LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden dënon rritjen e antisemitizmit

Ai e mbajti fjalimin në ndërtesën Kongresit amerikan përpara një grupi ligjvënësish dhe disa të mbijetuarve të nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore në të cilën nazistët vranë në mënyrë sistematike 6 milionë hebrenj.

8 Maj 2024, 21:24 Nga E. D
Presidenti Biden dënon rritjen e antisemitizmit
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden dënoi "rritjen e theksuar" të antisemitizmit, gjatë një fjalimi të martën me rastin e përvjetorit të Holokaustit, që përkoi edhe me shtatë mujorin e fillimit të konfliktit në Rripin e Gazës.

"Kjo urrejtje vazhdon të qëndrojë thellë në zemrat e shumë njerëzve në botë", tha Presidenti Biden gjatë një fjalimi në ceremoninë vjetore “Ditët e Kujtesës”, të organizuar nga Muzeu i Holokaustit në Shtetet e Bashkuara.

Ai e mbajti fjalimin në ndërtesën Kongresit amerikan përpara një grupi ligjvënësish dhe disa të mbijetuarve të nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore në të cilën nazistët vranë në mënyrë sistematike 6 milionë hebrenj.

Në fjalimin e tij, Presidenti Biden u përpoq ta lidhte atë ngjarje me sulmin befasues të grupit militant palestinez të Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar, në të cilin u vranë rreth 1200 civilë izraelitë. Sulmi shkaktoi një konflikt mes Hamasit dhe Izraelit, që deri më tani ka shkaktuar vrasjen e mbi 34 mijë palestinezëve.

"Kemi parë një rritje të pakontrolluar të antisemitizmit në Amerikë dhe në mbarë botën që nga sulmi i tetorit", tha zoti Biden. "Jemi këtu, jo 75 vjet më vonë, por vetëm shtatë muaj e gjysmë pas një sulmi ndaj hebrenjve, dhe njerëzit tashmë po harrojnë terrorin që ka kryer Hamasi."

Presidenti Biden e siguroi komunitetin hebre duke thënë se: "Ju jeni pjesë e komunitetit tonë. Keni qenë dhe gjithmonë do të jeni pjesë e tij. Angazhimi im për sigurinë e popullit hebre, sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e tij për të ekzistuar si një shtet i pavarur hebre është i hekurt, edhe në raste kur nuk jam dakord me veprimet e udhëheqjes së tij."

Amy Spitalnick, drejtore ekzekutive e Këshillit Hebre për Çështjet Publike, përshëndeti fjalimin e Presidentit Biden dhe tha përmes një deklarate se antisemitizmi është problem i të gjithëve, jo vetëm i hebrenjve.

“Përhapja e teorive konspirative dhe urrejtjes antisemite kërcënojnë të minojnë sigurinë e secilit amerikan, normat dhe vlerat tona thelbësore demokratike”, tha zonja Spitalnick. “Jemi mirënjohës për udhëheqjen e qartë morale të Presidentit Biden, i cili po përballet me këtë kërcënim, përfshirë edhe strategjinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara kundër antisemitizmit.”

"Ne i bëjmë thirrje Kongresit të hedhë për votim projektligjin Kundër Antisemitizmit, të mbështesë zbatimin e fuqishëm të strategjisë kombëtare dhe të rrisë ndjeshëm fondet për Zyrën e të Drejtave Civile të Departamentit amerikan të Arsimit, për të hetuar plotësisht veprimet e antisemitizmit dhe shkeljen e ligjit për të drejtat civile në universitete. Ka ardhur koha për ta bërë ta qartë se shoqëritë e drejta dhe gjithëpërfshirëse janë ato në të cilat hebrenjtë dhe të gjitha komunitetet janë të sigurta dhe të lira.”

Përhapja e protestave pro-palestineze në universitete dhe kolegje amerikane ka ngritur pikëpyetje mbi çështjen nëse kritikat ndaj shtetit hebre, që po vazhdon sulmet në Gazë, duhet të konsiderohen shprehje antisemite.

"Është krejtësisht në rregull të kundërshtohen politikat e një shteti", tha studiuesja Mirette Mabrouk nga Instituti i Lindjes së Mesme. "Nuk është kurrë në rregull të jesh fanatik. Pra, kur shteti i Izraelit i ngatërron këto dy çështje, ai ngatërron identitetin hebre me politikat e shtetit të Izraelit, duke e bërë shumë më të vështirë për njerëzit që të kundërshtojnë politikat e Izraelit, sepse njerëzit nuk duan të portretizohen si antisemitë.”

Zëri i Amerikës e pyeti zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, se cili është qëndrimi i administratës së Presidentit Biden për këtë.

"Është shumë e qartë. Antisemitizmi shfaqet në mënyrën më të urryer dhe më të neveritshme. Antisemitizmi është thjeshtë gjuhë urrejtjeje. Unë nuk dua të merrem me shembuj të antisemitizmit."/VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet