LIVE UPDATES
Bota

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet zëvendësdrejtori i Policisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Mal të Zi

Informacioni për arrestimin e Knezheviç është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit, Vukas Radonjiç.

22 Mars 2023, 19:41 Nga F.M
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet zëvendësdrejtori i
Dejan Knezheviç

MALI I ZI- Dejan Knezheviç, zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar është arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Departamenti Special të Policisë së Malit të Zi. Mediat malazeze shkruajnë se Knezheviç akuzohet për se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Informacioni për arrestimin e Knezheviç është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit, Vukas Radonjiç.

“Në vazhdimësi të aksionit që Departamenti Special i Policisë ndërmerr së bashku me Prokurorinë Speciale të Shtetit, dhe në bazë të hetimeve disa mujore dhe koordinimit mes të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Departamentit të Policisë Speciale dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim të Organeve të Ligjit – Europol, sot është privuar nga liria ushtruesi i detyrës së ndihmësdrejtorit të Drejtorisë së Policisë për Sektorin Kundër Krimit, D.K., nën dyshimin se ka kryer veprën penale të krijimit të një organizatë kriminale dhe vepra të tjera penale”- tha Radonjiç, duke theksuar se Prokuroria Speciale e Shtetit pritet të japë më tepër detaje në orët në vijim.

Një deklaratë e ka bërë edhe Administrata e Policisë së Malit të Zi.

“Sot është nga privuar liria ushtruesi i detyrës së ndihmës drejtorit të Drejtorisë së Policisë për Sektorin Kundër Krimit, Dejan Knezheviç. Duke pasur parasysh fazën e procedurës, pra kufizimet ligjore, nuk mund të bëhen të ditura detaje të mëtejshme. Policia po bashkëpunon dhe po vepron me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit për këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Dejan Knezheviç është punonjës dhe funksionar i vjetër i Drejtorisë së Policisë. Më parë ka drejtuar Departamentin për Luftën kundër Drogës. Ai u emërua Ndihmës Drejtor i Drejtorisë së Policisë për Krimin e Organizuar në fillim të marsit 2021. Mandati i tij në atë detyrë iu zgjat vetëm disa javë më parë.

Ky operacion zhvillohet vetëm pak ditë pasi Policia e Malit të Zi vuri në pranga pesë persona, pjesë të grupit kriminal Kavaçi, të kryesuar nga Radoje Zvicer. Të arrestuarit: ish-komandanti i policisë së Podgoricës, Ivan Stamatoviç, ish-oficeri special i policisë Vladimir Bajçeta (ish-truproja e Dushko Shariçit, vëllait të kreut të kartelit ballkanik të drogës, Darko Shariçit), polici Milan Popoviç, Tihomir Adžić nga Podgorica. Nuk dihet nëse dhe zëvendësdrejtori që u kap sot, ka lidhje me të njëjtin klan.

dejan knezhevic mali i zi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës