LIVE UPDATES
Bota

Policët serbë pa mbështetjen e Beogradit dhe pa mbrojtjen e Prishtinës

Së paku shtatë policë serbë dhanë dorëheqje në ditët e fundit, për ç’gjë zyrtarët e Kosovës fajësuan Beogradin zyrtar.

24 Gusht 2023, 15:19 Nga I.A
Policët serbë pa mbështetjen e Beogradit dhe pa mbrojtjen e
Policët serbë

SERBI- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, beson se prapa dorëheqjeve të fundit të policëve serbë në veri qëndron “frikësimi nga regjimi aktual serb” dhe shton se Prishtina zyrtare duhet “t’i inkurajojë” të gjithë ata që vërtet duan të integrohen.

“Institucionet e Kosovës duhet të tregojnë vullnet të mirë, anën e mirë të institucioneve të Kosovës, për t’i inkurajuar bashkëqytetarët tanë, në këtë rast policët e rinj të Kosovës. Se ky është një vend ku ata mund të ndërtojnë karrierë dhe se institucionet do t’i mbështesin në çdo zhvillim të tyre të mëtejshëm”, thotë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.

Së paku shtatë policë serbë dhanë dorëheqje në ditët e fundit, për ç’gjë zyrtarët e Kosovës fajësuan Beogradin zyrtar. Ata ishin në mesin e 46 pjesëtarëve të komunitetit serb që iu bashkuan Policisë së Kosovës në fund të korrikut, pas një konkursi për plotësimin e pozitave boshe në drejtorinë për rajonin e veriut. Policia e Kosovës për rajonin e veriut nuk e dha numrin e saktë të policëve që u tërhoqën, duke thënë se nuk e komenton këtë çështje.

Diplomatët ndërkombëtarë në Kosovë u shprehën të shqetësuar nga dorëheqjet. Por, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se, në këtë moment, nuk mjafton vetëm mbrojtja “deklarative” e policëve serbë, por se Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrin hapa konkretë. Midorag Marinkoviq, nga organizata joqeveritare Qendra për Veprime Afirmative Sociale, konsideron se dorëheqjet e policëve serbë janë “një reflektim i presionit të shoqërisë për të mos u dorëzuar ndaj Prishtinës”.

Rashiq thotë se serbët nga Kosova kanë qenë gjithmonë “të lidhur” me Beogradin zyrtar, por se Qeveria aktuale e Serbisë, shton ai, përdor “metoda të frikësimit dhe presionit” për të realizuar qëllimet e saj.

“Mund t’ju them se nuk ka bashkëpunëtorë të mi që nuk e kalojnë një luftë psikologjike sa herë që e kalojnë kufirin [me Serbinë], ku mbahen disa orë - pa asnjë shpjegim, vetëm pse janë bashkëpunëtorët e mi”, thotë Rashiq.

Në këtë kontekst, ai thotë se e njeh “metodologjinë” që aplikohet ndaj policëve të rinj serbë.

“Kam kontakte me disa prej tyre, komunikojmë dhe ata ende i dridh pasiguria se çfarë do të ndodhë me ato presione. Fatkeqësisht, viktima janë edhe familjet e tyre. Ato presione nuk ndalen, janë të vazhdueshme dhe do të shohim se deri ku do të na çojnë”, thotë Rashiq.

Megjithatë, ai thekson se serbët nga Kosova duhet ta kuptojnë se vetëm përmes pjesëmarrjes në institucione, mund të ndikojnë në “ndryshime pozitive” për komunitetin e tyre. Rashiq u emërua në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi Goran Rakiq dha dorëheqje, së bashku me serbë të tjerë nga veriu, në nëntor të vitit të kaluar. Rakiq vjen nga radhët e Listës Serbe - e vetmja parti që kishte mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e quajti Rashiqin “llum”, pasi u emërua ministër në Qeverinë e Kurtit. Pasi u njoftua në opinion se policët e rinj serbë kanë filluar të punojnë në veri, në rrjetet sociale filluan të qarkullojnë postime që i quanin ata “tradhtarë”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më pas se ky lloj shënjestrimi nuk është i pranueshëm për Qeverinë e tij, ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se “fushata e frikësimit duhet të ndalet” dhe se “autorët duhet të sillen para drejtësisë”.

Diplomatë të huaj thanë, po ashtu, se kërcënimet janë të papranueshme. Megjithatë, disa ditë më vonë, ndodhën dorëheqjet e para të policëve nga radhët e komunitetit serb. Dhe, pasuan sërish reagimet e zyrtarëve dhe të ambasadorëve të huaj në Kosovë. Departamenti amerikan i Shtetit shprehu, gjithashtu, shqetësim për dorëheqjet e fundit dhe vlerësoi se “është e papranueshme që dikush, përfshirë edhe aktorët e lidhur me Serbinë, të ushtrojë presion politik ndaj individëve që duan t’i bashkohen Policisë së Kosovës”.

Në deklaratën dhënë Radios Evropa e Lirë, ky departament tha se dënon çdo përpjekje “për të minuar diversitetin në radhët e Policisë së Kosovës”.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me pyetjen se çfarë kanë dhënë policët serbë si arsye për dorëheqje, por nuk mori përgjigje.

Ajo nuk iu përgjigj as pyetjeve se çfarë mund të bëjë Kosova për t’i mbrojtur ata dhe a mund t’i pengojë policët e tjerë nga aktet e tilla.

Në nëntor të vitit të kaluar, mbi 550 policë serbë dhanë dorëheqje, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe.

Që atëherë, në veriun me shumicë serbe ka pasur një varg krizash.

Tensionet e fundit u ngritën në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje morën pushtetin, pasi serbët lokalë i bojkotuan zgjedhjet e prillit.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa konkretë për mbrojtjen e policëve serbë dhe se mbrojtja “deklarative” nuk mjafton.

“Komuniteti evropian duhet të marrë masa ndaj lidershipit të Serbisë, në atë mënyrë që ajo të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëveshjet e Brukselit [për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi]”, thotë Ibishi për Radion Evropa e Lirë.

Për integrimin e serbëve në Policinë e Kosovës u ra dakord në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja.

Ibishi, gjithashtu, thekson se institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin masa mbrojtëse për policët serbë.

“Është obligim, para së gjithash, i sistemit në Kosovë, por edhe i pranisë ndërkombëtare që t’i mbrojë ata personalisht dhe materialisht nga individët që ushtrojnë presion dhe bëjnë thirrje për linçim, për shkak të vendosmërisë së tyre për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve”, thotë Ibishi.

Midorag Marinkoviq, nga Qendra për Veprime Afirmative Sociale, thotë se Qeveria e Kosovës vazhdimisht po përpiqet t’i “anashkalojë” problemet në terren dhe shton se serbët nga veriu po “luftojnë kundër saj”.

Në këtë kontekst, ai thekson se dorëheqjet e policëve serbë janë “pasojë e presionit shoqëror”.

“E vetmja mënyrë që Prishtina ta parandalojë këtë lloj reagimi nga komuniteti [serb], është që ta dëgjojë atë dhe të gjejë një zgjidhje që është në interes të atij komuniteti”, thotë Marinkoviq.

E vetmja mënyrë që të mos përsëriten gjëra të tilla, shton ai, është që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë një marrëveshje, në bazë të së cilës serbët do të ktheheshin në institucionet e Kosovës. Përveç policëve, në nëntor të vitit të kaluar, nga institucionet e Kosovës në veri u larguan edhe punëtorët serbë të Doganës së Kosovës, gjyqësorit dhe administratës lokale.

Marrë nga REL

nenad rashiç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet