LIVE UPDATES
Bota

Policia te shtrati - Debat rreth abortit në Poloni

Një grua e re polake merr një pilulë aborti dhe shkakton një operacion policor. Në të mirë të gruas? Apo në dobi të mbledhjes së dëshmive?

23 Korrik 2023, 09:28 Nga A.B

Policia te shtrati - Debat rreth abortit në Poloni

Liderit të partisë qeverisëse polake Ligji dhe Drejtësia (PiS), Jaroslaw Kaczynski, i pëlqen të rrethohet nga gra në tubimet zgjedhore dhe u bën elozhe me një puthje në dorë, në stilin e vjetër polak. Por fakt është që partia e tij nacionaliste e krahut të djathtë, nuk i ka punët mirë me gratë.

Një aleancë gjithnjë e më e ngushtë midis qeverisë polake dhe Kishës Katolike ka çuar në një shtrëngim rrënjësor të ligjeve të abortit në vitet e fundit. Në vitin 2020, Gjykata Kushtetuese polake, e cila kontrollohet nga PiS, hoqi rrezikun e një keqformimi të rëndë të fetusit si parakusht për abortin. Kjo ka krijuar një klimë frike dhe mosbesimi mes mjekëve dhe grave.

Incidenti i fundit në lidhje me ndalimin e rreptë të abortit ndodhi në fund të prillit: Xhoana, një grua e re polake nga Krakova (Krakow), kishte marrë një pilulë aborti sepse kishte frikë se shtatzënia do të rrezikonte shëndetin e saj. Pas disa ditësh, ajo u konsultua me psikologun e saj për shkak të ankthit të vazhdueshëm. Kjo kishte frikë se pacientja mund të kishte qëllime vetëvrasëse dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës. Nuk kaloi shumë dhe te dera e apartamentit të Xhoanës nuk u shfaq vetëm ekipi mjekësor i urgjencës por edhe një patrullë policie e informuar nga shërbimi i urgjencës.

Drama e gruas së re filloi pasi ajo u shtrua në një spital ushtarak. Edhe pse Xhoana i mohoi qëllimet vetëvrasëse, policia konfiskoi laptopin e saj dhe kërkoi që ajo të dorëzonte telefonin. Ata e rrethuan pacienten, e monitoruan dhe kështu penguan përpjekjet e mjekëve që protestonin kundër procedurës.

Pasi u transferua në një spital tjetër për ekzaminime të mëtejshme, ndjekja policore vazhdoi. Dy policë që u thirrën i kërkuan gruas të zhvishej lakuriq, të ulej dhe të kollitej. "Isha ende e gjakosur dhe nuk pranova të hiqja të mbathurat," tha Xhoana në një intervistë me TVN të enjten (20.07.2023). "Ishte kaq poshtëruese," shtoi ajo duke qarë. "U ndjeva e pafuqishme."

Zyra e prokurorit publik nisi një hetim, duke përmendur, ndër të tjera, nenin 152, paragrafi 2 të Kodit Penal, i cili thotë se kushdo që ndihmon ose bind një grua shtatzënë për t'i dhënë fund shtatzënisë, përballet me një dënim me burg deri në tre vjet.

„Ua thoja vazhdimisht se e kam blerë vetë pilulën e abortit në Internet dhe se askush nuk më ndihmoi me këtë," tha Xhoana në bisedë me TVN. Në Poloni, nuk është vepër penale të blesh një ilaç aborti në internet dhe ta përdorësh atë. Vetëm ndihma është e ndaluar.

Kamila Ferenc, një avokate e Fondacionit Federa për Gratë dhe Planifikimin Familjar, që përfaqëson ligjërisht Xhoanën shpjegon ndërhyrjen e policisë: 

"Ishte fjala magjike 'abort' që inkurajoi policinë të kryente këtë operacion në shkallë të gjerë," tha psikologia Maja Herman. Eurodeputeti i majtë Robert Biedron e quajti një "gjueti të organizuar shtrigash" kundër grave dhe për një "të djathtë barbare aborti".

Flet edhe shefi i policisë

Duke pasur parasysh pezmatimin e madh në media, shefi i policisë polake, Jaroslaw Szymczyk,  u shpreh të enjten. "Situata dramatike në të cilën Xhoana e gjeti veten nuk ishte faji i policisë," siguroi ai. Sipas tij, të gjitha masat policore shërbyen për të mbrojtur gruan dhe klientët e tjerë potencialë të pilulave të abortit.

Konfiskimi i laptopit dhe telefonit celular kishte për qëllim të ndihmonte në identifikimin e shitësit të pilulës së abortit dhe që  të përjashtohej mundësia që pilula të kishte pasoja të dëmshme për shëndetin. Fakti që Xhoana duhej të zhvishej para oficerëve kishte gjithashtu një qëllim të rëndësishëm: oficerët donin të ishin në anën e sigurt se ajo nuk kishte fshehur asnjë objekt që mund ta kishte përdorur për të kryer vetëvrasje.

Tusk bën thirrje për marshim proteste

Udhëheqësi i opozitës polake Donald Tusk u përfshi shpejt në debat. "Xhoana u poshtërua. Por jo vetëm ajo," tha kreu i Platformës Qytetare (Platforma Obywatelska) PO, partia më e madhe opozitare e Polonisë. Sipas një dokumenti të Parlamentit Evropian të vitit 2022, në Poloni kanë vdekur së paku gjashtë gra që nga viti 2020 për shkak se mjekët, nga frika e përndjekjes ligjore, refuzonin ose e bënin me shumë vonesë një abort, edhe kur ky ishte i nevojshëm nga ana mjekësore.

"Një Poloni e sunduar nga PIS nuk do të thotë vetëm se prokurori, policia dhe prifti vijnë në spital apo në zyrën e gjinekologut dhe kryejnë kontrolle mizore që mund të çojnë në tragjedi. Janë edhe dëshirat e Kaczinskit dhe (Ministrit të Drejtësisë) Ziobro për të ndërhyrë brutalisht në jetën tonë, në jetën tuaj," tha shefi i PO. Tusk bëri thirrje për "Protestën e një milion zemrave" më 1 tetor. Polakët duhej të tregojnë se nuk e duan më PiS në pushtet, tha Tusk.  "Askush nuk duhet të dyshojë se njerëzit e mirë janë në shumicë," tha Tusk. Më 14 qershor, rreth gjysmë milioni njerëz demonstruan në Varshavë kundër politikave të qeverisë.

Zgjedhjet parlamentare në Poloni do të zhvillohen në tetor. Data e saktë nuk është caktuar ende. Frika e grave polake nga rregullat e rrepta të abortit ka të ngjarë të rritet në të ardhmen e afërt. Prej shumë muajsh, Konfederacja, një grupim që mbledh nacionalistë dhe neo-liberalë, sa vjen e rritet. Sondazhet e fundit i japin partisë mbi 15 përqind. Në vitin 2019, shefi i saj Slawomir Mentzen bëri thirrje për ndalimin total të abortit dhe dënimeve me burg deri në dhjetë vjet për abort, si për mjekët ashtu edhe për gratë e prekura. Vëzhguesit politikë nuk përjashtojnë mundësinë që PiS të mund të hyjë në një koalicion me Konfederacjan pas zgjedhjeve./ DW

poloni

Sondazh

Poll
Bota 23 Korrik 2023, 08:35 A.B

Netanyahu i nënshtrohet një operacioni

Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu nënshtrua një operacioni për të "instaluar një st...

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!