LIVE UPDATES
Bota

Dorëhiqet "Kumbari i AI" nga "Google", Geoffrey Hinton paralajmëron: Rrezikohemi nga keqinformimi

Geoffrey Hinton është i fundit që i është bashkuar një liste në rritje të ekspertëve, që po ndajnë shqetësimet e tyre në lidhje me përparimin e shpejtë të Inteligjencës Artificiale.

2 Maj 2023, 10:37 Nga m.s
Dorëhiqet "Kumbari i AI" nga "Google", Geoffrey Hinton
foto ilustruese

SHBA-  Njeriu i shpallur si "Kumbari i AI" është larguar nga Google, duke përmendur shqetësimet mbi vërshimin e informacioneve të rreme, videove dhe fotove në internet dhe mundësinë që AI të përmbysë tregun e punës. Dr Geoffrey Hinton, i cili me dy nga studentët e tij në Universitetin e Torontos ndërtoi një rrjet nervor në vitin 2012, u largua nga Google këtë javë, raportoi "New York Times".

Hinton, 75 vjeç, tha se ai u largua për të folur lirshëm për rreziqet e AI. Ai u soll nga Google një dekadë më parë për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjisë AI të kompanisë. Hulumtimi i Hinton udhëhoqi rrugën për sistemet aktuale si ChatGPT.

Shkencëtari i njohur i kompjuterave Geoffrey Hinton është bashkuar me shumë ekspertë të tjerë të industrisë, për të paralajmëruar kundër zhvillimit të shpejtë të Inteligjencës Artificiale, që mund të kërcënojë privatësinë dhe vendet e punës.

Pionieri i Inteligjencës Artificiale, i quajtur "kumbari i AI", ka lëshuar një paralajmërim për teknologjinë që ai ndihmoi në krijimin e saj.

Geoffrey Hinton është i fundit që i është bashkuar një liste në rritje të ekspertëve, që po ndajnë shqetësimet e tyre në lidhje me përparimin e shpejtë të Inteligjencës Artificiale. Hinton shkoi aq larg sa la punën e tij në Google, për të folur hapur për shqetësimet e tij për teknologjinë dhe kërcënimin real që ajo mund të përbëjë për njerëzimin.

"Ideja se këto gjëra mund të bëhen më të zgjuar se njerëzit - disa njerëz e besuan këtë", tha ai në një intervistë për "New York Times".

"Por shumica e njerëzve menduan se ishte shumë larg. Dhe unë mendova se ishte shumë larg. Mendova se ishte 30 deri në 50 vjet ose edhe më larg. Natyrisht, nuk mendoj më këtë".

Kufizimet e mundshme të teknologjisë për të cilat Hinton dhe ekspertë të tjerë në këtë fushë janë të shqetësuar, përfshijnë potencialin që sistemet e AI të bëjnë gabime, të ofrojnë rekomandime të njëanshme, të kërcënojnë privatësinë, të fuqizojnë aktorët e këqij me mjete të reja dhe të kenë një ndikim në punë.

Në vitin 2019, Hinton së bashku me shkencëtarët Yoshua Bengio dhe Yann LeCun, fituan çmimin Turing - ekuivalenti i industrisë së teknologjisë me çmimin Nobel, për përparimet e tyre në AI. Në fund të muajit prill, më shumë se 1.000 gjigantë të teknologjisë, përfshirë Elon Musk, nënshkruan një letër që kërkonte ndalimin e zhvillimit të AI. /Dosja.al

geoffrey hinton inteligjenca artificiale pune

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet