LIVE UPDATES
Bota

Pse disa vende ndalojnë përkohësisht importet nga Ukraina?

Pas Polonisë dhe Sllovakisë, edhe Hungaria ndaloi përkohësisht importet e drithit nga Ukraina. BE kritikon vendimin për masat e njëanshme tregtare.

17 Prill 2023, 08:39 Nga A.B

Pse disa vende ndalojnë përkohësisht importet nga Ukraina?

Qeveritë e Polonisë dhe të Hungarisë thanë se e ndërmarrin këtë hap për të mbrojtur prodhuesit e tyre. Qeveritë e të dy vendeve thanë se furnizimet e shumta nga Ukraina kishin shkaktuar shtrembërim të tregut dhe prej tyre ishin ulur së fundmi çmimet dhe sasia e shitjeve të prodhuesve vendas.

Në muajin mars disa vende të Evropës Lindore iu drejtuan Komisionit Evropian dhe raportuan se importet e drithërave, farave vajore, vezëve, shpendëve dhe sheqerit nga Ukraina kishin arritur nivele të paprecedentë.

Prodhimet ukrainase ofrohen në BE pa taksa doganoreFotografi: dpa/Ukrinform/picture alliance
Ato kërkuan që për këtë shkak të vendosen sërish tarifa doganore për importet e prodhimeve bujqësore nga Ukraina. Megjithatë Bashkimi Evropian e zgjati deri në qershor 2024 periudhën e lejimit të importeve pa taksa të grurit nga Ukrainës.

Shtrembërim i raporteve në treg

Ministria hungareze e Bujqësisë sqaroi se "vazhdimi i dinamikës aktuale në treg do të shkaktonte shumë dëme për bujqësinë hungareze, prandaj kjo dinamikë duhet të ndalohet me masa të jashtëzakonshme”.

Hungaria tha se ndalimi i importeve vlen për drithërat, farat vajore dhe produktet e tjera bujqësore dhe për momentin do të qëndrojë në fuqi deri më 30 qershor. Sipas Ministrisë hungareze të Bujqësisë, prodhimet ukrainase ofrohen me çmime kaq të lira për shkak të proceseve të prodhimit që nuk lejohen më në BE si dhe për shkak të statusit të tyre për t'u përjashtuar nga taksat doganore në BE. Kjo bën që ato të shtrembërojnë raportet e tregut në Hungari dhe vende të tjera të Evropës Qendrore.

Polonia i ndaloi importet e grurit nga Ukraina për arsye të ngjashme. Kurse Sllovakia i kishte ndaluar importet e drithit nga Ukrainaqë të premten (14.04) duke përmendur si shkak përmbajtjen e pesticideve të grurit ukrainas.

Ukraina tha se i vjen keq për këtë veprim dhe se dëshiron të zhvillojë bisedime për të zgjidhur çështjen.

BE kritikon ndalimin e importeve nga Ukraina

Bashkimi Evropian e kritikoi ndalimin e importeve të grurit nga Ukraina që vendosën Polonia, Sllovakia dhe Hungaria. Masat e njëanshme tregtare nga shtetet anëtare të BE-së nuk lejohen, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së. Lidhur me vendimin e Polonisë dhe të Hungarisë "është e rëndësishme të theksohet se politika tregtare është kompetencë ekskluzive e BE-së dhe për këtë arsye veprimet e njëanshme nuk janë të pranueshme”, tha zëdhënësi i  Komisionit të BE-së. Sidomos në kohë sfiduese është e rëndësishme që vendimet brenda BE-së të koordinohen, thuhet në deklaratë./DW

ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet