LIVE UPDATES
Bota

Pse po mbyllet Klan Kosova? Kelmendi: Qeveria do të heqë vëmendjen nga sanksionet perëndimore. Ne nuk dorëzohemi

Kelmendi thotë se ky vendim nuk është aspak ligjor dhe është bërë për të tërhequr vëmendjen tek një çështje tjetër dhe për ta larguar atë nga tensionet në veri dhe sanksionet perëndimore për Kosovën.

15 Qershor 2023, 23:04 Nga I.A
Pse po mbyllet Klan Kosova? Kelmendi: Qeveria do të heqë
Adriatik Kelmendi

TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm dhe gazetari i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi ka shpjeguar në detaje se pse është urdhëruar mbyllja e Klan Kosovës nga Ministria e Tregtisë dhe Biznesit. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Adriatik Kelmendi thotë se ky vendim nuk është aspak ligjor dhe është bërë për të tërhequr vëmendjen tek një çështje tjetër dhe për ta larguar atë nga tensionet në veri dhe sanksionet perëndimore për Kosovën.

Blendi Fevziu: Çfarë ka ndodhur se ka një konfuzion për idenë e mbylljes së medias?

Adriatik Kelmendi: Nuk jemi krenuar gjithmonë me lirinë e medias në Kosovë. Diçka që na bregos është marrë një pretekst nga një portal fare i vogël i cili e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje, që ka bërë një shkrim me gjysmë të vërteta dhe ka sjellë një pretendim që edhe unë që kam qenë deri para një jave drejtor në Klan Kosova, nuk e kisha ditur që paska pasur një problem që sipas tyre, në regjistrimin e kompanisë në Maqedoninë e Veriut, është përdorur një dokument identifikimi që nuk është i Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur asnjë problem që Klan Kosova të regjistrohet si medium i Republikës së Kosovës, të marrë lejen e biznesit e të licencohet nga Komisioni i Pavarur i Mediave që të ushtrojë veprimtarinë e saj. Nga një shkrim i një portali të panjohur që nuk ka fare peshë. Është gjetur një pretekst, pra se është bërë një shkelje ligjore dhe ka intervenuar Ministria e Tregtisë e Biznesit duke thënë se e revokon certifikatën e biznesit për Shoqërinë Tregtare Klan Kosova dhe ka ngritur kallëzim penal. Por sipas të gjithë juristëve, nuk ka të drejtë ministria ta bëjë një hap të tillë dhe të githa organizatat ndërkombëtare dhe vendore, të gjitha mediat e kanë parë këtë si një sulm frontal të qeverisë drejt medias më të madhe në Kosovë si dhe një paralajmërim për të gjitha mediat e tjera.  

Blendi Fevziu: Pse është marrë ky vendim? Cili është argumenti që jepni ju?

Adriatik Kelmendi: Besoj se e para, është shmangia e vëmendjes. Ne kemi një krizë në veri të Kosovës. Ne kemi një situatë të paprecedentë që kanë filluar tashmë sanksionet në Kosovë për një mosdëgjueshmëri që po quhet nga shtetet perëndimore për të shtensionuar situatën në veri dhe është një krizë që është duke pasur Kosova në ballafaqimin me aleatët dhe duket se qeveria e zënë ngushtë me këtë situatë, dëshiron të shkaktojë çështje për të cilat të merret vëmendja e opinionit publik. Ne kemi kontaktuar disa nga krerët e institucioneve, por jo drejtpërdrejtë Kurtin. Kemi folur dhe me drejtues të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, i kemi dërguar mesazh Vjosa Osmanit. Kemi parë që disa deputetë e kanë shfrytëzuar këtë hapësirë për të marrë vëmendje lidhur me çështjen e Klan Kosovës. Ne nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi. Ne nuk do ta mbyllim gojën asnjëherë. Për ne është bafasi si një hap i tillë.

adriatik kelmendi klan kosova

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës