LIVE UPDATES
Bota

Publikohet libri që besohet se paraqet përqasjen e Trump për sigurinë kombëtare

Libri gjithashtu thotë se në sektorin e sigurisë kombëtare duhet të emërohen vetëm bashkëpunëtorët e Donald Trump-it.

9 Maj 2024, 22:14 Nga E. D
Publikohet libri që besohet se paraqet përqasjen e Trump për
Donald Trump 

SHBA- Disa nga idetë që janë pjesë e librit tregojnë se ndihmat e ardhshme për Ukrainën do të kushtëzohen nga pjesëmarrja e Kievit në bisedimet për paqe me Rusinë. Një tjetër pikë thotë se shtetasve kinezë do t’u ndalohet e drejta të blejnë prona brenda një hapësire prej 80 kilometrash nga ndërtesat e qeverisë amerikane. Libri gjithashtu thotë se në sektorin e sigurisë kombëtare duhet të emërohen vetëm bashkëpunëtorët e Donald Trump-it.

Një nga disa grupet që kanë lidhje me ish-presidentin amerikan dhe që përpiqen të hedhin bazat për një administratë të dytë të zotit Trump, nëse kandidati i pritshëm republikan fiton në nëntor, ka publikuar një libër të ri përmes së cilit synon të artikulojë axhendën e ardhshme të sigurisë kombëtare që në qendër ka politikat e institutit të së djathtës së skajshme 'America First'.

Agjencia e lajmeve 'Associated Press' njofton se disponon një kopje të librit, ndërsa publikimi i tij do të bëhet të enjten. Ashtu si "Projekti 2025" i Fondacionit 'Heritage', Instituti 'America First' po bën përpjekje të ndihmojë zotin Trump të shmangë gabimet e vitit 2016, kur ai hyri në Shtëpinë e Bardhë kryesisht i papërgatitur.

Projekti i institutit në fjalë ka punuar për të hartuar dhjetëra urdhra ekzekutivë dhe për të hartuar një program përgatitor për të emëruarit e ardhshëm politikë. 'Heritage' ka ndërtuar një bazë të dhënash të personelit dhe ka ofruar programet e veta të politikave.

Të dy grupet theksojnë se janë të pavarur nga fushata e zotit Trump, e cila është përpjekur vazhdimisht të distancohet nga publikime të tilla. Zyrtarët e ekipit elektoral të zotit Trump këmbëngulin se të vetmet politika të mbështetura nga ish-presidenti janë ato që kandidati republikan i artikulon vetë.

Megjithatë Fred Fleitz, redaktori i librit, vuri në dukje se ai dhe gjenerali në pension Keith Kellogg, i cili shërbeu për një kohë si ushtrues i detyrës së këshilltarit të zotit Trump për sigurinë kombëtare dhe shkroi disa nga kapitujt e librit, kanë qenë në kontakt të shpeshtë me ish-presidentin.

“Shpresojmë se këto qëndrime janë të ngjashme me ato të tij. Ne nuk po flasim në emër të tij, por unë mendoj se ai do të pajtohet me librin", tha zoti Fleitz, i cili më parë shërbeu si drejtues në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ai tha se shpreson se libri do të shërbejë si një udhëzues për qasjen e të djathtës së skajshme "America First" për sigurinë kombëtare.

"Është një strategji e madhe", shtoi zoti Kellogg. "Nuk fillohet puna nga politikat, por me strategjitë. Kjo është ajo që ne kemi bërë."

Grupi vlerëson se politikat aktuale të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara janë një dështim si rezultat i qasjes “globaliste” dhe mbështetjes për ndërhyrje në konfliktet e jashtme, në kurriz të interesave kombëtare të Amerikës.

Libri ofron disa udhëzime se si një administratë e ardhshme e zotit Trump mund t'i qaset çështjeve të politikës së jashtme, siç është lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Ish-presidenti Trump ka thënë se nëse do të fitonte zgjedhjet, ai do ta zgjidhte konfliktin përpara ditës së inaugurimit në janar, por nuk ka pranuar të thotë se si do ta bëjë këtë.

Kapitulli i librit mbi luftën shpenzon më shumë kohë duke diskutuar se si filloi konflikti, se sa si t'i jepet fund atij. Megjithatë, libri thotë se SHBA-ja duhet të kushtëzojë ndihmën e ardhshme ushtarake me pjesëmarrjen e Ukrainës në bisedimet e paqes me Rusinë.

Ai parashikon që ushtria ukrainase do të humbasë terren me kalimin e kohës dhe këshillon që SHBA nuk duhet të vazhdojë "të dërgojë armë në një ngërç që Ukraina përfundimisht do ta ketë të vështirë ta fitojë". Por sapo të arrihet një marrëveshje paqeje, libri thotë se SHBA-të do të vazhdojnë të armatosin Ukrainën si një pengesë për përpjekjet e tjera të Rusisë.

Autorët duket se mbështesin një kornizë në të cilën Ukrainës "nuk do t'i kërkohet të heqë dorë nga qëllimi për të rimarrë të gjithë territorin e saj". Por Ukraina do të duhet të pajtohej me idenë "se kjo do të kërkonte një sukses të ardhshëm diplomatik që ndoshta nuk do të ndodhë para se Presidenti rus Vladimir Putin të largohet nga detyra”.

Libri e pranon se ukrainasit “do ta kenë të vështirë të pranojnë një paqe të negociuar që nuk ua kthen të gjithë territorin, të paktën tani për tani, ose pa mbajtur Rusinë përgjegjëse për gjakderdhjen që ajo shkaktoi në Ukrainë. Mbështetësit e tyre gjithashtu do ta kenë problem këtë. Por siç tha Donald Trump-i gjatë një interviste në televizionin amerikan CNN në vitin 2023, "'Unë dua që njerëzit të mos vdesin'. Kjo është gjithashtu pikëpamja jonë. Është një hap i parë i mirë.”

Libri fajëson presidentin demokrat Joe Biden për luftën dhe përsërit pretendimin e zotit Trump se presidenti Putin nuk do të kishte nisur kurrë sulmin kundër Ukrainës nëse zoti Trump do të kishte qenë në detyrë. Argumenti i tij kryesor në mbrojtje të këtij pretendimi është se zoti Putin e shihte ish-presidentin Trump si të fortë dhe vendimtar. Në fakt, zoti Trump u afrua me udhëheqësin rus dhe hezitoi ta sfidonte atë.

Në vijim, libri sugjeron se zoti Putin mund të bindet të pranojë bisedimet për paqe nëse presidenti Biden dhe udhëheqës të tjerë të NATO-s pranojnë të shtyjnë anëtarësimin në NATO të Ukrainës për një periudhë të gjatë. Libri sugjeron që Shtetet e Bashkuara në vend të kësaj duhet të krijojnë një "arkitekturë sigurie afatgjatë për mbrojtjen e Ukrainës”. Libri nuk jep asnjë shpjegim se çfarë do të nënkuptonte kjo.

Libri është kritik ndaj periudhës së tranzicionit gjatë të cilës zoti Trump merrte detyrën në vitin 2016, duke thënë se kishte mungesë të përgatitjes për këtë.

"Tranzicioni i trazuar i viteve 2016/2017 nuk i shërbeu mirë Presidentit Trump dhe kombit dhe ngadalësoi avancimin dhe zbatimin e agjendës së tij", shkruajnë autorët. Për shembull, ata vërejnë se para zgjedhjeve, ekipi i tranzicionit të demokrates Hillary Clinton kishte paraqitur më shumë se 1000 emra për verifikimin e ardhshëm të sigurisë para se të emëroheshin, ndërsa ekipi i zotit Trump paraqiti vetëm 25 emra.

Grupi thotë se ka identifikuar afërsisht 1200 pozicione të lidhura me sigurinë kombëtare që do t'i duhet të plotësojë administrata e ardhshme dhe e nxit atë të jetë gati qysh në ditën e parë, përfshirë bashkëpunëtorët e zotit Trump që janë besnik ndaj qasjes "America First".

“Nuk bëhet fjalë për hakmarrje ndaj njerëzve apo përpjekje për të politizuar pozitat qeveritare. Ka të bëjë me sigurimin që punonjësit e qeverisë të bëjnë punën e tyre dhe ta mbajnë politikën jashtë punës së tyre", tha zoti Fleitz.

Libri përshkruan Kinën si kërcënimin më urgjent të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Pekini, sipas librit është i etur për t'i zënë vendin Shteteve të Bashkuara si fuqia kryesore e botës. Libri propozon një politikë të ashpër që mbështetet në qasjet si gjatë viteve të presidencës Trump ashtu edhe nga administrata e presidentit Biden, me qëllim që t'i bëjë politikat e Pekinit "përgjithësisht pa ndonjë vlerë për amerikanët".

Libri rekomandon gjithashtu një kontroll më rigoroz të kompanive kibernetike dhe teknologjike në pronësi të kundërshtarëve të SHBA-së, veçanërisht Kinës, për t'u siguruar që nuk po mbledhin informacione konfidenciale. Ai gjithashtu rekomandon që shtetasve kinezë t’u ndalohet blerja e pronave brenda një hapësire prej 80 kilometrash nga çdo pronë e qeverisë amerikane.

Libri bën thirrje për kufizime vizash për studentët kinezë që dëshirojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara dhe për ndalimin e platformës për shpërndarjen e videove 'TikTok' dhe aplikacioneve të tjera kineze për shkak të shqetësimeve për privatësinë e të dhënave personale. Ish-presidenti Trump, megjithatë, është shprehur kundër një ligji që do të detyronte shitjen e platformës 'TikTok', ose do të bllokonte qasjen në të të amerikanëve.

Pikëpamjet e analistëve për atë se si duket një politikë e bazuar tek parimet e përqasjes "America First" shpesh pasqyrojnë qëndrimet personale të shkrimtarëve.

Për Ellie Cohanim, ish-zyrtare e Departamentit të Shtetit të zotit Trump, e ngarkuar me monitorimin dhe luftimin e antisemitizmit, "America First" duket më shumë si një listë me objektiva të dëshiruara nga ushtria izraelite.

SHBA duhet t'i dërgojnë Izraelit një skuadrilje me aeroplanë F-35 të firmës "25 Lockheed Martin", një skuadrilje të avionëve F-15 EX të firmës Boeing dhe një skuadrilje helikopterësh sulmues "Apache E", shkroi zonja Cohanim.

SHBA duhet t'i japë Izraelit disa nga miliarda dollarët e saj nga fondet ushtarake në monedhën izraelite, në mënyrë që Izraeli t'i shpenzojë ato brenda vendit. Uashingtoni gjithashtu duhet t'i shtyjë shtetet arabe të mbulojnë shpenzimet për rindërtimin e Gazës dhe të pranojnë që Izraeli të lërë mënjanë dialogun politik me palestinezët në pritje të një periudhe të pacaktuar deradikalizimi të detyrueshëm për popullin palestinez, shkroi ajo./VOA

donal trump

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë