LIVE UPDATES
Bota

Policia e Kosovës vë nën kontroll manastirin e Bansjkas/ DW: Vuҫiç konfirmon se grupi i armatosur përbëhej nga serbë të rebeluar

Përleshja e armatosur ndodhi në fshatin Bansjka të komunës së Leposaviçit, ku grupi i armatosur u barrikadua brenda një manastiri të fshatit, i cili më vonë gjatë ditës u vu nën kontrollin e policisë.

25 Shtator 2023, 09:38 Nga A.B

Policia e Kosovës vë nën kontroll manastirin e Bansjkas/ DW:

Policia e Kosovës bëri të ditur se janë vrarë tre sulmues dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar nga grupi prej rreth 30 personave të armatosur, që në orët e hershme të së dielës sulmuan policinë e Kosovës në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një polic kosovar dhe një tjetër u plagos.

Përleshja e armatosur ndodhi në fshatin Bansjka të komunës së Leposaviçit, ku grupi i armatosur u barrikadua brenda një manastiri të fshatit, i cili më vonë gjatë ditës u vu nën kontrollin e policisë.

Policia e Kosovës intervistoi dhjetra pelegrinë që ndodheshin në manastir. Vetë Kisha Ortodokse serbe, nga Dioqeza e Rashkës-Prizrenit, tha gjatë kohës që ndodhte përleshja, se është “e shqetësuar për shkak se një grup personash të armatosur, të maskuar kanë hyrë në manastirin e Banjskës me automjet të blinduar, duke thyer portën e mbyllur të manastirit”

Sasi e jashtëzakonshme armatimesh të rënda

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, tha se “Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll zonën ku ndodheshin terroristët, zbuloi një sasi të jashtëzakonshme armatimesh të rënda”.

“Armët janë të llojllojshme, pas hetimeve do ta keni listën e saktë. Ka disa armë që mund të lidhen me aksionin e mehershëm të Zveçanit, me disa armë jemi ndeshur për herë të parë. Mund të thuhet se kishte pajisje për qindra sulmues të tjerë. Përgatitjet ishin që një kohë, në mënyrë masive, që të sulmojnë policinë e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe seriozisht ta cenojnë integritetit teritorial”, tha ministri Svecla. Sipas tij, shumica e veturave që u gjenden në vendin e ngjarjes janë nga Beogradi, ndërsa, theksoi se  “hyrjet e terroristëve nga Serbia në Kosovë nuk janë të pamundshme. Përgatitjet ishin që një kohë, në mënyrë masive, që të sulmojnë policinë e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe seriozisht ta cenojnë integritetit teritorial”, tha Sveçla.

Kurti: Formacion terrorist e kriminal, profesionist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti “formacion profesionist”, grupin e personave që kreu sulmin e armatosur në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici shqiptar Afrim Bunjaku.

“Nga ato çfarë kemi mësuar deri tani, janë ato që i kemi menduar edhe më herët. Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot. Nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti në një deklaratë për media.

Vuҫiçi: Serbë të rebeluar nga veriu i Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiç, konfirmoi të dielën në mbrëmje në një konferencë për medie, se grupi i armatosur që sulmoi policinë e Kosovës përbëhej nga serbë të rebeluar nga veriu i Kosovës.

Vuçiç tha se “sulmi në Banjska ndodhi pasi disa serbë të Kosovës u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës”. Në një adresim të drejtpërdrejt televiziv, Vuҫiç tha se “tre serbë nga Kosova u vranë, dy nga snajperët, e dy u plagosën rëndë dhe kam frikë për vrasjen edhe të personit të katërt”.

“Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen mediat e Prishtinës, por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Albin Kurtit”, tha Vuҫiç. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, dhe tha se “në veri të Kosovës, policët duhet të jenë serbë”.

Ndërkombëtarët dënojnë fuqishëm sulmin në veri të Kosovës

Për zhvillimet e së dielës në veri të Kosovës, ku në një sulm nga një grup i armatosur mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas tre sulmues, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Në një komunikatë për medie të zyrës së BE-së thuhet se “Borrell gjatë këtyre bisedave ka përsëritur se dënon fuqishëm agresionin e sotëm”, dhe ka bërë thirrje për “rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit”.

“EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, po monitoron situatën në terren dhe është i gatshëm të mbështesë institucionet e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj, në përputhje me mandatin e tij dhe në koordinim të ngushtë me KFOR-in e NATO-s”, ka konfirmuar Josep Borrell.

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, e ka dënuar ashpër “sulmin e tmerrshëm” ndaj Policisë së Kosovës.

“Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë së rrezikuari jetë. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagimin ministrisë së jashtme gjermane, ku bëhet e ditur po ashtu se në Kosovë do të udhëtojë Manuel Sarazin, përfaqësuesi i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, në një reagim me shkrim, tha se “Policia e Kosovës e ka përgjegjësinë fillestare për menaxhim të incidentit në veri dhe e ka dënuar ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të këtij institucioni”.

“KFOR-i vazhdon ta vëzhgojë prej afër situatën në Banjskë, dhe trupat e KFOR-it janë prezentë në këtë zonë, të gatshëm të reagojnë, nëse kërkohet. Komandanti i KFOR-ut është në kontakt direkt me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë dhe institucionet e Kosovës, dhe është duke punuar për ta gjetur një zgjidhje”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Vrasja e policit të Kosovës nga një grup i armatosur në veri, e dënua në shkallë të gjerë. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ndërpreu të gjitha takimet në Nju Jork dhe u nis për në Kosovë.

Edhe SHBA i dënuan përmes Ambasadori në Prishtinë, Jeff Hovenier, ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj policisë së Kosovës.

“Ne po e vëzhgojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dalin para drejtësisë. Ata duhet të ndërpresin menjëherë sulmet e tyre”, thuhet në deklaratën e SHBA-së.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se “tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur”

“Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, shkroi kryeministri shqiptar Edi Rama.

Tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë të jenë të larta prej muajit maj, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë prej zgjedhjeve të jashtzakonshme që u bojkotuan nga serbët. Vrasja e së dielës e pjesëtarit të policisë ndodhi në këtë periudhë tensionesh mes Kosovës dhe Serbisë vende këto  të cilat dështuan javën e shkuar të shënojnë ndonjë përparim në procesin e dialogut të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve./DW

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës