Goditet trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri/ Lëshohen 14 urdhërarreste, sekuestrohen lloje të ndryshme armësh zjarri (FOTO+EMRAT)
FOTO/ Operacioni i përbashkët Kosovë-Shqipëri për trafikun e armëve/ Lloje të ndryshme pistoletash dhe auto...
FOTO/ Operacioni i përbashkët Kosovë-Shqipëri për trafikun e armëve/ Lloje të ndryshme pistoletash dhe auto...
Nis seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend 12 Dhjetor, 10:13 Nga interpelanca me Manastirliun te debatet mbi...
"Më 23 dhjetor dalim në mosbindjen civile më të fuqishme", Berisha: Ditëlindja e 35-të duhet të na gjejë...
"Forcat e pabashkueshme ne nuk i bashkojmë dot", Rama: Nuk do të presim dhe as lejojmë askënd të na pengojë të...
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi falje për mijëra amerikanë të akuzuar se ishin kapur me marihuanë bazuar në legjislacionin federal. Komentet e tij u transmetuan të regjistruara në mediat sociale. Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi falje për mijëra amerikanë të akuzuar se ishin kapur me marihuanë bazuar në legjislacionin federal. Komentet e tij u transmetuan të regjistruara në mediat sociale.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara njoftoi javën e kaluar faljen e mijërave amerikanëve të dënuar se ishin kapur me marihuanë. Shtëpia e Bardhë thotë se plani i Presidentit Biden synon të korrigjojë praktikën shumëvjeçare të ngritjes së akuzave në masë ndaj minoriteteve. Disa republikanë kanë filluar tashmë ta kritikojnë këtë iniciativë ndërsa afrohen zgjedhjet e mesmandatit në muajin nëntor.
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi falje për mijëra amerikanë të akuzuar se ishin kapur me marihuanë bazuar në legjislacionin federal. Komentet e tij u transmetuan të regjistruara në mediat sociale.
“Siç e thashë kur kandidova për president, askush nuk duhet të shkojë në burg për përdorim apo mbajtje marihuane. Është tashmë e ligjshme në shumë shtete, dhe historiku penal për marihuanën ka krijuar pengesa të panevojshme për punësimin, strehimin, dhe mundësitë për arsimim. Dhe këto janë përpara se të diskutohet për pabarazitë racore të atyre që vuajnë pasojat”, tha Presidenti Biden në mediat sociale.
Dhjetëra shtete amerikane, territore dhe kryeqyteti Uashington kanë tashmë në fuqi një lloj forme të legalizimit të marihuanës. Plani i Presidentit Biden ndikon vetëm tek personat që janë kapur me sasi të vogla – jo ata që prodhojnë apo shpërndajnë – dhe arrestimet e tyre nuk duhet të jenë të ndërlidhura me vepra të tjera penale, si grabitje apo sulm fizik.
Senatori republikan Tom Cotton, e quajti në Twitter “një përpjekje të dëshpëruar për të shpërqëndruar (vëmendjen) nga dështimet e drejtuesve”.
Shtëpia e Bardhë thotë se faljet i japin një shans të dytë njerëzve me historik penal për marihuanë, të cilët kanë shanse të pakta për punësim apo strehim. Është pjesë e një përpjekjeje më të madhe nga Presidenti Biden për të ndryshuar mënyrën se si klasifikohet marihuana në Shtetet e Bashkuara.
“Për momentin, marihuana klasifikohet në të njëjtin nivel me drogat si heroina. Siç e ka thënë presidenti, kjo nuk ka kuptim. Prandaj ai po punon për ta riklasifikuar marihuanën. Ai gjithashtu e di se shumë njerëz – në veçanti në komunitetin hispanik dhe afrikano-amerikan – janë prekur nga ligjet federale vetëm për shkak të mbajtjes të marihuanës”, tha zoti Munoz.
Për momentin nuk ka asnjë të burgosur në burgje federale për posedim të thjeshtë marihuane. Por, duke qenë se pjesa më e madhe e dënimeve për marihuanën jepen në nivel shteti, Presidenti Biden ka filluar t’u bëjë thirrje guvernatorëve demokratë dhe republikanë që të akordojnë falje në shtetet e tyre. Megjithëse falja nuk pastron historikun penal të një personi, ajo do të hiqte pengesa si për të drejtën e votës, apo marrjen pjesë në një juri gjyqësore. Megjithëse u ka kërkuar agjencive federale të riklasifikojnë marihuanën që aktualisht renditet si më e rrezikshme se fentanili, Presidenti Biden deri më tani nuk ka bërë thirrje për dekriminalizimin e marihuanës në nivel kombëtar.
Marrë nga VOA
Parlamenti i Estonise ESTONI- Rusia është njohur zyrtarisht shtet terrorist nga qeveria e Estonisë. Në një deklaratë të ...
SERBI- Serbia dhe Hungaria janë pajtuar të ndërtojnë një naftësjellës që do t’i mundësonte Serbisë t&e...
Protesta VLORË- Banorët e lagjes 10 korriku në Vlorë kanë protestuar ditën e sotme për shkak të mungesës ...
Policia KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë godinës së Ministrisë së Industris&eum...
Sulmet UKRAINË- Një total prej 84 raketash u hodhën në Ukrainë të hënën së bashku me një ...
Mahsa Amini IRAN- Familja e Mahsa Amini, vajzës kurde 22-vjeçare vdekja e së cilës në paraburgimin policor tre javë më...
Jelena Triviç dhe Millorad Dodik SARAJEVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë-Hercegovinës vendosi që votat për presid...
Vlladimir Putin dhe Sergei Surovikin SIRI- Gjenerali Sergei Surovikin është një komandant veteran dhe gjeneral i forcave ajrore që udh...
Jeffrey Sachs SHBA- Një profesor i Universitetit të Kolumbias ka akuzuar SHBA-në për sabotim të gazsjellësit Nord Stream...
Foto nga shpërthimi UKRAINË- Pas shpërthimit të urës së Krimës, ka nisur sërish bombardimi i kryeqytetit të Uk...