Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një zëdhënës i Kancelarit gjerman Olaf Scholz tha se gjatë bisedës, katër udhëheqësit kishin riafirmuar angazhimin e tyre për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden foli me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë të shtunën, ndërsa kolona e mercenarëve rusë po udhëton me shpejtësi drejt Moskës pasi mori kontrollin e një qyteti jugor gjatë natës, tha Shtëpia e Bardhë.
“Udhëheqësit diskutuan situatën në Rusi. Ata pohuan gjithashtu mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, thuhej në deklaratë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Biden u informua për situatën në Rusi nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare të shtunën në mëngjes dhe se presidenti do të vazhdojë të informohet gjatë gjithë ditës. Një zëdhënës i Kancelarit gjerman Olaf Scholz tha se gjatë bisedës, katër udhëheqësit kishin riafirmuar angazhimin e tyre për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Të njëjtin angazhim për Ukrainën përcolli edhe zyra e Kryeministrit britanik Rishi Sunak, duke shtuar se udhëheqësit "kanë rënë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë në ditët në vijim".
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bisedoi gjithashtu me homologët e vendeve të G7.
Zelenskyy i bën thirrje Putinit të tërheqë trupat ruse nga Ukraina
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën se revolta e trupave mercenare të grupit Wagner në Rusi ekspozoi kaosin e plotë në vend.
"Sot bota mund të shohë se zotërit e Rusisë nuk kontrollojnë dot asgjë. Asgjë. Plotësisht kaos”, tha Presdenti Zelenskiy në fjalimin e tij.
Zoti Zelenskiy tha se ukrainasit nuk do të heshtin, nuk do të qëndrojnë duarkryq dhe se "siguria e krahut lindor të Evropës varet rreptësisht nga mbrojtja jonë", siç u shpreh ai.
Presidenti Zelenskiy iu drejtuar në gjuhën ruse Presidentit Vladimir Putin duke thënë se: “Sa më gjatë të qëndrojnë trupat tuaja në tokën ukrainase, aq më i madh do të jetë shkatërrimi që do t’i shkaktohet Rusisë”.
Marrë nga VOA
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka dhënë një deklaratë duke komentuar ngjarjet n&eum...
Faton Peci KOSOVË- Ministri i Bujqësisë së Kosovës Faton Peci, ka njoftuar se të shtunën vetura e tij është p&...
Yevgeny Prigozhin BJELLORUSI- Mediat shtetërore ruse raportojnë se shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, do të largohet p&e...
Zgjedhjet GREQI- Edhe pak orë kanë mbetur deri në hapjen e nesërme të qendrave të votimit në të gjithë Gr...
RUSI- Trupat Wagner kanë filluar të largohen nga Rostov-on-Don, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass. Katër kami...
SHBA- Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se shkaku kryesor i vdekjeve nga mbidoza në Amerikë jan&eu...
Recep Tayyip Erdogan TURQI- Organizatat e komunitetit LGBTI+ në Turqi, po shënojnë javën e krenarisë në Stamboll, por autorit...
Moske RUSI- Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se situata në kryeqytetin rus “është e vështirë”. Ai u b...
Yevgeny Prigozhin RUSI- Udhëheqësi mercenar i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka rënë dakord të "ndalojë" lëvizjen e trupave t...
Wagner RUSI- Kemi dëgjuar shumë për grupin e mercenarëve Wagner dhe shefin e tyre, Yevgeny Prigozhin. Por çfarë nën...