LIVE UPDATES
Bota

Presidenti i Koresë së Jugut përballet me mocionin dhe thirrjet për shkarkim për shkak të ligjit ushtarak

Këshilltarët e lartë dhe sekretariati i Yoonit e kanë ofruar dorëheqjen kolektivisht. Ndërkohë, anëtarët e kabinetit të tij, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Kim Yong Hyun, përballen gjithashtu me thirrje për dorëheqje.

4 Dhjetor 2024, 09:10 Nga r.ll
Presidenti i Koresë së Jugut përballet me mocionin dhe thirrjet
foto ilustruese

SEUL- Partitë opozitare të Koresë së Jugut e dorëzuan të mërkurën një mocion për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol, i cili po përballet me trysni për të dhënë dorëheqje disa orë pasi përfundoi ligji jetëshkurtër ushtarak i shpallur nga ai. Mocioni, i dorëzuar bashkërisht nga partia kryesore opozitare, Partia Demokratike, dhe pesë parti të tjera më të vogla opozitare, mund të hidhet në votim hiç më larg se të premten.

Këshilltarët e lartë dhe sekretariati i Yoonit e kanë ofruar dorëheqjen kolektivisht. Ndërkohë, anëtarët e kabinetit të tij, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Kim Yong Hyun, përballen gjithashtu me thirrje për dorëheqje. Të martën në mbrëmje, Yoon papritur e shpalli ligjin ushtarak, duke u zotuar t’i shfaroste forcat “antishtetërore”, pasi hasi në vështirësi për ta shtyrë përpara agjendën e tij në Parlamentin e mbizotëruar nga opozita. Por, ligji i tij ushtarak u zbatua për vetëm rreth gjashtë orë, pasi Asambleja Kombëtare votoi për ta rrëzuar atë. Partia Demokratike liberale në opozitë, e cila ka shumicën në Parlamentin me 300 ulëse, tha të mërkurën se deputetët e saj vendosën t’i bënin thirrje Yoonit të japë dorëheqjen menjëherë, ose ata do të ndërmarrin hapa për ta shkarkuar atë.

“Shpallja e ligjit ushtarak nga presidenti Yoon Suk Yeol ishte shkelje e qartë e Kushtetutës. Nuk i përmbushi asnjë nga kërkesat për shpalljen e tij”, tha Partia Demokratike në një komunikatë.

“Shpallja e ligjit ushtarak nga ai ishte fillimisht e pavlefshme dhe shkelje e rëndë e Kushtetutës. Ishte një akt i rëndë rebelimi dhe ofron baza të përsosura për shkarkimin e tij”, sipas saj.

Për ta shkarkuar Yoon nevojiten dy të tretat e votave në Parlamentit, apo votat e 200 nga 300 anëtarët e tij. Partia Demokratike dhe partitë e tjera të vogla opozitare së bashku kanë 192 ulëse. Por, kur Parlamenti e rrëzoi shpalljen e ligjit ushtarak nga Yoon, me një votim 190-0, 18 deputetë nga partia e Yoon, Fuqia e Popullit, votuan për ta rrëzuar ligjin ushtarak, sipas zyrtarëve të Asamblesë Kombëtare.

Nëse Yoon shkarkohet, atij do t’i hiqet pushteti kushtetues derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për fatin e tij. Kryeministri Han Duck-soo, njeriu numër dy në Qeverinë e Koresë së Jugut, do t’i marrë përsipër përgjegjësitë presidenciale. Të paktën gjashtë nga nëntë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet ta mbështesin mocionin e paraqitur nga deputetët që Yoon të shkarkohet nga detyra. Por, tani për tani gjykata ka vetëm gjashtë gjyqtarë pas daljes në pension të tre prej tyre, që është një më pak se minimumi prej shtatë gjyqtarësh të nevojshëm për ta trajtuar një çështje si shkarkimi i presidentit.

Pas vendimit të Yoon për ta shpallur ligjin ushtarak, trupat e pajisura me armatim të plotë luftarak, përfshirë pushkë, tentuan t’i mbanin protestuesit larg Asamblesë Kombëtare, ndërsa helikopterët ushtarakë fluturonin mbi dhe përreth dhe ateronin në afërsi. Nuk është e qartë se si 190 deputetët ishin në gjendje të futeshin në sallën e Parlamentit për të votuar për rrëzimin e vendimit të Yoon për shpalljen e ligjit ushtarak.

Nuk është raportuar se ka pasur dhunë të madhe. Ushtria dhe policia u larguan vonë nga mjediset e Asamblesë Kombëtare pas votimit të deputetëve për ta rrëzuar ligjin ushtarak. Lideri i Partisë Fuqia e Popullit, Han Dong-hun, i kërkoi Yoon-it të shpjegojë pse e mori atë vendim dhe ta shkarkojë ministrin e Mbrojtjes Kim Yong Hyun, i cili e kishte këshilluar ta shpallte ligjin ushtarak.

Sipas Kushtetutës së Koresë së Jugut, presidenti mund ta shpallë ligjin ushtarak gjatë “kohës së luftës, situatave të ngjashme me luftën, ose gjendjeve të tjera emergjente kombëtare”, të cilat kërkojnë përdorimin e forcave ushtarake për ta kufizuar lirinë e shtypit, tubimeve dhe të drejtave të tjera për të ruajtur rendin.

Shumë vëzhgues vënë në dyshim nëse Koreja e Jugut është aktualisht në një gjendje të tillë. Kushtetuta gjithashtu thekson se presidenti duhet ta respektojë kërkesën e Asamblesë Kombëtare për heqjen e ligjit ushtarak me një votim shumice. Disa ekspertë thonë se Yoon qartazi ka shkelur Kushtetutën në mënyrën se si ai e shpalli ligjin ushtarak. Ndërsa ligji ushtarak lejon “masa speciale” për të kufizuar liritë individuale dhe autoritetin e agjencive dhe gjykatave, Kushtetuta nuk lejon që puna e Parlamentit të kufizohet. Por, duke e zbatuar vendimin e Yoon të martën, Ushtria e Koresë së Jugut shpalli pezullimin e aktiviteteve parlamentare dhe dërgoi trupa për të mos i lejuar deputetët të hynin në Asamblenë Kombëtare./REL

koreja e jugut seul yoon suk-yeol

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet