LIVE UPDATES
Bota

Poloni, ushtarët ukrainas mësojnë si të përdorin tankun Leopard 2

Ata u sollën nga vijat e frontit në Ukrainë për të mësuar se si të përdorin tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman të ofruara nga aleatët perëndimorë. Ata po trajnohen nga instruktorë nga Kanadaja, Norvegjia dhe Polonia.

16 Shkurt 2023, 15:49 Nga I.A
Poloni, ushtarët ukrainas mësojnë si të përdorin
Tanke

POLONI- Mbi 100 ushtarë ukrainas po kryejnë trajnime intensive në Poloni mbi përdorimin e tankut të prodhimit gjerman Leopard 2 që përdoret në fushëbetejë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, njofton nga baza ushtarake Svietozov në Poloni se udhëheqësit ukrainas thonë se tanket, të premtuara nga aleatët perëndimorë tre javë më parë, do të luajnë një rol kyç në luftën kundër agresionit rus.

Në këtë bazë ushtarake polake po stërviten intensivisht mbi 100 trupa ukrainase. Ata u sollën nga vijat e frontit në Ukrainë për të mësuar se si të përdorin tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman të ofruara nga aleatët perëndimorë. Ata po trajnohen nga instruktorë nga Kanadaja, Norvegjia dhe Polonia. Trupat ukrainase, të cilët kishin luftuar në rajonet Donetsk dhe Luhansk, po stërviten 10 orë në ditë, përfshirë fundjavat. Zëri i Amerikës bisedoi me majorin polak Artur Pinkovsky, i cili është zëdhënës i bazës.

“Trajnimi është shumë i ngjeshur në kohë, sepse koha është problemi ynë më i madh. Trupat ukrainase kanë pervojë, ata erdhën këtu nga fronti i luftës”.

Trajnimi zakonisht zgjat tre muaj, por zyrtarët thonë se ushtarët ukrainas do të jenë gati t’i përdorin këto tanke në fushën e betejës brenda rreth një muaji. Majori i ushtrisë ukrainase Vadym Khodak po udhëheq stërvitjen. Ai thotë për Zërin e Amerikës se trupat e tij janë të gatshme për të mësuar shpejt.

“Ushtarët e mi kanë përvojë në fushën e betejës. Ata kanë përdorur tanket tona në luftë, kështu që është shumë më e lehtë për ta, që të mësojnë se si t’i përdorin këto tanke”.

Majori thotë se këto tanke do të luajnë një rol të rëndësishëm në fushën e betejës.

“Aktualisht kemi mungesë të mjeteve të blinduara dhe shpresoj që kur të arrijmë në vijën e frontit me këto pajisje, do të shpëtojmë jetët e shumë ushtarëve tanë dhe do t’i afrohemi fitores”.

Dërgimi i 14 tankeve të para është planifikuar për muajin që vjen. Tanket Leopard 2 pritet të jenë një mbështetje e mirë për forcat ukrainase, ndërsa po afrohet një vjetori i fillimit të agresionit rus. Partnerët evropianë planifikojnë të dërgojnë në Ukrainë dy batalione tankesh. E gjithë Evropa ka rreth 2 mijë tanke të modelit Lepoard 2. Sipas zyrtarëve, dërgimi muajin që vjen i 14 tankeve të gatshëm për fushën e betejës, do të jetë hapi i parë. Presidenti polak, Andrzej Duda, vizitoi poligonin e stërvitjes të hënën dhe vlerësoi luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

“Ukrainasit po na mbrojnë të gjithëve, ata po mbrojnë Evropën duke luftuar imperializmin e ri rus. Ne e njohim fytyrën e imperializmit rus nga historia jonë dhe fqinjët tanë ukrainas po na mbrojnë. Ne i falenderojmë ata për këtë”.

Ai shtoi se Polonia po ofron mbështetje për ukrainasit ndërsa u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të dërgojnë më shumë pajisje në Ukrainë në javët në vijim.

Marrë nga VOA

leopard 2

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës