Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Autoritetet iraniane përshkallëzuan goditjen e protestuesve, ndërsa mijëra njerëz kanë dalë në rrugë që pas vdekjes së një vajze 22-vjeçare në ambientet e paraburgimit, ndërsa ishte arrestuar nga policia e moralit. Sipas aktivistëve edhe punëtorët e një rafinerie nafte protestuan.
Irani ka përshkallëzuar shtypjen e protestave në zonat kurde në perëndim të vendit, të cilat filluan për shkak të vdekjes së një vajze 22-vjeçare që ishte arrestuar nga policia e moralit. Udhëheqësi suprem i Iranit i quajti protestat antiqeveritare “trazira të shpërndara dhe të inskenuara nga armiku”. Por analisti Ali Vaez, njohës i zhvillimeve politike në Iran, thotë se zemërimi në vend është rritur për shkak të korrupsionit dhe situatës ekonomike.
Autoritetet iraniane përshkallëzuan goditjen e protestuesve, ndërsa mijëra njerëz kanë dalë në rrugë që pas vdekjes së një vajze 22-vjeçare në ambientet e paraburgimit, ndërsa ishte arrestuar nga policia e moralit. Sipas aktivistëve edhe punëtorët e një rafinerie nafte protestuan.
Policia përdori armë zjarri në një lagje në Sanandaj, kryeqytetin e provincës Kurdistan të Iranit, ndërsa organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International dhe këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë kritikuan dhunën ndaj demonstruesve të zemëruar nga vdekja e Mahsa Aminit.
“Ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim në vend sa është e vështirë të imagjinohet se protestat në Iran do të mbyten vetëm nga sistemi duke përdorur grushtin e tij tradicional të hekurt, që po përpiqet të shuajë protestat”, thotë Ali Vaez, një analist që mbulon Iranin për Grupin Ndërkombëtar të Krizave, në Bruksel.
Sipas tij qeveria është përgjegjëse për nisjen e këtyre protestave dhe shkaku i vërtetë thotë ai është korrupsioni i lartë në vend dhe mbyllja e hapësirës politike.
“Unë mendoj se ky moment është rezultat i gabimeve të Republikës Islamike. Në fakt, Republika Islamike dhe udhëheqja e saj janë shkaku i kësaj lëvizjeje thjesht sepse e shtynë shoqërinë në kufijtë e saj. Populli iranian ka vuajtur nga rënia ekonomike si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe sanksioneve gjatë dekadës së fundit, cilësia e jetës së tyre po përkeqësohet dita-ditës. Gjithashtu, në aspektin social dhe kulturor, sistemi ka shtuar presionin mbi shoqërinë. Ata po shkelnin të drejtat e pakicave në mënyra që nuk i kishim parë. Dhe së fundmi, ata po mbyllnin hapësirën politike”, thotë më tej analisti politik.
Udhëheqësi suprem i Iranit i quajti protestat antiqeveritare “trazira të shpërndara dhe të inseknuara nga armiku”.
Qeveria e Iranit këmbëngul se 22-vjeçarja Mahsa Amini nuk u keqtrajtua, por familja e saj thotë se në trup kishte të nxira dhe shenja të tjera goditjesh pasi u arrestua për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së kësaj republike islamike.
Video të tjera tregojnë forcat e sigurisë që rrahin dhe shtyjnë gratë protestuese, ndër to edhe gra që kanë hequr shaminë e detyrueshme të kokës, hixhabin. 22-vjeçarja Amini ishte kurde dhe vdekja e saj është ndjerë veçanërisht në rajonin kurd të Iranit, ku demonstratat filluan më 17 shtator në funeralin e saj./Marrë nga VOA
Foto ilustruese Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të pasura në botë thonë se do ta mbështesin Ukr...
Mohammed Ali PAKISTAN- Muhammad Naeem Khoso humbi mijëra hektarë të korra kur shirat e rrëmbyeshëm që shkatërruan Pakist...
Foto Ilustruese SHBA- Aleatët dhe partnerët e NATO-s do të ndihmojnë Kievin të forcojë mbrojtjen ajrore pas sulmeve ruse ndaj...
Oliver Varhelyi BRUKSEL- Institucionet e Bashkimit Evropian nuk janë në dijeni për propozimin që Franca dhe Gjermania u kanë ofrua...
Mbreti Charles III ANGLI- Njoftimi i datës për kurorëzimin e Mbretit ka nxitur thirrje për një ndryshim në festën e maji...
Oliver Varhelyi BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim i BE-së duke folur në një konferencë për mediat nga Brukseli pas paraqitjes ...
Oliver Varhelyi BRUKSEL- Komisioni Europian ka kërkuar sot përmes prezantimit të raportit të Serbisë se ajo duhet t&e...
Oliver Varhelyi BRUKSEL- Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, thekson rëndësinë e procesit të vetting-ut n&eu...
Varhelyi FRANCË- Kosova, në këtë raport, vlerësohet për disa përparime që ka bërë në fusha të n...
Varhelyi FRANCË- Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandid...