LIVE UPDATES
Bota

Problemet me sondën “Starliner”, kthimi i dy astronautëve në tokë mund të shtyhet deri në 2025

Astronautët amerikanë Butch Wilmore dhe Suni Williams kishin në plan të qëndronin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për disa ditë. Por, problemet teknike me sondën “Starliner” mund t’i detyrojnë ata të kalojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri në hapësirë.

13 Gusht 2024, 22:43 Nga N.F

 

Problemet me sondën “Starliner”, kthimi i dy astronautëve
Astronautët

 

SHBA- Udhëtimi tetë-ditor i dy astronautëve amerikanë mund të kthehet në një qëndrim tetë-mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Problemet teknike me sondën “Starliner” të kompanisë Boeing kanë zgjatur qëndrimin e tyre në hapësirë dhe ata mund të mos kthehen në Tokë deri në shkurt të vitit 2025.

Astronautët amerikanë Butch Wilmore dhe Suni Williams kishin në plan të qëndronin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për disa ditë. Por, problemet teknike me sondën “Starliner” mund t’i detyrojnë ata të kalojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri në hapësirë. Dy astronautët amerikanë po bënin një fluturim provë me sondën e re “Starliner” për të parë se si do të funksiononte përpara përdorimit më të rregullt të saj për dërgimin e astronautëve dhe furnizimeve në hapësirë.

Megjithatë, problemet u bënë të dukshme kur sonda u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, duke pësuar një rrjedhje në sistemin që mundëson lëvizjen e saj. Astronautët arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në mënyrë të sigurt, por çështjet mbi sigurinë e sondës për udhëtimin e kthimit në Tokë kanë zgjatur qëndrimin e tyre në hapësirë.

Në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës tani ndodhen shtatë njerëz dhe dy të astronautët amerikanë nuk kishin planifikuar të qëndronin për një kohë kaq të gjatë atje.
 Një sondë e fundit e kompanisë SpaceX dërgoi më shumë ushqim dhe rroba për astronautët Wilmore dhe Williams për ta bërë më të rehatshëm qëndrimin e tyre në hapësirë.

Astronautja Helen Sharman, e cila në maj të vitit 1991 u bë gruaja e parë që vizitoi Stacionin Hapësinor Rus Mir, i kupton mirë sfidat e qëndrimit në hapësirë.

"Çështja e gjumit mund të jetë më sfiduese për astronautët Butch dhe Suni, sepse në bordin e stacionit hapësinor janë vetëm gjashtë kabina gjumi. Kështu që njëri nga shtatë anëtarët e ekuipazhit mbetet pa kabinë gjumi dhe kjo mund të ketë ndikim tek të gjithë anëtarët e ekuipazhit. Por, të them të drejtën prania e dy njerëzve të tjerë në bordin e stacionit hapësinor është një gjë e mirë, krijon më shumë mundësi për biseda mbi ato që ata kanë përjetuar së fundmi në Tokë", thotë ajo.

NASA thotë se është duke shqyrtuar alternativat për kthimin e dy astronautëve në Tokë. Një nga ato që po shqyrtohet është kthimi i tyre me një sondë të kompanisë Space X, që pritet niset për në hapësirë në shtator të vitit 2024 dhe është në plan të kthehet në Tokë në shkurt të vitit 2025.

Nëse ky plan miratohet, atëherë udhëtimi tetë-ditor i astronautëve Butch dhe Suni do të kthehej në një qëndrim tetë-mujor në hapësirë.
 Mendohet se më pas kthimi i sondës “Starliner” në Tokë mund të bëhet me ndihmën e sistemeve kompjuterike.

"Sistemet që mundësojnë lëvizjen e sondës duhet të funksionojnë me saktësi për të arritur trajektoren e duhur për kthimin e saj në Tokë. Disa javë më parë NASA dhe inxhinierët e kompanisë Boeing mendohej se e kuptonin problemin kryesor, por duket se ende nuk e kanë plotësisht të qartë”, thotë Dr. Simeon Barber, shkencëtar i hapësirës në Universitetin Open.

Zyrtarët e NASA-s nuk pritet të marrin një vendim përfundimtar mbi këtë çështje për të paktën edhe një javë.

Kompania Boeing shpresonte se një mision i suksesshëm hapësinor me sondën “Starliner” do t’i hapte rrugën udhëtimeve të tjera në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me njerëz në bord.
 Sonda “Dragon” e kompanisë Space X ka marrë miratimin e NASA-s për dërgimin e astronautëve në hapësirë që në vitin 2020./VOA

astronautët starlink

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet