LIVE UPDATES
Bota

Presidentja properëndimore e Moldavisë fiton mandatin e dytë në balotazhin që u zhvillua nën hijen e pretendimeve për ndërhyrje ruse

Kur janë numëruar mbi 98 për qind të votave të hedhura në zgjedhjet e së dielës, zonja Sandu doli me mbi 54 për qind sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, krahasuar me 46 për qind sa mori Alexandr Stoianoglo, një ish-prokuror i përgjithshëm, që mbështetej nga Partia e Socialistëve pro-ruse.

4 Nëntor 2024, 07:23 Nga N.F
 
Presidentja properëndimore e Moldavisë fiton mandatin e dytë
Sandu

MOLDAVI- Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, fitoi një mandat të dytë në një balotazh të rëndësishëm presidencial kundër një rivali miqësor me Rusinë, në një garë që u përshkua nga pretendimet për ndërhyrje ruse, mashtrim dhe frikësim të votuesve në vendin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kur janë numëruar mbi 98 për qind të votave të hedhura në zgjedhjet e së dielës, zonja Sandu doli me mbi 54 për qind sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, krahasuar me 46 për qind sa mori Alexandr Stoianoglo, një ish-prokuror i përgjithshëm, që mbështetej nga Partia e Socialistëve pro-ruse.

Në mbyllje të qendrave të votimit në orën 21:00 sipas kohës lokale, u tha se në votime morën pjesë më shumë se 1.68 milion veta, rreth 54 për qind e zgjedhësve me të drejtë vote.

Rezultati do të jetë një lehtësim i madh për qeverinë properëndimore, e cila mbështeti fuqimisht kandidaturën e zonjës Sandu dhe përpjekjet e saj për lidhje më të ngushta me perëndimin në rrugën e Moldavisë drejt BE-së.

"Moldavi, ti je fitimtare! Sot, të dashur moldavë, ju keni dhënë një mësim për demokracinë, të denjë për t'u shkruar në librat e historisë. Sot, ju keni shpëtuar Moldavinë! Në zgjedhjen tonë për një të ardhme dinjitoze, askush nuk humbi", tha zonja Sandu.

Ajo u tha gazetarëve në një fjalim pajtues se kishte dëgjuar zërat e atyre që votuan për të dhe atyre që votuan për rivalin e saj, Alexandr Stoianoglo. Ajo tha se synimi i saj kryesor për vitet e ardhshme është që të jetë një presidente për të gjithë.

Në raundin e parë të mbajtur më 20 tetor, zonja Sandu mori 42 për qind të votave dhe po përballet me Alexandr Stoianoglon, një ish-prokuror i përgjithshëm, i cili fitoi 26 për qind të votave. Posti presidencial ka kompetenca të rëndësishme në fusha të tilla si politika e jashtme dhe siguria kombëtare dhe ka një mandat katërvjeçar.

Diaspora moldave luajti një rol thelbësor në një referendum mbarëkombëtar të mbajtur gjithashtu më 20 tetor, kur një shumicë e ngushtë prej 50.35 për qind votuan për të siguruar rrugën e Moldavisë drejt anëtarësimit në BE. Por, rezultatet u lanë nën hije për shkak të pretendimeve për një skemë të madhe blerjeje votash dhe frikësim të votuesve.

Në vend të një fitoreje me shumicë që zonja Sandu kishte shpresuar, rezultatet në të dyja garat shpërfaqën gjyqësorin e Moldavisë si të paaftë për të mbrojtur në mënyrën e duhur procesin demokratik.

Në prag të votimeve të muajit të kaluar, autoritetet thanë se një skemë e blerjes së votave ishte orkestruar nga Ilan Shor, një oligark që jeton në mërgim në Rusi, i cili është dënuar në mungesë vitin e kaluar për mashtrim dhe pastrim parash. Ilhan Shor mohon çdo keqbërje.

Një qeveri properëndimore është në pushtet në Moldavi që nga viti 2021 dhe zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2025. Vëzhguesit paralajmërojnë se votimet e vitit të ardhshëm mund të jenë objektivi kryesor i Moskës.

Në dritën e agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, Moldavia aplikoi për t'u anëtarësuar në BE. Asaj iu dha statusi i vendit kandidat në qershor të atij viti, dhe në verën e vitit 2024, Brukseli ra dakord të fillonte negociatat e anëtarësimit. Zhvendosja e mprehtë drejt Perëndimit acaroi Moskën dhe përkeqësoi ndjeshëm marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Që atëherë, autoritetet moldave kanë akuzuar vazhdimisht Rusinë për një "luftë hibride" në shkallë të gjerë me fushatat e përhapura të dezinformimit dhe protestat e partive pro-ruse, e deri te skemat e blerjes së votave që dëmtojnë zgjedhjet në mbarë vendin. Rusia ka mohuar se akuzat për ndërhyrje./VOA

maia sandu

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë