Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Kurmasheva, që punon për Shërbimin Tatar-Bashkir të REL-it dhe ka pasaportë amerikane dhe ruse, u arrestua më 18 tetor, pasi u akuza se kishte dështuar të regjistrohej si agjente e huaja kur hyri në Rusi më 20 maj.
RUSI- Prokurorët rusë do t’i kërkojnë një gjykatësi gjatë seancës dëgjimore të 20 tetorit që gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, të dërgohet në paraburgim, raporton Reuters, duke cituar shërbimin për media të gjykatës.
Kurmasheva, që punon për Shërbimin Tatar-Bashkir të REL-it dhe ka pasaportë amerikane dhe ruse, u arrestua më 18 tetor, pasi u akuza se kishte dështuar të regjistrohej si agjente e huaja kur hyri në Rusi më 20 maj.
Kurmasheva, që jeton në Pragë së bashku me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët e tyre, udhëtoi në maj për në Rusi për shkak të një emergjence familjare.
Fillimisht, ajo u ndalua përkohësisht teksa po priste në aeroportin e Kazanit për t’u kthyer në Pragë më 2 qershor. Autoritetet ruse ia konfiskuan pasaportat amerikane dhe ruse dhe që atëherë ajo nuk ka mundur të largohet nga Rusia.
Autoritetet fillimisht e gjobitën gazetaren për dështim të regjistrimit tek autoritetet të pasaportave të saj amerikane dhe ruse dhe më 18 tetor u ngrit akuza e re ndaj saj. Dështimi për t’u regjistruar si agjente e huaj, sipas legjislacionit rus, bart një dënim deri me pesë vjet burgim.
Radio Evropa e Lirë dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kurmashevës.
Që nga viti 2012, Rusia ka përdorur ligjet e ashtuquajtura për agjentë të huaj për të shënjestruar kritikët e politikave qeveritare.
Po ashtu, që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, Moska ka shpeshtuar mbylljen e organizatave të shoqërisë civile dhe të mediave.
Sipas ligjeve ruse, autoritetet mund t’i cilësojnë organizatat jofitimprurëse si “agjentë të huaj” nëse pranojnë fonde nga jashtë dhe janë të angazhuara në aktivitete politike.
Kurmasheva është gazetarja e dytë amerikane që po mbahet në Rusi, pasi gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u arrestua në mars të këtij viti nën akuza për spiunazh./ REL
Kamionë Gjermania po përqëndrohet të furnizojë me ushqime popullsinë civile që vuan dhe të përmirësoj&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar qytetarët q&e...
David Trones dhe gruaja e tij SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku një burrë ka mbytur bashkëshorten ...
Giorgia Meloni ITALI- Sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni njoftoi se së shpejti do të nisë procedurat e divorcit me Andrea Giambruno...
foto ilustruese SHBA- WhatsApp ka prezantuar një opsion të ri. Nëse keni një llogari personale WhatsApp dhe një biznes -...
Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me Andrea Giambruno. Lajm...
Izrael SHBA- Komuniteti i inteligjencës amerikane vlerëson nga 100 deri në 300 njerëz mund të jenë vrarë n&eu...
Alica Kearns KOSOVË- Deputetja britanike Alica Kearns sotë zhvillojë sot një vizitë në Kosovë. Mësohet se Kear...
Izrael IZRAEL- Ushtria izraelite po evakuon 28 komunitete pranë kufirit verior me Libanin për shkak të përshkallëzimit...
foto ilustruese IZRAEL- Situata në spitalet në Gaza ka arritur deri në atë pikë sa mjekët po përdorin uthull&n...