partia pjesërisht e ekstremit të djathtë, AfD ka fituar dy herë më shumë vota se SPD, Ekologjistët dhe FDP së bashku. Më 22 shtator janë zgjedhjet parlamentare në landin e Brandenburgut. Edhe atje AfD kryeson.

Porta duhet të mbetet e hapur për bisedime

Ndryshimet në politikën e azilit dhe migracionit kërkohen nga një shumicë e qytetarëve. Kancelari Scholz bëri të qartë në Bundestag, se është i hapur për bashkëpunim me unionin konservator. "Të drejtosh nuk do të thotë të ngjitesh në barrikada duke bërë gjeste të egra", tha ai duke iu adresuar Merz-it. "Drejtim do të thotë, të vesh në lëvizje njerëzit e tu për një kompromis."/ DW

 

gjermania

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës