Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Protestat nisën pas një raporti se disa zyrtarë të lartë të partisë AfD diskutuan politika të tilla si dëbimi masiv i qytetarëve me origjinë të huaj në një takim me radikalët e krahut të djathtë në Potsdam.
BERLIN– Mijëra gjermanë kanë demonstruar kundër ekstremizmit të krahut të djathtë dhe Alternativës nacionaliste për Gjermaninë (AfD) në valën më të madhe të protestave në vend prej vitesh. Protestat nisën pas një raporti se disa zyrtarë të lartë të partisë AfD diskutuan politika të tilla si dëbimi masiv i qytetarëve me origjinë të huaj në një takim me radikalët e krahut të djathtë në Potsdam. Propozimet që "qytetarët e paasimiluar" të deportohen në "një shtet model në Afrikën e Veriut", të raportuara nga media Correctiv, tmerruan shumë gjermanë. Disa i kanë krahasuar propozimet me planin fillestar të nazistëve për të dëbuar hebrenjtë evropianë në Madagaskar dhe takimin me konferencën e 1942 të Wannsee, afër Potsdamit, ku zyrtarët nazist komplotuan Holokaustin, raporton Reuters. Shumë thonë se nuk mund të qëndrojnë më të heshtur për ngritjen e partisë më të suksesshme të ekstremit të djathtë në Gjermani që nga nazistët.
Protestat kanë përkuar gjithashtu me deklaratat e drejtuesve të biznesit që kanë frikë nga ndikimi i rritjes së ekstremit të djathtë në imazhin dhe atraktivitetin e Gjermanisë për investitorët dhe krahun e huaj të kualifikuar. Grupet dhe aleancat e shoqërisë civile së bashku me partitë kryesore, sindikatat dhe kishat, me emra si "Së bashku kundër së djathtës", "Këlni ngrihet në këmbë" ose "Jeto Demokraci", janë kryesisht prapa protestave. Sipas "Së bashku kundër së djathtës", protesta janë planifikuar në rreth 160 qytete gjatë javëve të ardhshme.
AfD nga ana tjetër, ka kërkuar të distancohet nga propozimi i dëbimit, duke thënë se nuk është politikë partiake. Bashkë-udhëheqësja Alice Weidel ndau rrugët me një këshilltar që ndoqi bisedimet në Potsdam.
Por raporti vuri në pah pikat ekstremiste në AfD për të cilat agjencitë e inteligjencës kanë paralajmëruar prej kohësh. Partia është nën mbikëqyrjen e qeverisë nën dyshimin për ekstremizëm. Drejtuesit e AfD-së kanë kërkuar gjithashtu të minimizojnë protestat, duke thënë se imazhet janë manipuluar dhe tubimet janë një përpjekje e qeverisë për të shkëputur vëmendjen nga dështimet e saj. Protestuesit po kërkojnë të frenojnë mbështetjen për AfD, e cila është në vend të dytë kombëtar dhe e para në tre shtetet lindore të Gjermanisë që mbajnë zgjedhje këtë vit. Në përgjithësi, protestuesit thonë se po kërkojnë të zgjojnë shoqërinë në mënyrë që ajo të pranojë rrezikun që përfaqëson AfD.
Pamje nga aksidenti SHKUP- Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar të enjten me 39 vjet burgim, gjashtë personat e akuzuar për një aksi...
Foto ilustruese IZRAEL- Përfaqësuesja speciale e OKB-së për dhunën seksuale në konfliktet e armatosura, Pramil...
Rishi Sunak LONDËR- Presidenti i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut tha sotse Britania kishte një detyrim ligjor për...
Banorët e frikësuar nga tërmeti TURQI- Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ështëregjistruar pasditen e sotme r...
Njerëzit shohin shembuj të skulpturave të Parthenonit, të referuara ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar si Merme...
Makina e rënë lumë SHBA- Një grua është shpëtuar pasi mbeti e bllokuar për 14 orë në makinën e ...
Foto ilustruese PRAGË- Ligjvënësit në Senatin e Dhomës së Lartë të Republikës Çeke votuan me një d...
Ivica Daçiç SERBIA- Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke komentuar veprimet e qeverisë së Kosovës, ka...
Alsu Kurmasheva RUSI- Alsu Kurmasheva pranon letra në burg – nga familjarë, miq, kolegë e të huaj – por, nganjëher&eum...
Ulf Kristersson STOKHOLM- Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, është ofruar të takohet me homologun e tij hungarez Viktor Orban në Bru...