5 Shtator 2022, 21:18
Nga e.k
Klyuchevskaya Sopka
SIBERI- Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë të mbijetuarit e një ekspedite ngjitëse në vullkanin më të lartë të Euroazisë që ka marrë tashmë tetë jetë.
Të vdekurit ishin pjesë e një grupi prej 12 individësh, duke përfshirë dy udhërrëfyes, të cilët janë ngjitur në Klyuchevskaya Sopka në rajonin verilindor të gadishullit Kamchatka të Rusisë që nga 30 gushti, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti.
Ministria e Mbrojtjes Civile e Rusisë, Emergjencave dhe Ndihmës ndaj Fatkeqësive deklaroi në median shtetërore se një grup shpëtimi po ngjitet për të arritur tek të mbijetuarit, fati i të cilëve nuk dihet.
Ekipet e shpëtimit shpresojnë të arrijnë në kamp deri në mesnatë dhe të vazhdojnë lart të nesërmen herët në mëngjes. Përparimi i tyre po vështirësohet nga kushtet e vështira të motit, me erëra të forta, temperatura të ftohta dhe borë në lartësi të mëdha, shkruan CNN.
“Rezultati i operacionit të kërkim-shpëtimit varet nga moti, retë e hirit në shpatet, shkrirja e akullnajave, rrjedhat e baltës dhe rënia e shkëmbinjve”, tha ministria.
Përpjekjet e mëparshme të kërkimit dhe shpëtimit për të arritur individët e bllokuar ishin të pasuksesshme, pasi erërat e forta penguan një helikopter të zbarkonte të dielën, një ditë pasi pesë anëtarë të grupit u rrëzuan për vdekje.
Ministri i Situatave Emergjente për rajonin ku ndodhet vullkani ka hapur një linjë telefonike për të informuar të afërmit në lidhje me zhvillimin e stiuatës.
“Të afërmit mund të mësojnë informacione për ecurinë e operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe, nëse është e nevojshme, të marrin ndihmë psikologjike“, tha shërbimi për shtyp i ministrisë.
Tashmë ka nisur një hetim për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe se si ka ndodhur tragjedia.
Klyuchevskaya Sopka (4,750 metra) është mali më i lartë i Siberisë dhe vullkani më i lartë aktiv i Euroazisë.
siberi
Bota
5 Shtator 2022, 20:57
I.A
Foto ilustruese
MESDHE- Dhjetra emigrantë libanezë dhe sirianë të bllokuar prej ditësh në një anije pesh...
Bota
5 Shtator 2022, 20:37
I.A
Rusi
RUSI- Autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin ukrainas Herson, kanë shtyrë mbajtjen e të ashtuquajturit referendum për ...
Bota
5 Shtator 2022, 20:02
I.A
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin të hënën për ato që i quajti “deklarata armiqësore&...
Bota
5 Shtator 2022, 19:53
s.s
Liz Truss
BRITANI- Çfarë ka ndodhur ditën e sotme në Britani? Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje ...
Bota
5 Shtator 2022, 19:53
I.A
Donald Trump
SHBA- Një gjyqtare federale është pajtuar për të emëruar një zyrtar të posaçëm pë...
Bota
5 Shtator 2022, 19:50
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden shkon për herë të tretë në Pensilvani, në më pak se një javë dhe vetë...
Bota
5 Shtator 2022, 19:47
I.A
Damien Sanderson dhe Myles Sanderson
KANADA- Dy persona të dyshuar për vrasjen e 10 vetave gjatë sulmeve me thikë që kanë tro...
Bota
5 Shtator 2022, 19:39
e.k
Zahra Hamadani, e dënuar për vdekje në Iran
IRAN- Dy gra iraniane janë dënuar me vdekje për shkak të aktivizmit t&e...
Bota
5 Shtator 2022, 19:22
s.s
Priti Patel
BRITANI- Sekretarja e Brendshme Priti Patel ka deklaruar përmes një postimi në Twitter se po jep dorëheqjen nga posti ...
Bota
5 Shtator 2022, 19:03
s.s
Ursula von der Leyen
RUSI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se Bashkimi Evropian po përgatit plane për kufizim...