15 Shtator 2023, 13:58
Nga f.i
takimi
BRUKSEL- Detaje të rejajanë zbardhur nga takimi zyrtar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Dokumenti, i cili sipas BE-së, është pranuar nga Vuçiçi, por është refuzuar nga Kurti është siguruar nga Koha.net.
Krijimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët, njohja e dokumenteve të ndërsjella dhe simboleve kombëtare, shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre në instrumentin e vetëmenaxhimit si dhe nisja e negociatave për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, janë disa nga pikat e propozimit të Bashkimit Evropian për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në takimin e djeshëm në Bruksel, që përfundoi pa ndonjë rezultat.
Sipas dokumentit, Serbia nuk do të insistojë në përdorimin e asteriksit dhe fusnotës në forume rajonale. Gjithashtu, në dokument kërkohet edhe njohja e dokumenteve të ndërsjellja dhe simboleve kombëtare. Kërkohet edhe formalizimi i statusit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë e që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare. Gjithashtu në dokument thuhet se palët nuk do të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të njëra-tjetrës dhe do të përmbahen nga çfarëdo forme e dhunës ose kërcënimit me dhunë.
Pika 1, 7 dhe 10 - Nisja e procesit të negociatave për statutin e instrumentit të vetmenaxhimit për serbët e Kosovës
Serbia më nuk insiston në përdorimin e yllit dhe fusnotës dhe pjesëmarrjes së UNMIK-ut në forumet rajonale
Pika 7 dhe 10 - Përfundimi i negociatave për Statutin e instrumentit të vetmenaxhmit për serbët e Kosovës
Pika 3 - Palët nuk do të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të njëra-tjetrës dhe do të përmbahen nga çfarëdo forme e dhunës ose kërcënimit me dhunë
Pika 7 dhe 10 – Themelimin e instrumentit të vetmenaxhimit për serbët e Kosovës
Shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre, i përshtatshëm, nën instrumentin e vetmenaxhmit për serbët e Kosovës
Pika 1 – Njohja e dokumenteve respektive dhe simboleve shtetërore
Marrëveshje për udhërrëfyesin obligues në implementimin e obligimeve të dala nga marrëveshjet nga bisedimet e mëparshme.
Pika 7 – Formalizimi i statusit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë
Pika 8 – Marrëveshjet praktike për shkëmbimin e misioneve permanente
Pika 4 – Serbia nuk kundërshton anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare
Pika 7 – Kompletimi i procedurave të brendshme në Kosovë për mbrojtjen e vendeve fetare dhe të trashëgimisë kulturore serbe
Pika 6 – Themelimi i grupeve të ndara punuese të prira nga BE-ja për implementimin e veprimeve të përmendura në pikën 6 të marrëveshjes.
Pika 9 – Organizimi i konferencës së donatorëve; përgatitja e projekteve të përbashkëta nga palët
Pika 6 – Nisja e negociatave për Marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës.
takimi kurti-vucic 14 shtator 2023
Bota
15 Shtator 2023, 13:42
f.i
Jeffrey Hovenier dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtoresha e USAID-it, Kerry Monaghan Hogl...
Bota
15 Shtator 2023, 13:15
f.i
pamje nga protesta
KOSOVË- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e U...
Bota
15 Shtator 2023, 12:17
f.i
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin
RUSI- Një prapaskenë para takimit të rëndësishëm mes udhëheqësit të Kores&...
Bota
15 Shtator 2023, 11:43
r.ll
pamje nga permbytjet
LIBI- Numri i viktimave në qytetin bregdetar të Libisë, Derna ka arritur në 11,300 ndërsa përpjekje...
Bota
15 Shtator 2023, 11:34
f.i
pamje nga ngjarja
KINË- Një vajzë 7-vjeçare aksidentalisht ra në një lumë në provincën Guangdong t...
Bota
15 Shtator 2023, 10:39
f.i
foto ilustruese
BRUKSEL- Burimet e Bashkimit Evropian i kanë hedhur poshtë pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se gja...
Bota
15 Shtator 2023, 10:17
r.ll
foto nga vendngjarja
ITALI- Pesë persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e Elson Kalaverit vitin e kaluar në Castelnuovo Val di Cecina.
N&...
Bota
15 Shtator 2023, 10:03
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Belgjikë mendojnë se kanë zbuluar se si qelizat ...
Bota
15 Shtator 2023, 09:32
f.i
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç kafolur rreth takimit në Bruksel të presiden...
Bota
15 Shtator 2023, 09:22
r.ll
Foto ilustruese
EGJIPT- Një 65-vjeçar në Egjipt i ka marrë jetën brutalisht dy vëllezërve të moshës 5 dhe 6 ...